Pas akuzave të opozitës, Rama publikon videon me presidentin e Juventusit pak minuta para ndeshjes

Kryeministri Edi Rama ka postuar një story në Instagram ku duket duke biseduar me presidentin e Juventusit, Andrea Agnelli. Rama është ftuar nga vetë presidenti i skuadrës torineze për të parë ndeshjen e parë në fushën e bardhëezinjve për këtë sezon kundër Lacios.

Rama njihet si një tifoz i flaktë i Juventus-it, ku shpesh herë në daljet e tij publike është parë me veshje që të stampuar logon e skuadrës italiane.

Rama me veshjet e Juventus 

Udhëtimi i Ramës drejt Torinos, u komentua edhe nga deputeti i PD-së, Edi Paloka përmes një statusi në Facebook  shprehej se edhe pse është kryeministri i vendit më të varfër në Evropë, Rama udhëtoi drejt Italisë me një avion privat për të parë ndeshjen.

Akuzave të PD-së, në një komunikim me ‘Report Tv’ iu përgjigj Drejtori i Komunikimit të Kryeministrit Rama, Endri Fuga, i cili sqaron si qëndron e vërteta e udhëtimit të Ramës në Itali.

Ai shprehet se Rama udhëtoi në Itali me Igli Taren me një avion të prenotuar nga klubi i Lazios për Drejtorin Sportiv. Gjithashtu Fuga shton se kryeministri është i ftuar nga presidenti Agnelli për ndeshjen e parë në shtëpinë e juventineve për këtë edicion dhe do të kthehet nesër në mëngjes.

Reagimi i Endri Fugës- Drejtor i Komunikimit të Kryeministrit Rama për Shqiptarja.com

Eshte plotesisht e vertete qe kryeministri Edi Rama ka udhetuar sot drejt Torinos, se bashku me Drejtorin Sportiv te Lazios, Igli Tare. Ata jane nisur nga Rinasi me nje avion te prenotuar nga klubi i Lazios per drejtorin sportiv, Igli Tare. I cili pasi ka kaluar disa dite pushime ne jug ne Shqiperise, eshte kthyer sot ne detyren e tij.

Kryeministri eshte i ftuar nga presidenti Agnelli, per ndeshjen e pare ne shtepine e juventineve dhe do te kthehet neser ne mengjes. Per ata qe perpiqen te luajne luftash me avione e me helikoptere, sqarojme se udhetimet e kryeministrit te vendit i kane kushtuar shume me pak buxhetit te shtetit, sesa ato te paraardhesit. Kryeministri udheton ne Economy Class dhe po keshtu edhe ministrat. Buxheti i shtetit nuk ka paguar asnjehere per asnje udhetim privat apo familjar te tij. Per kedo qe nuk e di se kryeministrat si rregull i kane shfrytezuar helikopteret gjate oreve te detyruara vjetore te fluturimit qe keto mjete kryejne (per arsye teknike mirembajtjeje), informojme se udhetimet e kryeministrit me helikopter gjate kohes se tij ne detyre, numerohen me pak se sa gishtat e duarve.

Ka me siguri njeqind rruge e arsye per te bere opozite me Edi Ramen e me qeverine e tij! Por nese do me kerkonin te zgjidhja nje absurditet mes plot te tilleve ne listen e akuzave ndaj kryeministrit, eshte akuza se Edi Rama eshte i dhene pas luksit, veseve e parave. Nje budallallek me brire!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • mua: 26/08/2018 03:26

    Votoni per banditin Edver Rama...vetem tallet me popullin ne sy dhe asnje nuk i pergjigjet...servila ka plot shqiperia.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Reshjet rrisin prurjet në kaskadën e Drinit, niveli i ujit në liqenin e Fierzës rritet më shumë se 5 metra

Reshjet rrisin prurjet në kaskadën e Drinit, niveli i ujit në liqenin e Fierzës rritet më shumë se 5 metra