POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

“Na kanë pushtuar fantazmat”, punonjësit e ministrisë shqiptare të frikësuar kërkojnë ndihmë nga policia

Godina e Ministrisë në Mitrovicë që pretendohet se është pushtuar nga fantazmat

Punonjësit e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, pretendojnë se në objektin ku punojnë dëgjohen disa zëra, që vijnë nga fantazmat. Bëhet fjalë për ministrinë në Mitrovicë dhe rasti është denoncuar edhe në polici.

Sipas “Express”, zyrtarët kanë deklaruar se nuk kanë njësi që merret me fantazma dhe për pasojë nuk i japin dot zgjidhje. “E kemi pranuar një informacion të tillë prej sigurimit. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, mirëpo, nuk ka ndërmarrë diçka pasi nuk është çështje që trajtohet nga policia,”- ka deklaruar zëdhënësi i rajonit në Mitrovicë, Avni Zahiti.

Dy javë më parë, punonjësit e sigurimit që ruajnë objektin e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale në këtë komunë lajmëruan policinë se kanë dëgjuar zëra dhe se po u humbasin shumë sende.

“I kemi dëgjuar disa zëra, po na vjedhin gjërat, po na humbin. Janë shfaqur shpirtrat e vdekur, ose s’po e dimë as çka janë. Mund të thërrisni policinë ju tregojnë rastin më mire,”- shprehen punonjësit. Mediat kanë publikuar disa video ku pretendohet se ka fantazma por deri tashmë nuk mund të vërtetohet asgje.

fl.mi.
Komento