'Mitsotakis, gjueti votash', PASOK: Vënia e Belerit në lista nuk është akt patriotik as për vetë Greqinë

'Mitsotakis, gjueti votash', PASOK: Vënia e Belerit në lista nuk është akt patriotik as për vetë Greqinë

Fredi Beleri dhe Mitsotakis

Kreu i PASOK-ut, Nikos Androulaqis, ka sulmuar sërish Kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis për përfshirjen e kandidaturës së Fredi Beleris në listën e kandidatëve për eurodeputetë të partisë “Demokracia e Re” që do të garojnë në zgjedhjet që do të mbahen nga data 6-9 Qershor.

Duke folur në emisionin “MEGA Weekend”, Nikos Androulakis thotë se arsyet e kandidimit nga Mitsotakis të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës nuk janë kombëtare dhe aq më pak europiane, por vetëm kalkulim i pastër elektoral.

“Minoriteti grek i Vorio Epirit është një çështje kombëtare. Motivet e zotit Mitsotakis nuk janë as kombëtare e as evropiane, janë gjueti votash. Pozicioni i zotit Beleris është vendi ku e kanë votuar himarjotët, kryetar bashkie në zonën e tij. Më bën përshtypje, një ditë zoti Beleri është kandidat dhe të nesërmen zonja Bakojanis sjell një rezolutë në Këshillin e Evropës që Kosova të anëtarësohet dhe ministri i Jashtëm nuk është dakord. Na ekspozojnë. Fleta jonë e votimit është një xhevahir. Kemi njerëz nga sporti, nga kultura dhe të rinj”.

Me të njëjtën gjuhë edhe eurodeputetja Evi Kristofilopulu tha se përmes kandidimit të Belerit, Kryeministri Mitsotakis po vendos interesin partiak mbi atë kombëtar.

Ndalimi i rrjedhjes së votave të Demokracisë së Re drejt së djathtës ekstreme, shihet edhe si synim kryesor sipas saj nga ana e Mitsotakis.

E majta në Greqi këmbëngul që Fredi Beleri është më i nevojshëm si kryetar i Bashkisë së Himarës, në mënyrë që të mbrojë të drejtat dhe pronat e minoritetit etnik grek në Shqipëri.

Sipas ligjit grek, Beleri ka të drejtë të jetë kandidat, por në rast se zgjidhet eurodeputet do të duhet të japë dorëheqjen si kryetar i zgjedhur i Bashkisë së Himarës.

Sondazhet e fundit në Greqi flasin për një epërsi të Belerit, i cili pavarësisht se është renditur i 42 në listën e Kryeministrit grek, duket se ka një pëlqim nga populli, që e vendos atë mes 5 eurodeputetëve fitues në zgjedhjet për eurodeputet në Parlamentin Europian.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vlonjati: 23/04/2024 13:50

    Qendrimi i PASOK-ut eshte nje nder qe i behet Greqise,sepse kandidimi i nje personi si Beleri,qe eshte i perlyer dhe i denuar nga gjykatat shqiptare per krime penale,qofte dhe per aresye elektorale,me qellim qe votat e ekstremit te djathte te votojne per te ne listat e Micotaqit eshte veprim i turpshem.Micotaqi kerkon dhe bashkepunon direkt dhe indirekt me partine e Agimit te Arte ne Greqi,me partine e Karaxhaferit etj etj dhe kerkon te marre votat e tyre,kur zyrtarisht paraqitet si parti e qendres se djathte,anetare e PPE edhe zyrtarisht nuk ka lidhje me ekstremiste te djathte.Duke i futur ne liste elemente te tille tregon dhe fallcitetin e qendrimit te tij si me demek eshte kunder agimit te arte e kunder ekstremizmave si dhe ekspozon lidhjet e tij okulte me keta ekstremiste.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Pashka Ortodokse në Vlorë/ Qytetarët mblidhen në kishën e Shën Theodhorit, At Konstandin Prifti drejton meshën

Pashka Ortodokse në Vlorë/ Qytetarët mblidhen në kishën e Shën Theodhorit, At Konstandin Prifti drejton meshën