Mosdekretimi i Sandër Lleshit, flet për herë të parë Ilir Meta: Ftoj amatorët të lexojnë Kushtetutën

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka folur për herë të parë përpara mediave lidhur me mosdekretimin e emrit të Sandër Lleshit, për ministër të Brendshëm. Meta u përgjigj se të gjithë ata që e atakojnë për firmën e tij, duhet të lexojnë Kushtetutën dhe kompetencat e kreut të shtetit. I pyetur nëse ka ndonjë arsye konkrete për mosdekretimin e propozimit të kryeministrit, presidenti Meta kërkoi që ta lënë të bëjë detyrën e tij.

Pa dashur të jap leksione për Kushtetutën. Të gjithë amatorëve dhe dilentantëve të njëanshëm i ftoj të lexojnë Kushtetutën dhe kompetencat e Presidentit. Një akt formal apo ceremonial është vetëm betimi tek presidenti. Të gjithë ata që mendojnë se dekretimi nuk është një akt substancial por formal dhe se presidenti ka detyrë të firmosë një propozim ... kam një pyetje tjetër: A mundet parlamenti të rrëzojë dekretin e presidentit për një ministër? Sepse dhe kjo nuk është shprehur në mënyrë eksplicite në Kushtetutë. Më lini të bëj detyrën time me përgjegjshmëri të plotë.

Ilir Meta, president i Republikës

Deklarata e plotë e Metës:

Pyetje: A do ta dekretoni Sandër Lleshin si Ministër të Brendshëm? Kryeministri paralajmëroi një ditë më parë se do ta dërgojë te ju sërish emrin e tij...
Presidenti Meta: Forumi “Tirana Connectivity” i mbajtur sot ishte i mrekullueshëm dhe besoj se interkonektiviteti duhet të rrezatojë kudo.

Pyetje: A keni një arsye ligjore për mosdekretimin e z. Lleshi si ministër? Jo bindje, arsye ligjore...
Presidenti Meta: Përsa i takon anës ligjore padashur të jap leksione për Kushtetutën, por të gjithë amatorët, diletantët apo atyre që janë të njëanshëm, do t’i ftoja edhe një herë të lexojnë Kushtetutën, kompetencat e Presidentit dhe se akt formal apo ceremonial është vetëm betimi te Presidenti.

Dhe të gjithë atyre, që mendojnë se dekretimi nuk është një akt substancial dhe individual, por formal dhe se Presidenti ka detyrë vetëm të firmosë një propozim në këtë rast, pasi në Kushtetutë nuk thuhet në mënyrë eksplicite që Presidenti mund të kthejë mbrapsht një propozim, kam një pyetje tjetër: A mundet Parlamenti të rrëzojë dekretin e Presidentit për një ministër? Sepse edhe kjo nuk është e shprehur në mënyrë eksplicite në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Kështu që, më lini të bëj detyrën time me përgjegjshmëri të plotë, si gjithmonë.

Reagimi i Metës vjen pas paralajmërimit të kryeministrit Edi Rama i cili shpreh se sot maxhoranca do i dërgojë sërish presidentit për dekretim emrin e Sandër Lleshit. Një javë më parë, Meta refuzoi të dekretojë pasuesin e Fatmir Xhafajt në Ministrinë e Brendshme duke u shprehur se nuk kishte krijuar ende bindjen e plotë për të hedhur firmën e tij për propozimin e kryeministrit Edi Rama, për emrin e Sandër Lleshit. Edhe takimi i Ramës me Ilir Metën nuk zbuti tensionet maxhorancë-presidencë, pasi në një reagim të shpërndarë për mediat zyra e presidencës do të deklaronte se "Presidenti Meta nuk do lejojë askënd që ta sfidojë", duke shtuar se "ka ikur koha e sekretarit të parë". 

Nga ana tjetër, maxhoranca thirri parlamentin në një seancë të jashtëzakonshme të martën për të votuar shkarkimin e Fatmir Xhafajt, ndërsa me vendim qeverie, në kushtet e mungesës së dekretit nga kreu i shtetit, këshilltari për sigurinë i kryeministrit, u komandua zv/ministër i Brendshëm

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Asnji koment: 09/11/2018 15:26

    Ësht drej fundit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Drejt përfundimit shkolla dhe kopshti “Jusuf Hoti” në Katund të Ri, Rama ndan pamjet (VIDEO)

Drejt përfundimit shkolla dhe kopshti “Jusuf Hoti” në Katund të Ri, Rama ndan pamjet (VIDEO)