Opozita e bashkuar në Elbasan/ Basha prezanton nismën: Vetting në politikë, nuk ka kompromis me krimin

ELBASAN-Siç edhe ishte njoftuar, Partia Demokratike dhe aleatët e frontit opozitar, kanë zhvilluar një takim në këtë qytet. Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, në fjalën e tij, njësoj edhe si në takimin e zhvilluar në Shkodër, ka thënë se situata e rendit dhe sigurisë publike në vendin tonë është alarmante. Basha tha, se kontrollin mbi territorin dhe institucionet, tashmë e kanë bandat. Në këtë takim ka munguar sërish kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi. Basha ka shpallur në këtë takim, nismën e PD-së për të nisur Vettingun në politikë. 

Ndodhemi në qytetin simbol të bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin. Elbasani nuk e meriton epitetin “kryeqytet i krimit”. Kemi një kryeministër falso të komanduar nga krimi.

Kush sundon këtë vend, kur goditet policia e Shtetit, siç u godit në Elbasan. Rama ka konfirmuar marrëdhëniet e tij me krimin. Njësoj si disa orë, pas mesazheve tona nga Shkodra, aty kanë zbarkuar forcat policore dhe forcat lëvizëse operacionale. Siç e keni parë, policia është e dorëzuar para krimit. Rezultati është zero, vetëm propagandë. Kështu ishte edhe në Elbasan para një viti. Asnjë nuk është në burg, ekranet proqeveritare me tituj bombastikë “Bllokuam kaq makina…”. Por asgjë s’do të ndodhë, siç nuk ndodhi edhe në Elbasan. Rama me bashkëqeverisjen e tij me krimin, po terrorizon vendin. Në më pak se 24 orë, 2 të rinj, kanë humbur jetën. Në më pak se 24 orë, dy familje do ndahen nga dy fëmijë nga dy akte të rënda kriminale. Krimi po sundon Shqipërinë. Kontrollin e territorit dhe institucioneve e kanë bandat. Fatmir Xhafaj, Taulant Balla e Jurgis Çyrbja me shokë. Këtu në Elbasan është gjeneza e bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin. Këtu është Xibraka, ku Olsi Rama, vëllai i Kryeministrit është pjesë e rrjetit të trafikut. Qeverisje kriminale, nga Saimir Tahiri, tek Agron Xhafaj dhe Ard Veliu që është në krye të policisë. Edi Rama ngriti çengelin e krimit të organizuar që ka marrë peng qeverisjen e vendit. Nuk ka qytet më të përshtatshëm për t’ju shpjeguar të gjithë shqiptarëve, sepse pa u çliruar nga krimi s’do të ketë asnjë përparim. Krimi i organizuar s’është vetëm çështje sigurie, por është edhe çështje ekonomie. 5 vite më parë, u inaguruar një vepër madhore si Tuneli i Krrabës.

Nënkontraktori është Edmond Bego, në kundërshtim me ligjin ka marrë 10 milionë euro për të mosndërtuar këtë rrugë. Pra, është një hesap që rëndon në xhepin e qytetarëve të Elbasanit.

Lulzim Basha, kryetar i PD-së.

Dekriminalizimi i plotë përmes vettingut të politikanëve të lidhur me krimin.
2 - Çlirimi I drejtësisë nga kapja politike në funksion të bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin
3 - Zgjedhje të lira të ndershme, demokratike ku qytetarët të jenë ata që vendosin
4 - Një ekonomi e çliruar nga monopolet, nga oligarkët dhe nga korrupsioni qeveritar, në funksion të mirëqenies së qytetarëve.

Partia Demokratike do të depozitojë në Kuvend disa amendamente kushtetuese që mundësojnë zbatimin e procesit të vettingut edhe për politikanët dhe zyrtarët e lartë publikë.

Niveli i krimit dhe korrupsionit në Shqipëri në rradhët e zyrtarëve të lartë publikë, është në nivele alarmante. Procesi i vettingut, përfshirë vlerësimin e lidhjeve me krimin e organizuar, zbatohet sot vetëm për gjyqtarët, prokurorët dhe punonjësit e policisë.

Partia Demokratike beson se zbatimi i vettingut dhe masa e kontrollit të figurës edhe për politikanët dhe zyrtarët e të tjerë të lartë publikë:

• dekriminalizon plotësisht qeverisjes dhe politikën
• lufton me tolerancë zero korrupsionin dhe krimin
• ndalon aleancat mes politikanëve dhe grupeve kriminale
• pastron nga rradhët e politikanëve dhe zyrtarëve të lartë individë të korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar.
•garanton qeverisje pa ndikimin e krimit të organizuar

Për Partinë Demokratike, kapja e qeverisjes nga krimi, përbën një kërcënim të rëndë për integritetin dhe funksionimin e demokracisë dhe institucioneve demokratike, për sigurinë kombëtare dhe është rrënim për jetën e përditshme të qytetarëve. 
Ligji i propozuar nga Partia Demokratike për realizimin e vettingut edhe ndaj deputetëve, Kryeministrit, ministrave, kryetarëve të bashkive dhe drejtuesve të institucioneve kushtetuese, është një mundësi reale për fillimin e çlirimit të qeverisjes nga krimi. Ai zgjidh fenomenin e hasur pas miratimit të ligjit të dekriminalizimit, atë të zëvendësimit në institucionet shtetërore të vetë eksponentëve të botës së krimit, me individë të lidhur drejtëpërdrejtë, në shërbim apo të caktuar prej tyre.
Opozita kërkon miratimin e këtij ligji, pa asnjë vonesë, me qëllim zbatimin e menjëhershëm, duke i hapur rrugë kështu procesit të vettingut për të gjithë politikanët në detyra shtetërore dhe zyrtarët e tjerë të lartë publikë.
Partia Demokratike kërkon që ligji të përkrahet nga të gjitha forcat politike në Kuvend, si një tregues i vullnetit të tyre të sinqertë për dekriminalizimin e plotë të politikës, vettingut ndaj çdo funkisonari kushtetues, dhe mospërdorimit të krimit për të ardhur në pushtet apo mbajtur pushtetin.
Shqiptarët meritojnë një përfaqësim dinjitoz, jo nga politikanē të lidhur me krimin e organizuar, por nga politikanē që punojnë në interes të tyre dhe luftojnë krimin e organizuar.

Lulzim Basha, Kryetar i PD-së

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:08
Mbledhja e opozitës në Elbasan/ Berisha: Fokusi ynë duhet të jetë Rama, të tjerët janë dytësorë

Vazhdon në Elbasan mbledhja me dyer të mbyllura e opozitës. Burime për Report Tv, bëjnë me dije se ish-kryeministri Berisha është shprehur se fokusi i aksionit opozitar duhet të jetë kryeministri Edi Rama, pasi të tjerët janë dytësorë.

“Të fokusohemi tek Rama. Ai është kryesori. Të tjerët janë dytësore”-mësohet të jetë shprehur Berisha.

Mbledhja e opozitës në Elbasan, vjen pas prezantimit që kryetari i PD-së, Lulzim Basha, bëri për planin me 4 pika të opozitës, ku përfshihej një nismë kushtetuese për Vettingun ndaj politikanëve.

Ora 11:54
Takimi i opozitës në Elbasan, Vasili: Do jemi në Kuvend, përballje pa kompromis me krimin

Në përfundim të takimit të opozitës në Elbasan, për situatën e kriminalitetit, kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili u shpreh se opozita do jetë në Kuvend. Edhe pse bojkotuan seancën e dytë radhazi të Kuvendit, pasi të hënën paralelisht me punimet e parlamentit u mblodhën në Shkodër, Vasili thotë se përballja pa kompromis me krimin do bëhet në Kuvend.

Me rëndësi që vendi të pastrohet nga krimi. Asnjë hap pas në luftë kundër krimit dhe bandave. Sot Shqipëria duhet pastruar njëherë e mirë nga ky fenomen shkatërrues.

Jo më larg se sot raportuesi për në Bundenstag renditi si kryeçështje pikërisht krimin. Lidhur me këtë problematikë sot Shqipëria duhet pastruar njëherë e mirë nga ky fenomen shkatërrues, shkaktari kryesor i cili dështoi në hapjen e negociatave që ishte një vendim shumë i veçantë dhe i rëndësishëm politik. Në vend që ta kthente momentin në një hap para e ktheu në një regres shumë të madh mbrapa dhe e ktheu në një ngjarje të hidhur për shqiptarët. 

Dhe sot opozita njëherazi ka propozuar edhe alterantivën dhe qëndrimin e saj unik e të papajtueshëm lidhur me këtë çështje. 

Ndaj për këtë problematikë është fare e qartë për të gjithë se nuk do të ketë asnjë hap mbrapa dhe gjithçka që ne na ka thënë populli i Shkodrës, populli i Elbasanit që vuajnë nën thundrën e krimit dhe bandave do ta përcjellim në sallën e parlamentit duke filluar që nga komisioni dhe në çdo seancë kudo ketë një pëballje pa kompromis me këtë çështje.

Petrit Vasili, kryetar i grupit parlamentar të LSI

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • agim: 06/09/2018 13:16

    Nisma per Veting ne politike eshte me se nevojshme dhe shume e mire.Pergzoj PD nese insiston ne kete. Dyshoj se do terhiqet,mbasi Basha Berisha dhe disa nuk e kalojne kete vETING,QOFTE SI HAJDUT QOFTE SI VRASES.

    Përgjigju
  • Tini: 06/09/2018 12:29

    Me vetingun ne politike je i pari me Saliun qe jo vetem do ju konfiskohet pasuria , por do hyni be burg per jete , per vrasje , vhedhje te pasurise publike ,dhe thirrje terroriste per destabizim te shtetit . Sa per kontrollin e teritorit , flet pallavra se pilicia e shtetut sot shkel ne mbare vebdin dhe ushtron autoritetin kudo . Krimi do gjunjezohet kur politika re rrije larg policise

    Përgjigju
  • eri: 06/09/2018 12:25

    veting politikes?ha ha ha.ti do jesh I pari qe do ikesh se ke nje ceshtje ne prokurori qe e ke mbyllur me procedure.

    Përgjigju
  • Ilo: 06/09/2018 12:19

    Ti me duket ke dale te trimerosh trimat e tu qe kane mbushur breket dhe nuk dine se cbejne

    Përgjigju
  • Tani: 06/09/2018 11:53

    Bllof i mirë, për t'ia lënë në derë dopio gjashtën socialistëve! Por, kujdes se mund edhe ta votojnë...

    Përgjigju
  • Tata: 06/09/2018 11:41

    KUJT TI BEHET VETINGU MOR I PJERDHUR NGA TRUT .AE KE PYT NONJEHER VETEN SA VLER KE .NGA DO TA KTHEJSH TI JE I DHJER BASHKE ME HALET E TJERA .STE NXORRI GOJA DICKA ME VLERE POR VETEM THASHESHEME RRUGESH PO ZATEN KOKEN E KE NE HOLLAND DHE BYTHET KE NE SHQIPERI SE NJE GOZHDE SE NGULE NE VENDIN E VET .

    Përgjigju
    • Roterdam: 06/09/2018 12:10

      Jo anasjelltas?

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Vinin baste sportive me celular, dy të arrestuar në Laç

Vinin baste sportive me celular, dy të arrestuar në Laç