Ndërtoi 4 dhoma pa leje/ Basha refuzon që inspektorët e IMT të bëjnë verifikimet, i lihet 5 ditë kohë (Shkresa)

Pas denoncimit nga Bashkia dhe publikimit nga media të pamjeve nga shtesa e 4 dhomave pa leje që ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës,  ka bërë në apartamentin e tij në katin e 12 që gjendet në rrugën “Dervish Hima”, Lulzim Basha nuk lejon zyrtarët  e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit për të verifikuar nga afër situatën në apartamentin e tij. 

Inspektorë të IMT-së janë paraqitur gjatë ditës së sotme në apartamentin në pronësi të kreut të opozitës, Lulzim Basha për të bërë verifikimet e nevojshme nëse gjendja aktuale e tij është në përputhje me dokumentacionin dhe planimetrinë mbi të cilin është dhënë leja e ndërtimit të pallatit. Por ndonëse kreu i PD-së hodhi poshtë si të pavërtetë lajmin e shtesës në apartamentin e tij, ai nuk i ka lejuar punonjësit e IMT-së që të bëjnë detyrën e tyre që i ngarkon ligji për të bërë verifikimin përkatës.

Ndaj të gjendur në këto kushte IMT i ka dorëzuar bodyguardit te kryetarit të Partisë Demokratike qe ruajne apartamentin 24 ore një shkresë zyrtare ku i lënë 5 ditë afat për të dorëzuar gjithë dokumentacionin tekniko-ligjor për apartamentin e tij dhe shtesën që ka bërë.

Shkresa që Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit i ka dërguar kryetarit të PD, Lulzim Basha për të dorëzuar dokumentacionin për apartamentin dhe shtesën që ka bërë me lejen që i dha vetes kur ishte kryetar bashkie

 Në procesverbalin e përpiluar sot, lexohet se “Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit (IMT), Bashkia Tiranë bazuar në kompetencat e ngarkuara nga ligji, si dhe referuar indicieve dhe ankesave të depozituara dhe administruara nga IMT, Bashkia Tiranë, lidhur me apartamentin e ndodhur në adresën Rr. Dervish Hima” dhe “Skerdilajd Llagami”, Kulla 2, Kati 11/12 i banimit, për shkak të mungesës së aksesit në ambientin e sipërpërmendur, lutemi që brenda aftit 5 ditor të dorëzoni pranë Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Tiranë, dokumentacionin tekniko-ligjor në lidhje me apartamentin në pronësinë Tuaj”, thuhet në shkresën që IMT i drejton bashkëshortes së Bashës dhe bashkëshortes së tij Aurela Isufi. 

Lulzim Basha është pronari i  katit 11 dhe 12 të Kullës nr 2, mbrapa ish-stadiumit Qemal Stafa. Apartamenti i tij duket në këto pamje me dron të realizuar nga Report Tv. Sipas teknikëve të bashkisë ai ka ndërtuar 4 dhoma pa leje, që shfaqen në këto pamje, duke zaptuar edhe një pjesë të tarracës së pallatit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tom: 28/12/2018 05:59

    Po "Edver Hajdut Efendi Kristaq Rama" ku i ka milionat qe po merr me thase pse ju vjen kaq keq per ate more qaramane servila...

    Përgjigju
  • ke_te_drejte: 27/12/2018 23:34

    Lulushi ka te drejte. Ai po protestonte ke unaza e re kshu skish kush tju hapte deren inspektoreve. Nuk guxon fukaraj te shtoj 4 dhoma.....dhe o burra ta fusim ne burg..... lereni te gjorin se eshte gjynah nga perendia ai nuk ngacmon njeri...

    Përgjigju
  • Bepi: 27/12/2018 20:19

    Welcome to

    Përgjigju
  • Populli: 27/12/2018 17:40

    More ka shtet ketu apo Jo pse ky nuk eshte qytetar so gjithe te tjeret ,perse nuk perdoret forca apo keni frike nga ky shalngjituri hajde shtet hajde

    Përgjigju
    • Droni: 27/12/2018 23:22

      ter sherbimet e inteligjence thone qe dronat mund te perdoren per akte terroriste. po sikur ai dron te vinte eksploziv kryetarit te opozites?!

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Molotovët te bashkia e Tiranës, Balla: Arsyen e dhanë vetë protestuesit, thirrën lironi liderin e opozitës

Molotovët te bashkia e Tiranës, Balla: Arsyen e dhanë vetë protestuesit, thirrën lironi liderin e opozitës