Rama ‘dush të ftohtë’ kryetarëve të PS, ministrave e kryebashkiakëve: Në shtator mund të ketë ndryshime në qeveri

TIRANE-Kryetari i PS, Edi Rama ka qenë mjaft i ashpër me kryetarët e degëve të PS, deputetët, kryebashkiakët e zgjedhur nga e majta dhe ministrat duke u bërë një ‘dush të ftohtë’ në Asamblenë që u zhvillua sot në kryeqytet. Një vit para zgjedhjeve lokale, Rama ka qenë i prerë duke kërkuar që zëri i qytetarëve të dëgjohet, ndërsa të gjithë ata që janë indiferentë do të largohen.

Shefi i qeverisë deklaroi se sipas sondazheve nëse zgjedhjet do të bëheshin sot, PS do të fitonte sërish përballë opozitës, por kjo nuk duhet të jetë arsye për vetëkënaqësi, përkundrazi. Kryeministri paralajmëroi se nëse nuk do të ketë reflektime dhe arritje të objektivave, në shtator mund të ketë ndryshime në qeveri.

Kritikat Rama i nisi me koordinatoren kombëtare për bashkëqeverisjen Spiropali, e cila tha se në bazë të raportit në 7 bashki nuk ka zyra për bashkëqeverisjen në platformën ‘Shqipëria që duam’. Kaq mjaftoi që Rama të kërkonte emrat e kryetarëve të PS që sipas tij duhen shkarkuar menjëherë, ndërsa kritikoi Spiropalin, pasi nuk ka bërë detyrën se nuk publikoi emrat. Sipas raportit, janë 7 bashkitë që ende nuk kanë hapur zyrat e bashkëqeverisjes, Rrogozhina, Shijaku, Këlcyra, Dropulli, Himara, Pusteci  dhe Skrapari.

Duke u ndalur te ministrat, Rama tha se në shtator do të bëjë një vlerësim se kush janë ata që duhet të largohen nëse nuk kanë bërë detyrën, por edhe anëtarët e kryesisë dhe sekretariatit, ndërsa shtoi se ministrat që janë edhe drejtues qarqesh, do të vlerësohet nëse do i mbajnë të dy postet.

E njëjta gjë edhe për kryetarët e partive në rrethe, që sipas tij kanë bërë punësime të fisit në administratë. Rama e mbylli fjalën duke paralajmëruar se do të ketë një votëbesim popullor për të gjithë kryebashkiakët e PS nëse do të rikandidohen në zgjedhjet lokale të 2019.

Ne do të vlerësojmë çfarë ndryshimesh mund të bëjmë në qeveri në shtator, se cilat ministri nuk janë në lartësinë e kësaj nevoje. Do të shikojmë emrat në Kryesi, sekretariat dhe kryetarët e partisë që do të largohen nga drejtimi në të gjithë vendin dhe detyra kryesore është bashkëqeverisja. Votëbesim popullor për të gjithë kryebashkiakët e PS.

Sot prisja nga Spiropali të thoshte për gjërat për të cilat është zgjedhur, se cilët kryetar të PS duhen shkarkuar sot se nuk duan t’ia dinë që bashkëqeverisjen me një instrument konkret, platformën ta vendosin online për të gjithë njerëzit.

Si mundet që të kemi bashki, që kryetarët e partive nuk e kanë marrë vesh. Deputetëve u duhet dhënë mundësia të kenë pikën e referimit. Ku janë kryetarët e partive? Nuk ua ka dhënë njeri detyrën të merren me punësime, ka që e bëjnë, duhen shkarkuar.

Edi Rama

Duke dëgjuar parafolësit opinionit mund ti krijohet ideja se sipas nesh gjërat janë në rregull. Unë dua të them se ‘Jo’ të gjithë gjërat nuk janë në rregull. Njerëzit nuk hanë shifra, nuk e mbushin tavolinën me statistika, nuk i veshin fëmijët me suksese dhe në fund të muajit nuk llogarisnin shifrat, por shikojnë ekonominë e tyre. Sot nuk kemi opozitë, ajo që kemi është një gërdi individësh dhe grupesh të çoroditura, që në pamje të parë duket se e bën më të lehtë punë tonë, por jo, sepse një opozitë që nuk të sfidon në intelekt, por fizikisht është një hata e madhe. Një opozitë që shkon në Kuvend si në një tapet mundje, është një hata e madhe.

Opozita është shumë rrezikshme për ne, jo për rezultatin e zgjedhjeve, por për tu motivuar për të bërë më të mirën. Sfida kryesore është motivimi. Reporteri i Bundestagut tha asnjë vend nuk ka bërë sa Shqipëria para hapjes së negociatave. Por ne nuk shumë akoma për të bërë. Kur qeveris e djathta mjafton të mos hanë kokrrën e plumbit në protestë dhe të gjenden të dhunuar në të drejtën e tyre janë në rregull, kur qeveris e majta ka gjithmonë më mirë. Nga ne njerëzit nuk mund të kënaqen se nuk i vrasim rrugëve dhe nuk i dhunojmë verbalist dhe fizikisht.

Ne jemi një forcë e të ardhmes, ata e të shkuarës. Gjithë ajo luftë mbi dhe nën dhe për të çuar para reformën në drejtësi dhe ajo përballje ekstreme me çadrën në bulevard për të çarë rrugën e vettingut ka qenë sikur e kemi treguar. Sot pallati i drejtësisë po shembet, të korruptuarit nuk kanë shpëtim. Njerëzit po e shohin si po përshkallëzohet procesi dhe po largohen ata që e kanë mbajtur peng pallatin e drejtësisë, por cfarë thonë? Si të shpëtojnë këta me kaq? Vettingu është procesi i pastrimit. Akush nga ata që ikin, nuk do lihet pa u rithirrur se ku i gjete paratë?

Vettingu që po bëhet ka synim që të pastrojnë sistemin dhe është sistemi që e bën pastaj për të gjithë, edhe për mua edhe për këdo tjetër, atë që bën për gjykatësit dhe prokurorët. Ne duhet të jemi krenarë që PS ka treguar se është e vetmja forcë që mendon dhe vepron si forcë e së ardhmes. Në korrikun e famshëm ishim gati vetë ekszistencën e qeverisë për ta cuar përpara transformimin e drejtësisë.

Nga 2008-13 janë sekuestruar 27 mln euro, ndërsa deri tani 152 mln euro, 5 herë më shumë. Përsa i përket luftës kundër korrupsionit, e kemi problem aktual në të gjitha nivelet, por nuk do të triumfojë kurrë nëse është një luftë që fokuset të ndëshkueshmëria e individëve, por vetëm nëse garantohet sistemi. Unë prisja nga Spiropali të thoshte për gjërat për të cilat është zgjedhur, se cilët kryetar të PS duhen shkarkuar sot se nuk duan t’ia dinë që bashkëqeverisjen me një instrument konkret, platformën ta vendosin online për të gjithë njerëzit rrinë rrugëve duke kapur një deputet apo dikë tjetër për të marrë një certifikatë.

Si mundet që të kemi bashki, që kryetarët e partive nuk e kanë marrë vesh. Deputetëve u duhet dhënë mundësia të kenë pikën e referimit. Ku janë kreytarët e partive, nuk ua ka dhënë njeri detyrën të merren me punësime, ka që e bëjnë, duhen shkarkuar. Nuk duhet të bëjnë ndërmjetësime, apo për të rregulluar fisin e tyre. Njerëzve nuk u mjafton se cfarë thotë Rama në Tv, nëse këto që thuhen nuk janë realiteti i qeverisjes. Elisa nuk e bëri se nuk ka bërë detyrën si duhet dhe unë shpresoj që ta bëjë.

Nuk mund të them që drejtimin e institucioneve do të marrin më të mirët, kush paguan për këtë? Paguan PS, në imazh dhe kredibilitet. Me drejtorët e zyrave të punës kemi shembullin më kuptimplotë, që nga momenti kur ministri ka vendosur objektiva, 1369 punësime vetëm në muajin mars nga zyrat e punës. Deri pardje ishin 2020 të punësuar për prillin, ne mund të punësojmë nga zyrat e punës 25 mijë njerëz deri në fund të vitit. Ne bëmë konkurs për punësimet në burgje dhe kryetar partish lart e poshtë vendosin në diskutim këtë proces?

Kjo nuk ka për të ndodhur, ne duhet të garantojmë mandatin në këtë aspekt. Pse thonë njerëzit ne qeverisim me arrogancë? Cila pjesë konsiderohet arrogante, se është e drejtë dhe bëjmë reforma dhe cila pjesë e qeverisjes është padrejtësisht arrogante me njerëzit. Kukësi ishte një mësim shumë i madh për të kuptuar përgjegjësinë tonë, cfarë ne nuk bëmë si duhet dhe cfarë duhet të bëjmë në vijëmësi.

Duke u nisur për një qëllim të mirë, të gjendesh përballë një reagimi që në fund të le në ballë etikën e arrogantit. Nuk do të ketë zgjedhje në fund të qershorit, por duhet të hapim cdo mendje dhe zemër për të dëgjuar. Nëse shohim sondazhet nuk kemi nevojë të bëjmë asgjë dhe ne fitojmë zgjedhjet, mjafton të jemi gjallë dhe e mundim Lulin, por ky nuk është qëllimi ynë, nuk kemi marrë gjithë këtë përsipër që të mundim Lulin, pasi do të isthe sikur Reali të ekzistonte për të mundur Vaqarrin. Ne do të vlerësojmë cfarë ndryshimesh do të bëjmë në qeveri në shtator, se cilat ministri nuk janë në lartësinë e kësaj nevoje.

Do të shikojmë emrat në Kryesi, sekretariati dhe kryetarët e partisë që do të largohen nga drejtimi në të gjithë vendin dhe detyra kryesore është bashkëqeverisja. Do shikojmë sa i shtrirë rrjeti familjar i kryetarit të partisë në administratë, por u kushërinjtë ose kryetari. Votëbesim popullor për të gjithë kryebashkiakët e PS. Kush e ka përgjegjësinë që në Çorovodë këshilltarët e PS nuk shkojnë në këshill duke bllokuar ndihmën e ekonomike, apo flirtimet për interesa personale.

Edi Rama

Në fjalën e tij para Asamblesë së PS, Taulant Balla deklaroi se në zgjedhjet e 2019 do të kenë vetëm një koalicion, atë me qytetarët. Përballë PS, sipas Ballës do të jetë aleanca që e do politikën për interesat e tyre, PD-LSI. Gjithashtu, Balla tha se PS do të depozitojë një nisëm që edhe qytetarët të kenë mundësi që të ndërmarrin nisma ligjore.

Në zgjedhjet e 2019 do të kemi vetëm një koalicion, atë me qytetarët, përballë do të kemi një aleancë që e duan politikën për interesat e tyre. Detyra jonë është sot që banorët e cdo komuniteti t’i krijojmë mundësi për të qenë pjesë e analizës. Grupi ynë do të depozitojë për nisëm ligjvënëse të qytetarëve të Shqipërisë. Tashmë do të bëjmë me ligj, që qytetarët e thjeshtë nuk kanë nevojë për firmën e deputeteve, por mund të marrin vetë një nisëm ligjore.

Taulant Balla

Fjala e plotë e Taulant Ballës

Jemi sot 10 muaj nga zgjedhjet historike të 25 qershorit, të cilat ishin votëbesimi më i qartë popullor për programin tonë të bazuar në tre shtylla kryesore: në shtet, punë dhe mirëqenie.

Këto janë shtyllat në të cilat mbështetet edhe Shqipëria Europiane, një projekt që pas rekomandimit pozitiv pa kushte të Komisionit Europian, tanimë është më pranë se kurrë të qenit realitet.

Pa dyshim mbetet përpara ende një rrugë e gjatë, që Shqipëria të shndërrohet në një vend anëtar me të drejta të plota në Bashkimin Europian.

Megjithatë ne duhet të jemi krenarë, si Partia Socialiste e Shqipërisë, që rekomandimi i Komisionit është dëshmia më e qartë që vendi po ecën në drejtimin e duhur.

Arritjet e këtyre gjashtë muajve të parë që ne kemi marrë në analizë për qeverisjen janë një rikonfirmim se ne, Partia Socialiste, jemi duke zbatuar një për një të gjitha angazhimet për të cilat shqiptarët na votuan që të qeverisim vetëm, si kurrë më parë në 25 vitet e fundit.

Por, në këtë kontekst duhet të kujtoj se për ne është themelore përfshirja e drejtpërdrejtë e publikut, e njerëzve të zakonshëm në vlerësimin se çfarë ne kemi bërë në këto gjashtë muaj, se çfarë nuk kemi mundur të bëjmë në këto gjashtë muaj dhe si mund t’i kishim bërë më mirë këto gjëra të bëra këto gjashtë muaj.

E për këtë qëllim është detyruese që ne të fillojmë menjëherë, prej ditës së parë të muajit maj e deri në fund të qershorit, një proces të plotë llogaridhënieje në të 321 njësitë administrative të vendit, në të 61 bashkitë e vendit dhe 12 qarqet.

Kontrata e besimit, e konkretizuar në marrëveshjen e firmosur në fillim të kësaj legjislature parlamentare mes meje si Kryetar i Grupit Parlamentar dhe si Sekretar i Përgjithshëm me çdo ministër, ka synuar garantimin e bashkëpunimit mes palëve për të rritur cilësinë e punës së përbashkët dhe përgjegjshmërinë individuale e kolektive të palëve, në funksion të përmbushjes së detyrimeve që burojnë nga kontrata e Partisë Socialiste me popullin shqiptar, për vitet 2017-2021.

Konstatoj se në përfundim të 180 ditëve të para të mandatit qeverisës, Grupi Parlamentar ka marrë dhe po merr në analizë secilin prej ministrave në seanca dëgjimore të hapura të zhvilluara të gjitha në selinë e Partisë Socialiste, për të shqyrtuar kontratën e performancës së secilit për sektorët që mbulojnë. Gjithashtu është bërë edhe një analizë paraprake për zbatimin e kësaj marrëveshjeje sipas metodologjisë së përcaktuar në të.

Në dosjet e punës që ka secili prej anëtarëve të Asamblesë Kombëtare, keni një përmbledhje sintezë të raportimit për çdo ministri.

Si do të zhvillohet procesi i llogaridhënies publike?

Historia që në këtë vend qeveria apo të zgjedhurit deputetë, kryetarë bashkie japin llogari para zgjedhësve vetëm kur ka zgjedhje, i përket së shkuarës.

Më 25 qershor jemi votuar për ta ndryshuar këtë histori dhe kjo histori po ndryshon dhe do ndryshojë brenda ditës.

Për ne llogaridhënia publike është institucion, është kontrata jonë e bashkqëqeverisjes me qytetarët.

Më lejoni të rikujtoj këtu se në Zgjedhjet Lokale të vitit 2019, ne do të kemi vetëm një koalicionin: Aleancën me Qytetarët; përballë kemi një aleancë politikanësh që politikën e duan si mjet për interesat e tyre dhe jo për interesat e Shqipërisë.

Detyra jonë sot është njerëzve, banorëve të çdo komuniteti në cdo cep të Shqipërisë, t’i krijojmë mundësitë për të qenë pjesë e analizës së 6 muajve të parë të qeverijes tonë qendrore, por edhe 33 mujore të qeverisjes së pushtetit vendor nëpërmjet një procesi llogaridhënës. 

Pjesë e këtij procesi duhet të jetë edhe komunikimi publik i projekteve strategjike, që do të realizohen deri në fund të këtij mandatit që na kanë besuar shqiptarët; që publiku të dijë paraprakisht çdo projekt qoftë rrugë, qoftë urë, qoftë autostradë me toll, pa toll, qoftë ujësjellës, qoftë impiant i trajtimit të mbetjeve, qoftë shkollë, qendër shëndetësore; çfarëdo qoftë, ne duhet të komunikojmë me publikun.

Pjesë e këtij procesi duhet të jetë edhe komunikimi publik i politikave tona fiskale, politikave tona sociale, masat për shtresat në nevojë, gjithçka që bëjmë apo do të bëjmë në gjithë këtë kohë që kemi përpara.

Buxheti i vitit 2018 ishte buxheti i parë në Shqipëri që u ndërtua mbi bazën e konsultimeve publike, por përsëri na duhet që llogaridhënia, që e fillojmë nga 1 maji deri në 30 qershor, të përmbajë në vetvete edhe konsultimet publike mbi draftimin e buxhetit të ardhshëm, atë të vitit 2019.

Pjesë e këtij procesi duhet të jetë edhe intensifikimi i nxitjes së punësimeve nëpërmjet panaireve të punës. Grupi Parlamentar ka nisur prej dy muajsh një proces draftimi të një strategjie kombëtare për punësimin, e cila do t’i vihet në dispozicion qeverisë.

Sigurisht nuk duhet të lemë jashtë vëmendjes, gjatë kësaj fushate dymujore, edhe eventet sociale apo kulturore, sepse kanë të bëjnë me një lançim të sezonit të ri turistik që fillon.

Llogaridhënie publike do të thotë përfshirje e të gjithë qytetarëve pa përjashtim, sepse vetëm kështu jetësohet bashkëqeverisja jonë me qytetarët.

Në këtë proces do të përfshihen të gjithë: Kryeministri, drejtuesit politikë të qarqeve, ministrat, deputetët, kryetarët e bashkive, zëvendësministrat dhe të gjitha strukturat e tjera përgjegjëse.

Në çdo takim publik do të mbahet shënim çdo pyetje, çdo ankesë, çdo sugjerim.

Çdo pyetje duhet të marrë përgjigje.

Çdo sugjerim me vlerë të përfshihet në raportin përfundimtar.

Çdo ankesë  e drejtë duhet të sqarohet,  të marrë zgjidhje dhe personat përgjegjës të identifikohen.

Në fund të këtij procesi do të hartohet një raport përfundimtar, i cili do t’i paraqitet Asamblesë Kombëtare në mes të muajit korrik.

Pas miratimit nga Asambleja, me gjithë rekomandimet do të integrohet në planet e punës së qeverisë dhe sfidave e mandatit tonë bashkëqeverisës.

Fjala e plotë e Taulant Ballës

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:08
Asambleja, Nikolla: Kryefjalë, reforma në arsim! Manastirliu i përgjigjet opozitës për asistencën

Nga Asambleja e PS, ministrja e Arsimit Nikolla deklaroi se kryefjala e këtij mandati do të jetë reforma e mësuesisë.

Ndërsa ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu referuar debatit për ndihmën ekonomike, iu përgjigj opozitës duke thënë se në skemë janë futur për herë të parë 10 mijë familje në nevojë.

10 mijë familje në nevojë janë futur për herë të parë. Kemi edhe shumë rrugë përpara për të bërë të mundur atë që kemi premtuar. Si asnjëherë më parë, 2018 do të jetë viti kur ne përfundojmë rehabilitimin tërësor të 80 qendrave shëndetësore. Nga Kukësi në Sarandë, ky vit do të njohë investime madhore në Shëndetësi, që kapin vlerën 14 milion Euro, vetëm për vitin 2018. Ne hapëm kantierin e QSUT, me fillimin e punimeve të Spitalit të Kirurgjisë dhe Spitalit të Sëmundjeve të brendshme. 4.5 milion euro pajisje mjekësore po instalohen aktualisht ne spitalet rajonale, veriu në jug të vendit, duke hapur shërbime të reja, si ai i urgjencës së zemrës në Fier, rezonancës në Elbasan, apo instalimi i Mamografive në 5 spitalet rajonale: Durrës, Vlorë, Dibër, Kukës dhe Gjirokastër.

Ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu

Ora 10:46
Investimet, Gjiknuri: Për pak javë nis ndërtimi i rrugës së Arbrit

Nga Asambleja e PS, ministri Gjiknuri u shpreh se brenda këtij viti do të përfundojë rruga Tiranë-Elbasan, ndërsa për pak javë nis rruga e Arbrit.

Brenda këtij viti përfundon rruga Tiranë-Elbasan. Për pak javë do të nisë ndërtimi i rrugës së Arbrit. Në këtë mandat do të investohen 970 mln euro dhe 530 mln euro nga PPP. Paketa totale në këto katër vite do të jetë 1.5 mld euro. Po vazhdon puna për linjën ajrore Air Albania. Përsa i përket ujit, falë aksionit janë 21 mijë abonentë të formalizuar.

Damian Gjiknuri

 

Ora 10:38
Asambleja e PS, Arben Ahmetaj: Janë mbi 11 mijë vende të lira pune

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj deklaroi nga mbledhja e Asamblesë së PS se qeveria nuk krijon më borxhi të ri, ndërsa vijonin rritja ekonomike dhe numri i papunësisë është ulur.

Në 4 vitet e para u krijuan mbi 200 mijë vende pune. Në vend janë deklaruar mbi 11 mijë vende të lira pune. Viti 2017 u mbyll me 3.84% rritje ekonomike. Përsa i përket biznesit, nuk do të ketë rritje të taksave, është një masë anti-informalitet.

Arben Ahmetaj

 

Ora 09:15
Asambleja e PS, Spiropali: Kryebashkiakët e PS raportojnë të dhëna fiktive për anëtarësinë

Koordinatorja Kombëtare për bashkëqeverisjen në PS, Elisa Spiropali deklaroi nga Asambleja e PS se shumica e kryetarëve të bashkive nga PS kanë raportuar në mënyrë fiktive të dhënat për anëtarësinë. Përsa i përket problemeve në administratë, ajo shtoi se ka ende grabitqarë, që duhet të largohen.

Ende ka parazitë dhe grabitqarë në zyrat e shtetit, duhet t’i shkulim me rrënjë. 66 largime  nga detyra deri tani, procesi vijon.  Shumë e kryetarë të bashkive të PS raportojnë në mënyrë fiktive për anëtarësinë.

7 bashki ende nuk kanë hapur zyrat e bashkëqeverisjes, pa zyrë Rrogozhina, Shijaku, Këlcyra, Dropull, Himarë, Pusteci dhe Skrapari

Elisa Spiropali

 

Platforma e Bashkëqeverisjes është një mjet. Qëllimi është qeverisja e mirë. Me njerëzit dhe për njerëzit.

Platforma është burokraci. Bashkëqeverisja është frymë.

Ne duhet ta përdorim këtë platformë si një armë për të shembur përfundimisht muret e shurdhëta dhe të verbëta që na ndajnë nga njerëzit.

Bashkëqeverisja është mënyra për të rritur organikisht Partinë Socialiste. Çdo kombinim tjetër matematikor do ishte fatal për misionin tonë për të ndërtuar një Shqipëri me më shumë drejtësi, liri, ekonomi.

Shihni ç’punojnë kundërshtarët tanë: i janë vënë Shqipërisë me bukë në trastë. E përgojojnë në çdo derë vendimmarrësi europian dhe dëgjojnë jehonën e bataresë së tyre. Gëzojnë si shejtan-budallenj kur lexojnë apo prodhojnë lajme për refuzime, kundërshtime, asgjësime të statusit. Shpërndajnë tituj, mbushin portale, bllokojnë banaqe dhe foltore, sepse vizioni i tyre është çadra dhe mjeti i tyre është çizmja. I kanë dhënë shenjat se nuk kanë aspak ndërmend të ndryshojnë strategji.

Përballë kësaj mësymje kemi vetëm një aleat. Bashkëqeverisje në çdo cep të territorit. Vërtetë platforma e bashkëqeverisjes ka marrë mbi 20 mijë klikime individuale, rreth 5500 ankesa të zgjidhura në hipoteka, ALUIZËM , OSSHE, tatime, drejtori arsimore, etj., interpelanca, nisma të linçuara; por janë pak, shumë pak në raport me potencialin e jashtëzakonshëm të Partisë Socialiste të Shqipërisë.

Ne kemi ngritur zyra funksionale bashkëqeverisjeje në 54 bashki të vendit dhe 11 njësi të Tiranës, ku dy koordinatorë  për zyrë presin anëtarët dhe qytetarët për t’i regjistruar. U preka kur në Lushnje një qytetar m’u afrua dhe tregoi me lot në sy sesi i ishte drejtuar zyrës së Partisë Socialiste pa asnjë shpresë për zgjidhje; e kishin regjistruar dhe pas dhjetë ditësh i ishte dorëzuar hipoteka e shtëpisë pas vitesh të tëra kalvar nëpër zyra shteti; i dukej e pabesueshme dhe ndjeu nevojën të ma thoshte. Është shembull që vlen për të treguar se sa parazitë dhe grabitqarë kemi ende nëpër zyra, por edhe sa potencial zgjerimi ka koalicioni ynë me qytetarët për t’i shkulur me rrënjë këta shushunja. Sa për ilustrim: Nga rastet e parashtruara në platformë janë marrë dhe masa ndëshkuese për punonjësit të cilët kanë kryer shkelje:

