Në Vetting prokurori që i mbylli çështjen gjyqtarit Thanza, KPK: S'ka fshehje pasurie

Seanca e sotme në KPK për prokurorin Kostaq Beluri

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka nisur procesin e Vettingut për prokurorin e Prokurorisë së Përgjithshme, Kostaq Biluri, kandidat për në KLP. Ne seancën dëgjimore të Belurit që u zhvillua sot trupa gjykuese drejtohet nga Brunilda Bekteshi, Lulzim Hamitaj dhe Olsi Komiçi.

Per Belurin jane kryer hetime për të trija kriteret, pasurinë, aftësitë profesionale dhe integritetin e figurës. Relatorja Bekteshi tha se ILDKPKI e ka nxjerrë pa probleme me pasurinë. Sipas KPK prokurori ka apartament banimi 142 m katrorë të ndarë në dy banesa. Prokurori zotëron vetëm 63 metra katrore, te cilen e ka blere per 1 mln leke. Ai ka llogari rrjedhëse 700 mijë lekë kursime nga paga, depozitë bankare pa afat 30 mijë lekë me kursime nga paga.

Lidhur me aftësitë profesionale, KPK thotë se subjekti Kostaq Beluri ka pasur një çështjen e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Admir Thanza në vitin 2016, i cili gjithashtu është në Vetting. Hetimi ndaj Thanzës kishte të bënte për korrupsion. Fillimist Prokuroria e Shkodrës kishte nën hetim shtetasin Sh.B. ish regjistrues i Shkodrës i cili ishte jashte vendit. Ndërkohë, bashkëshortja e Sh.B. takonte persona të ligjit dhe krijoi dyshime se po ushtronte ndikim te paligjshem për bashkëshortin e saj. Ajo u vu nën hetim për këtë vepër penale.

Gjatë kohës që gruaja e regjistruesit ishte nën hetim, ka dalë që ajo ka takuar gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Admir Thanza. Ajo është përgjuar në takimin me Admir Thanzën dhe aty ka nisur edhe hetimi për gjyqtarin Thanza mbi dyshimet per korrupsion pasiv dhe dosja kaloi në duart e Kostaq Belurit që e pushoi çështjen. Sipas KPK, Kostaq Beluri s'ka bërë veprime hetimore të thelluara për komunikimet telefonike mes Thanzës dhe gruas së regjistruesit.

Vendimi i KPK për prokurorin Kostaq Beluri pritet të jepet në datën 12 korrik. Beluri ka kërkuar të rikonfirmohet në detyrë, pasi procesi i Vettingut sipas tij ka rezultuar i rregullt. 

l.q.
Komento