'Niçe, ku je?... doja ta takojsha Astritin ta falenderojsha... '', Ja përgjimi i Vangjush Dakos me Altin Avdylajn (Biseda e plotë)

Publikohen dy përgjime të reja që i përkasin dosjes së grupit kriminal të Shijakut. Në një nga këto përgjime prokuroria ka regjistruar një bisedë mes krye bashkiakut të Durrës dhe një personi tjetër me pseudonimin 'Nicja' i quajtur Altin Avdyli pjesë e bandës së Shijakut tashmë i arrestuar. Nga kjo bisedë e përgjuar transmetuar nga TV Klan, Dako interesohet që të takojë me një person tjetër i quajtur Astrit.

Besohet se mund të bëhet fjalë për Astrit Avdylin edhe ky i arrestuar të Dielën e shkuar si kreu kësaj bande kriminale. Sipas transkriptit të kësaj bisede Vangjush Dako kërkon të takohet me Astritin për ta falënderuar dhe folur për diçka.

BISEDA 1 – (Data 27 qershor 2017)

Niçja: Hë kryetar, hë vllai.
Vangjush Dako: Niçe, ku je?
Niçja: Këtu vërdallë…
Vangjush: Ku është Astriti?
Niçja: Ka lëviz një çikë.
Vangjush Dako: Ku ka lëviz? Jashtë Durrësit?
Niçja: Eh… ça ka? Ka ndonjë gjë?
Vangjush Dako: Po jo mo, doja ta takojsha, ta falenderojsha, ta pyesja një çikë.
Niçja: Po, po ku je ti? Të vij të të takoj… Njësoj është, si ai si unë, e di që jemi një
Vangjush Dako: Po mirë mo mirë, por doja ta takoja…kanë pi ato.
Niçja: Po, e di po, kanë lëviz… Me të taku një çikë unë ty!
Vangjush Dako: Unë tani jam duke ardh nga… rrugës… rrugës…

Ndërkohë në një tjetër përgjim publikuar nga TV Klan mes Nices Altin Avdylit dhe një personi të paidentifikuar përmendet përsëri emri i një personi me ermrin Vangjush për të cilin bashkëbiseduesi i thotë NICES i japë një sasi parash. 

BISEDA 2 (data 24 qershor 2017) 
Niçja: Të marr unë se jam me rob pra…
xxx 30804 (Te paidentifikuar) - Alo, ça po bën?
Niçja: Të marr unë se jam me rob të thashë!
xxx 30804 (Te paidentifikuar) Ku je? Je andej nga fshatrat, ku ishe?
Niçja- Jo! Jo! Jo!
xxx 30804 (Te paidentifikuar) Kam ca me mbiemër Kurti, kam zonjën këtu… po deshe…
Niçja: ...mirë…
xxx 30804 (Te paidentifikuar)- 6 veta janë!
Niçja: Hajt se të marr unë!
xxx 30804(Te paidentifikuar)- Thuaj Vangjushit t’i japim ndonjë lek, që të  votojnë

Nga kërkesa që prokuroria e krimeve të rënda, dërgoi në gjykatë për të siguruar urdhër arrestet e 44 personave, kërkesë që disponon Report TV nuk përmendet drejtë përdrejtë Vangjush Dako por një person që banda e Shijakut e quante Xhuxhi që sipas tyre e kontaktuan për çështje pune. /marrë nga Tv Klan/

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlorë: 26/10/2018 07:41

    Turp i madh nqs nuk përfundon në burg ky vemja, nuk shikoj ndryshim nga ky dhe ish drejtori i burgjeve që eshtë tashmë ne burg. Të dy në biseda me kriminelë dhe ryshfete jan kapur. Tuuurp nqs e lini jashtë.

