Nuk justifikon apartamentin dhe tokën në Pogradec, vettingu shkarkon gjyqtarin e Apelit të Tiranës, Fatos Qato

Nuk justifikon apartamentin dhe tokën në Pogradec, vettingu shkarkon gjyqtarin e Apelit të Tiranës, Fatos Qato

Fatos Qato, gjyqtari i Gjykatës së Apelit të Tiranës

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Apelit të Tiranës, Fatos Qato. Pas shqyrtimit të dokumentacionit, trupa gjykuese e përbërë nga Suela Zhegu, Valbona Sanxhaktari, Brunilda Bekteshi vendosën shkarkimin e tij nga detyra me arsyetimin se nuk justifikon pasurinë.

Nga seanca e kaluar u zbulua se Qato ka një apartament 144 m2 në Tiranë, blerë në vitin 1997 për 28 mijë dollarë, ndërkohë që është bashkëpronar në të. Apartamenti është hipotekuar 20 vite më vonë, në vitin 2017. KPK konstatoi se subjekti nuk kishte depozituar dokumentacion për të ardhurat e tij dhe bashkëshortes për vitet 1993-1997.

Qato deklaroi si burim të ardhurat nga kursime familjare si dhe ndihmëse nga prindërit, por sipas KPK rezultoi se ka mungesë të burimeve financiare për blerjen e apartamentit në pronësi të bashkëshortes, përfituar në vitin 2005 me kontratë dhurimi, pjesë 50 %.

Sipas KPK-së gjyqtari ka pohuar se nuk e ka përfshirë në deklarimin e vitit 2003 ndihmën e dhënë nga prindërit e bashkëshortes, pasi e kishte për herë të parë dhe nuk e kishte të qartë si ta plotësonte. Ai ka deklaruar edhe një llogari rrjedhëse në emër të bashkëshortes 7 mijë euro, pjesë takuese 50% dhe një automjet "Renault" blerë me leasing për 28 mijë e 500 euro.

Sipas KPK-së, banka e ka konfirmuar këtë kontratë me qira financiare, por, sipas tij, në vitin 2012 kur është porositur kjo pasuri, dy bashkëshortët nuk kanë pasur pasurinë e nevojshme. Në të njëjtin vit bashkëshortja e Qatos ka blerë një tokë arë në Pogradec për 108 mijë lekë, por sipas KPK-së, rezulton se çmimi për tokën arë ishte 264 mijë lekë.

KPK deklaroi se po në këtë vit subjekti ka kryer shpenzime si likuidimi i një qiraje financiare për një mjet tjeter, likuidimi i kontratës së mjetit "Renault", shpenzime për shkollimin e djalit, shpenzime për udhëtime jashte shtetit (konfirmuar nga sistemi TIMS), duke rezultuar me rreth 2 milionë lekë shpenzime, të pamundura për t’u mbuluar me të ardhurat.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tani: 13/01/2019 08:15

    Kokrra e legenit. Ky knej e gruja anej.

    Përgjigju
  • Veleshnja: 17/12/2018 10:58

    Normal qe do ikte, perderisa ka qene hetues i komunizmit (Good bless America). Por me vjen keq per nipin e tij (kokeqepujken) qe i rri para mbrapa Taulant ballamukes ahahahaha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Trafik armësh nga Shkodra drejt Tiranës, lihet në burg ish-efektivja dhe 3 të rinjtë

Trafik armësh nga Shkodra drejt Tiranës, lihet në burg ish-efektivja dhe 3 të rinjtë