Mogherini bisedë telefonike me Thaçin: Hiqni tarifën doganore për mallrat nga Serbia

Mogherini bisedë telefonike me Thaçin: Hiqni tarifën doganore për mallrat nga Serbia

Brukseli vijon që të kërkojë nga Kosova heqjen e tarifës doganore 100% kundër mallrave nga Serbia. Përfaqësuesja e Komisionit Evropian për Punë të Jashtme Mogherini ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin e Kosovës për situatën e krijuar pas këtij vendimi të qeverisë.

"Përfaqësuesja e lartë ka nënvizuar se vendimi i Qeverisë së Kosovës për të ngritur tarifat e doganës për produktet nga Bosnje e Hercegovina dhe Serbia vetëm sa ka komplikuar situatën dhe nuk ka sjellë zgjidhje të problemeve për popullatën në Kosovë apo për aspiratat e Kosovës për të tashmen dhe të ardhmen. Kjo është një masë që nuk ndërton marrëdhënie të mira fqinjësore dhe duhet të hiqet" thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit të Mogherinit.

Dje ishte Eurodeputeti gjerman Knut Fleckenstein që u shpreh kundër tarifës 100% që ka vendosur Kosova ndaj produkteve serbe (lexo këtu).  Rritja e taksës doganore me 100 për qind ndaj produkteve serbe u miratua më 21 nëntor në mbledhjen e qeverisë së Kosovës, vendim i cili ka ngjallur reagime të shumta (lexo këtu).

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE