Masakra e Elbasanit/ Lleshaj: Policia po punon për të zbuluar autorët

Në inagurimin e ambjenteve të Komisariatit nr.6 në Tiranë, Ministri i Brendshëmka folur për herë të parë për masakrën me 3 të vdekur në Elbasan. Lleshaj u shpreh se ngjarja është e rëndë dhe Policia po heton për autorët.

Është një ngjarje e rëndë e cila ka angazhuar të gjitha kapacitetet e Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë për t’i shkuar deri në fund hetimit të çdo vepre penale.

Sandër Lleshaj, ministër i Brendshëm

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka komentuar situatën e shkaktuar në disa fakultete ku një grup studentësh vijojnë të bllokojnë procesin mësimor, ndërsa janë përplasur edhe me policinë. Lleshaj tha se prezencën e policisë e kërkuan vetë fakultetet për shkak të kaosit të shkaktuar, sipas tij, nga një grup i vogël studentësh.

Kemi të bëjmë me një grup të vogël studentësh, kanë vendosur që të vijojnë me një formë tjetër protestën e tyre. Ligji i garanton autonominë universiteteve paprekshmërinë e tyre. Ne kemi patur këto ditë shqetësime për bllokimin e universiteteve. Mbrëmë ka patur një kërkesë nga drejtuesit e universiteteve për ndihmë. Gjej rastin të ftojmë drejtuesit e universiteteve të ruajnë universitete të lira nga çdo formë bllokimi. Sigurisht dua tu them atyre personave që po bllokojnë dhe thonë se  “universiteti është i yni”, por ai universitet është i të gjithëve.

Sandër Lleshaj, ministër i Brendshëm
 

Ndërkohë Drejtori i Policisë, Ardi Veliu theksoi se investimi në komisariatit nr.6 do të vijojë edhe në godina të tjera të Policisë.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale