Ndriçim Xhepa, merru me drogë!

Aktori Ndriçim Xhepa dhe Erind Bejko, drejtor në Bashkinë e Tiranës

Ka plasur një gjullurdi në FB, se pse Ndriçim Xhepa është bërë administrator në një pallat. Të drejtë kanë ata Ndricim, e di pse? Sepse ata që pëllasin nuk kanë punuar asnjëherë në jetën e tyre.

Gjithmonë janë lëpirë pas ndonjë deputeti e kanë bërë lekë. Ndriçim, mos u bej administrator pallati, por rrit hashash. Mos u bëj administrator pallati, por merru me prostitucion. Mos u bëj administrator pallati, por bëhu si Ervin Salijani, Klevisi Balliu, Mul Noka. Se bën para, më beso.

Sa pa lidhje je o Ndriçim (me fal se po te drejtohem ne emer, pavarësisht se familja ime dhe e jotja kane nje histori njohje qe ne kohen e Zogut). Si more burrë kështu?

Po ca paske qenë, more gjeç belane, si shkon e bëhesh administrator pallati? Nuk bën burri kështu. Në Shqipërinë tonë i dashur Ndriçim nuk duhet të bësh punë të ndershme, sepse quhet turp. Në Shqipërinë tonë Ndriçim, po kërkove lekët për pastrimin e ashensorit quhet turp.

Po lepive b****n e ndonjë deputeti quhesh intelektual. Në Shqipërinë tonë Ndriçim, nese ju thua se lekët për pastrimin e shkallëve të pallatit do mi jepni mua, je një idiot, nëse leviz me BMW, apo me kobure, quhesh i fortë dhe gjithë fëmijët duan të bëhen si ai i forti i lagjes.

Nëse merresh me prostitucion, vjedhje, mashtrime, vrasje, nëse gënjen, mashtron, kërcënon, atëhere je një njeri normal në shoqërinë tonë. Por nëse bën një punë të ndershme, kurrsesi nuk mund të jesh një njeri moral në këtë Shqipërinë tonë.

Në këtë Shqipërinë tonë ku mbizotëron përdhunimi, incesti, vjedhja, mashtrimi, vrasja, nuk mund të jesh një njeri që punon ndershmërisht. Në këtë Shqipërinë tonë ku paracetamoli kushton sa kokaina, ku kemi rrugë si shtegje dhish, ku Guguja, ORT, Noizi, Stresi, Bleona quhen intelektualë.

Kjo Shqipëria jonë e çmendur Ndriçim, nuk i vlerëson njerëzit e ndershëm, nuk i do administratorët e pallatit, nuk i do ata që djersijnë me ndershmëri, nuk i do ata që rrinë tek “Ushtari i panjohur” me lopatë në dorë. Kjo Shqipëria jonë do hajdutët e maskarenjtë. Prandaj Ndriçim mos u bëj administrator pallati, por merru me drogë.

l.q.
Komento

Komente

  • Fredi: 15/07/2018 10:10

    Respekte per Cimin, zoteri i lindur dhe jo legen sallash. Ai Bledar Koka, djali i Bashkimit ne mengjes katundar qe i genjen mendja se di te shkruaj.

    Përgjigju
  • Lendi: 14/07/2018 15:12

    Ose t’bahet si Elvis Roshi. Apo harrova se ai vec sa kishte harru se kishte qan i denuar per nja dy-tre krime ne Zvicer

    Përgjigju
  • kotherja: 14/07/2018 12:40

    ne albanistan lepijne bucen njiri tjetrit e postaj bejne shqiponjen me duar -karagjozet

    Përgjigju
  • rrew: 13/07/2018 13:46

    Shume shkrim i mire. respekte dhe per Ndricim Xhepen

    Përgjigju