    Përgjigju
  • Tata: 26/10/2018 04:04

    CFAR NDRYSHIMI .MAZHANCA E DJESHME SOT OPOZITE VRISTE DHE BENTE LUFTE KATER ORE NE TIRANE T.V KLANI I MBANTE ISON DHE GJITH FAIN E KUSHTE OPOZITA SOT MAZHORANC BILE BABAI P.D DEKLARON ME VONE SE DO VRISTE KRYETARIN E OPOZITES PRAP MEDERATORI YN 45000000 LEKESH NE MUAJ HESHT .TANI KY SUOER MODERATOR KAPET ME NICET E KICET TELEFONIKE PER TE PLOTESU OBJEKIVIN E E SERBEVE PER FAVORIZIMIN E P.D. SE SHKATRRUAR DERI NE PALCE

    Përgjigju
  • Niku: 26/10/2018 02:21

    Harron Vangjush legeni qe kur doli nga burgu Lul Berisha Vangjush dha interviste e tha qe Lul Berisha eshte nje sportist i njohur per durresin. O Vangjush ti je nje frikacak nje hajdut. Vetem nje legen si ty mund te beje keto gjera. Dhe mos harroni legenin tjeter Z. Çela drejtorin e KESH. Nje tjeter i shitur ke banda e durresit dhe qe Shullazi i vuri gjobe.

    Përgjigju
    • ne tiron: 26/10/2018 15:08

      Nga ma kujtove kete mut burr, se po ulesha te haja buke. Ky fodulli, z.cela, fytyre e urryer ne drimadhes per vite me radhe. Me vinte ta rrifja kur e Shitja te hapej b*thsh si milioner me leket tona. Plehre hajdut

  • djalli dhe temjani: 26/10/2018 01:37

    ky mizerje qe e mori shullazi peng del atje si gjel dhe ngre zerin sikur po i bejne padrejtesi ne vend te kerkoje falje megjithese pergjegjesia eshte penale ne kete rast.e ka mbushur bashkine e durresit me kriminele kurse ata qe kane studjuar vertet neper universitete dhe dine gjuhe te huaja jane pa pune sot.sepse sot eshte koha e krimineleve qe dalin keta palo politikane dhe i mbrojne me force neper televizione.nqs ka vertet vullnet ambasadat e huaja te nderhyjne dhe ta ngjeshin brenda kete kelysh te neveritshem se te jete per prokuroren tone nga fshati ky nuk hyn kurre ne burg

    Përgjigju
  • Hasan Pordha: 26/10/2018 01:27

    Te ishte gjalle shoku Enver Gjushin do ta kishin arrestuar live ne studion e TV Klanit

    Përgjigju
  • Durrsaku: 25/10/2018 23:46

    Te nderuar lexues ! Eshte turpi me i madh qe ky xhuxhi ( Vangjush Dako) qe dikur i votuari im te te na talle ne kete menyre edhe sy per sy. Po te gjithe e dine qe ti me shum ke takuar emiljano shullazin se anteret e PS me shume ke takuar Cin Avdylin sesa komshinjt e tu nuk po flasim per lentin dhe lulin se atyre i flet o Byrazer. A ka shtet fyteni ne burg ket palo kryebashkiak

    Përgjigju
  • Albani: 25/10/2018 23:17

    Mjer populli qe te ka Vangjush je Maja e krimit.PS patjeter te distancohet nga nga mjeran

    Përgjigju
    • Robshi: 25/10/2018 23:47

      Hahahaha te distancohen thote...po pse mo distancimi nga tahot e dakot e xhafat e taulantet e roshet etj do ju pastroje ju...po jeni si popull te inkriminuar se jeni te ndergjegjshem qe jane kriminele dhe perseri i mbeshtesni...doni dhe evrope yyyyttt

  • Fraiku: 25/10/2018 21:18

    Iku dhe Gjushi! Rama duhet ta dorezoje ne menyre qe te dale i paster si vete por dhe te pastroje PS! Ka njerez ne burg per shume me pak se kaq. Gjushi e paska humbur mesa po degjoj ne Tv, nuk eshte shenje e mire kjo hahaha.

    Përgjigju
  • redu: 25/10/2018 21:05

    Si ka mundesi qe dosje te ceshtjeve te rendesushme botohen ne televizione dhe media te tjera pa mbaruar hetimet ? A eshte kjo drejtesua qe kerkojme , ku disjet hetmore jane sekret shteteror ? Kush e dha buseden e oergjyar PD . Duhen paditur prokuret qe dekonspiruan dosjen

    Përgjigju
    • festua: 26/10/2018 07:09

      po mos behen publike keto or shoku ikin ne kosh te plehrave dhe keta plehrat si gjushi levizin te lire dhe bejne qejf me leket e tua dhe te miat bashke.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë