Orges Shehi: S'më tremb asnjë rival, Partizani do shpallet kampion

Orges Shehi: S'më tremb asnjë rival, Partizani do shpallet kampion

Orges Shehi, trajneri i Partizanit

Partizani dhe Dinamo luajnë nesër në 18:00 për raundin e 32-të të Superligës. Ndeshja e cila luhet në "Arenën e Demave" është komentuar nga Orges Shehi. Trajneri i Partizanit shpjegoi para medieve në konferencën e zakonshme se nuk do jetë i gatshëm Hadroj, ndërsa ka besim se në fund ekipi që drejton do jetë kampion i Shqipërisë, duke mos u trembur nga asnjë rival.

"Çdo ndeshje ka vështirësitë e veta, është e rëndësishme si të tjerat ato që kanë kaluar dhe ato që vijnë. Do ta presim me uri për të bërë më të mirën dhe me përqëndrim sepse shohim dita ditës që episodet vendosin ndeshjet.

Lëndimet? Situata është e njëjtë me javën e kaluar, nuk është rikuperuar Hadroj, ai sakrifikoi javën e shkuar dhe nuk do të kërkojmë të bëjmë dëm të madh, ka një shqetësim që do kohën e vet për rikuperim.

Nuk më tremb asgjë nga kundërshtarët, ekipi duhet të kalojë ngërçin psikologjik, shpresoj të hyjnë në fushë me autoritetin që i karakterizon. S'më tremb asgjë kur çunat e mi japin 100% në fushën e lojës. Në futboll situatat janë dinamike çdo gjë e lidh me skuadrën nëse bëjmë më të mirën në “Final 4” ne do të jemi atë që do të ngremë titullin kampion.

Çdo gjë është relative në futboll dhe kush i frikësohet kundërshtarit më mirë mos ta bëjë këtë punë, situatat kalohen me besim dhe përqëndrim. Në sulm kemi 4 lojtarë për një pozicion në varësi të situatave mund t'i fusim edhe të gjithë njeherë", tha Shehi.

Me 48 pikë Partizani mban vendin e tretë, teksa Dinamo me 46 pikë ndodhet në vendin e pestë. Kujtojmë se në fundin e 36 javëve të rregullta, Superliga do i drejtohet "Final 4", skemës me katër ekipet që do renditen nga vendi 1-4 dhe do diskutojnë mes tyre trofeun e këtij sezoni.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Aerodromi i Gjirokastrës kthehet në qendër të turizmit sportiv

Aerodromi i Gjirokastrës kthehet në qendër të turizmit sportiv