‘Mrekulli në organizëm, shërues natyral i qindra sëmundjeve’ Fara e zezë, ilaçi i magjishëm /Ylli Merja: Ja si ta përdorni në dozën e duhur

Fara e zezë është përdorur prej shekujsh si një trajtim natyral kundër një sërë problemesh shëndetësore. Duke qenë se përmban acide yndyrore, vitamina dhe substanca të tjera të domosdoshme për organizmin, fara e zezë ka fuqi të mëdha kurative. Megjithëse në vende të ndryshme të botës përdorimi i saj është i mirënjohur, në vendin tonë kjo bimë njihet shumë pak. Por në cilat sëmundje kjo farë ka efikasitet shërues dhe si duhet përdorur ajo, doza dhe gërshetimi e kombinimi me produkte të tjera? Në rubrikën ”Bima dhe Shëndeti” në “Rreze Dielli” në Report Tv, specialisti i bimëve mjekësore tregon përdorimet e farës së zezë, efektet e saj magjike në organizëm si dhe sëmundjet që shëron.

“Fara e zezë, shëruesja e madhe që dhuron shëndet” thekson Merja në fillim të bisedës duke vijuar me veçoritë botanike të kësaj bime të mrekullueshme për shëndetin tonë.

“Fara e zezë pëlqen tokat ku rritet gruri, toka gëlqerore. Rritet në lartësinë 40-60 cm, ka kërcell të lëmuar, gjethe të ndara si shirita, ndërsa lulet janë ngjyrë qielli në të bardhë. Ka 5 petale e shumë nënpetale, thekë dhe pistil. Lulëzon në muajin maj, ndërsa frutifikon dhe piqet në qershor-korrik. Frutat janë kapsula me nga 3-7 folikula të bashkuara. Mbillet në rreshta 24 cm larg njëra-tjetrës, një dynym do 2-2.2 kg fara dhe rendimenti shkon 80-100 kg/dynym” thekson Merja, duke treguar se kjo farë dikur nuk njihej fare nga fermerët vendas, madje shpesh hidhej pa i kushtuar rëndësi, ndërsa sot kjo farë ka shumë kërkesa për prodhim dhe përdorim.

“Përbërësit kimikë të farës së zezë si Omega 3, Omega 6, vitamina A, B1, B2, B6, C dhe E dhe shumë përbërës biokimik me veti antioksiduese, antimykotike, antibakteriale, antikancerogjene si dhe aminoacide, bëjnë që fara e zezë sot të quhet ndryshe dhe ‘fara me efekte magjike’, pasi është fuqizuese në funksionin e organeve të brendshme, ndërsa prezenca e acidit stearik dhe linoleik, ndikon në frenimin e plakjes së organizmit” tregon Merja duke theksuar se përdorimi i farës së zezë bën me të vërtetë një mrekulli në organizëm, pasi çtoksifikon të gjitha organet e brendshme, i pastron dhe kjo bën që çdo organ të funksionojë në mënyrë perfekte “Po funksionojë çdo organ mirë, sëmundja nuk ka vend në trupin e njeriut” nënvizon Ylli Merja.   

Dozat e përdorimit të farës së zezë, ashtu si dhe për çdo bimë apo produkt tjetër, janë shumë të rëndësishme, ndaj duhet të jemi të kujdesshëm.

“Të rriturit konsumojnë 1 lugë supe në ditë më fara të coptuara. Vaj 2-3 lugë çaji në ditë pihen 10-15 minuta para buke. Ndërsa fëmijët në varësi nga mosha nga 1/3 deri 1/2 e dozës së të rriturve” thotë specialisti Merja.

Por në cilat sëmundje Fara e zezë ka efikasitet shërues dhe si duhet përdorur ajo, gërshetuar e kombinuar me produkte të tjera, Ylli Merja rekomandon:

  • -         Si përbërës i ushqimit të mëngjesit një lugë supe me fara në kos
  • -         Për problemet e mushkërive: Mjaltë, farë e zezë 200 gr, xhinxhër 100 gr, jamball 10 gr. Përzieni sa të shkojnë 630 ml. Konsumohet 2x1 lugë supe në ditë
  • -         Për dhimbje koke, migrenë: Pini 3 x 1 lugë çaji në ditë, lyeni qafën dhe skalpin e kokës 1 herë në ditë
  • -         Për rënie floku lyejeni skalpin 2-3 herë në javë
  • -         Për bronkit, virozë, kollë: Në 1 lugë supe vaj fare të zezë shtoni 6-8 pika vaj dafine dhe lyeni kafazin e kraharorit 1 herë në ditë. Pini 3x1 lugë çaji në ditë 15 minuta para buke
  • -         Për normalizimin e tensionit: Pini 2 x 1 gotë uji me 1 lugë gjelle uthull molle dhe 1 lugë çaji me vaj fare të zezë
  • -         Për lëkurën  e ashpërsuar dhe puçrra në fytyrë: Në 1 lugë supe me vaj fare të zezë shtoni 6-8 pika vaj livando
  • -         Për largimin e acidit urik pihen 2 x 1 lugë çaji në ditë
  • -         Për ndalimin e të vjellave apo për përmirësimin e oreksit pini çaj nenexhiku 2-3 gota në ditë dhe 2 x 1 lugë çaji farë e zezë vaj
  • -         Për dhimbjet reumatizmale: Vendosim në kyçet që dhembin kompresa me uthull molle. I lëmë 10-15 minuta, pasi heqim kompresën lyejmë kyçet me 1 lugë gjelle vaj fare të zezë dhe 5 pika vaj rigoni dhe 5 pika vaj dafine
  • -         Për vitiligo: Përzieni 10 ml uthull molle dhe 1 tetraciklinë. Lyejmë vatrat me vitiligo, pasi thahen vendosim 10 ml vaj fare të zezë dhe 5 pika vaj rigoni dhe 5 pika vaj livando
  • -         Për acarimet gjinekologjike: Shpëlajmë zonën e irrituar me çaj kamomili dhe rigoni. Lyeni zonën me vaj fare të zezë, 5 pika vaj rigoni dhe 5 pika vaj liri
  • -         Për diabetikët, të konsumojnë 1 lugë supe në ditë me fara të zeza të bluara
  • -         Për anemikët, gjithashtu të konsumojnë 1 lugë supe në ditë fara të bluara
  • -         Për potencën mashkullore: 100 gr farë e zezë, 100 gr arra, 2 cc esencë konopice, 100 gr fara chia dhe mjaltë sa të mbushet kavanozi 600 ml.  

 

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë