Sot në ‘5 pyetjet’ në Report Tv, Berisha tregon emrat e ministrave të përgjuar

Sot në ‘5 pyetjet’ në Report Tv, Berisha tregon emrat e ministrave të përgjuar

Ish-kryeministri Sali Berisha

Sali Berisha ka zbuluar emrat e ministrave për të cilët opozita disponon tashmë dosje audio pergjimesh. Në një rrëfim prej 110 minutash lideri historik i Partisë Demokratike shprehet se opozita ka një plan të ngjashëm me atë që ndodhi në shtetin fqinj kur opinioni publik maqedonas u bombardua me përgjime që u ishin bërë zyrtarëve më të lartë të shtetit dhe të afërmve të tyre nga shërbimet e vendeve të mëdha. Tek “5 Pyetjet nga Babaramo”, ish-kryeministri i vendit është përgjigjur gjithë dilemave politike të kohëve të fundit.

Lidhur me incidentin e Bularatit, Berisha është shprehur se është produkt i shërbimit të fshehtë grek dhe në këtë rrethanë qeveria shqiptare duhet të ndalojë festimin e 28 tetorit në territorin shqiptar.

Intervistën e plotë të Berishës mund ta ndiqni mbrëmjen e sotme në orën 20:30 në Report Tv me gazetarin Ilir Babaramo. Kjo intervistë ka në fokus edhe çështjet aktuale të vendit, siç është dekretimi i gjeneralit Sandër Lleshaj si ministër i Brendshëm apo edhe largimi i Fatmir Xhafajt nga ky post i rëndësishëm.

Në një përballje me të kaluarën, si kreu i dikurshëm i forcës së djathtë politike, Berisha do të argumentojë qëndrimet e tij karshi prokurorisë dhe qeverisë aktuale. Në rrjedhën edhe të një sërë pyetjesh që deri me tani nuk kanë gjetur përgjigje, ish-kryeministri do të vijë me përgjigjet e një opozitari pikërisht në emisionin  “5 Pyetjet nga Babaramo”.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rruqja: 19/11/2018 18:40

    Nxirrni perball IZET HAXHISE HALEN TJA SHOHIM SURRATIN QE SHKATRROI CDO GJE ISHTE NW KEMBE .VRAU VODHI DOGJI GJAKUN E POPULLLIT QE ISHTE NDERTU PER 50 VJET .NE QOFT SE KA NJERI ME GJAK SHELLIRE BRESHKE KY ASHT SALI SE4BI .

    Përgjigju
  • Liz: 19/11/2018 18:04

    Ore akoma merreni me kete ju

    Përgjigju
  • Bora: 19/11/2018 13:48

    Le te dali ne nje emision Sala perballe av okay Ngjeles. Do thyeni rekordin e shikuesve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Policia plan masash kundër kultivimit të kanabisit, kontrolle në gjithë territorin! Nga maji, Guardia di Finanza me monitorim nga ajri

Policia plan masash kundër kultivimit të kanabisit, kontrolle në gjithë territorin! Nga maji, Guardia di Finanza me monitorim nga ajri