Pas Merkelit, Rama ballë për ballë me kundërshtarin e Shqipërisë për hapjen e negocitave

Pas Merkelit, Rama ballë për ballë me kundërshtarin e Shqipërisë për hapjen e negocitave

Gunther Krichbaum

Kryeministri Edi Rama nesër do të zhvillojë një takim me kancelaren Angela Merkel. Qëllimi i takimit është lobimi për të bindur Gjermaninë për të dhënë dritën jeshile, që të hapen negociatat për Shqipërinë në muajin qershor.

Përpos takimit me Merkel, Kryeministri Rama do të shkojë edhe në Bundestagun gjerman, institucioni që do të marrë vendimin për hapjen ose jo të negociatave. Gjatë vizitës në Gjermani është planifikuar edhe një seancë bashkëbisedimi mes Kryeministrit dhe Komisionit të Jashtëm në Bundestag, që drejtohet nga Gunther Krichbaum, i cili është një emër i njohur, pasi ka përplasur Ramën dhe Bashën në akuza pas dhënies së rekomandimit pozitiv.

Basha akuzonte Ramën se po financonte një fushatë denigruese me shënjestër kreun e Komisionit për Çështjet e Europës në Bundestag, ndërsa kryeministri i kërkoi që deri në qershor të ndalë baltën në Europë për Shqipërinë. Por tashmë deklaratat në distancë i lënë vendin një takimi ballë për ballë me argumentet pro dhe kundër. Gunther Krichbaum është deputeti i partisë së Merkel, por që ka qenë mjaft skeptik për progresin e Shqipërisë duke deklaruar se nuk është koha për të hapur negociatat me BE.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shpellari Berishe: 24/04/2018 19:01

    Veç ua ja mbush mendjen ketij Krrisbaut. Ndryshe ja kall Bundestangun si Rajshatjnin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Prag sezoni turistik, dezinsektimit do të nisë nga Shkodra! Koçiu: Gati për sezonin! Beci: Në kohën e duhur

Prag sezoni turistik, dezinsektimit do të nisë nga Shkodra! Koçiu: Gati për sezonin! Beci: Në kohën e duhur