o   66 largime nga detyra

o   42 vërejtje të dhëna

o   14 paralajmërime për përjashtim nga detyra

o   10 masa disiplinore, ndjekje penale

Ne presim të ngrihen zyrat e mbetura në Rrogozhinë, Shijak, Këlcyrë, Dropull, Himarë, Pustec, Skrapar, si dhe në ish-komunat e Tiranës.

Por ngritja e të gjitha zyrave, logjistikat, koordinatorët, as oraret e zgjatura nuk mjaftojnë, nëse nuk kuptohet dhe nuk përcillet fryma dhe qëllimi.

 Nga takimet që unë kam zhvilluar me Asambletë e pesë qarqeve, së bashku me drejtuesit e qarqeve,

•       2 mars - Takim me Asamblenë e Qarkut Elbasan

•       6 mars -Takim me Asamblenë e Qarkut Durrës

•       9 mars -  Takim me Asamblenë e Qarkut Vlorë

•       16 Mars -Takimi me Asamblenë e Qarkut Berat

•       6 Prill -   Takim me Asamblenë e Qarkut Korçë

kam konstatuar që disa prej kryetarëve të njësive janë ende të paqartë mbi qëllimet, objektivat dhe rëndësinë e Bashkëqeverisjes. Të jemi të qartë: ky nuk është një proces mekanik regjistrimi me detyrim i anëtarësisë, por krijimi i një rrjeti të gjallë i cili ndërvepron me strukturat shtetërore jo vetëm për halle vetjake, por edhe për nisma komunitare apo ligjore. Konstatoj me keqardhje se shumica e kryetarëve të PS të bashkive raportojnë në mënyrë fiktive mbi anëtarësimet në platformë.  Nuk është një regjistër formal ku duhet të plotësojmë normën, por një normë e re komunikimi dhe bashkëveprimi me qytetarët.

Ne duhet të nisim nga sot takime publike me të gjithë qytetaret aktivë, me ata që ndihen të përjashtuar nga vendimarrja: grupe interesi, studentë, fermerë, biznese të vogla, pedagogë, etj; për t’i bërë pjesë të diskutimeve dhe propozimeve mbi çështjet më të rëndësishme të qeverisjes që prekin jetët e tyre, nga taksat te shkollat, nga trashëgimia kulturore te mjedisi, e gjithçka midis. Ne duhet ta krijojmë këtë hapësirë ku të përballemi me të vërtetat e tyre, por dhe të kemi mundësi të shpjegojmë pa u lodhur të vërtetat tona. Ne duhet të jemi një forum i hapur për ide, kritika, propozime, ndryshime, në secilën bashki.

Përveç takimeve me Asamblenë në të 6 qarqet e mbetura, ku do vijmë së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm, do hartojmë një kalendar takimesh të hapura për çdo bashki duke nisur nga këtu, nga Tirana, ku rreh edhe pulsi më i fortë civil,  por duke vazhduar me çdo bashki. 

Kjo është një punë që ju duhet ta bëni përditë për ta çarë rrethimin shpesh klaustrofobik të drejtuesve të partisë në çdo zonë dhe për t’i dhënë jetë një koalicioni më të madh, më të shëndetshëm dhe të pathyeshëm me shqiptarët kudo jetojnë. Këtë presin nga ne dhe nuk meritojnë asgjë më pak.

Fjala e Elisa Spiropalit

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lexo:: 29/04/2018 14:34

    Z.K/M.SHqiperia ka mare rrokullimen,ti pretendon se po nderton shtet,dhe do qe rrokullima te mos vazhdoi,per kete do te ndalosh shkembin masiv duke vendosur si prite nje fije spango.Jo ate shkembe e ndalon ai burre qe i vendose ne pritje kavon prej celiku qe mbane varur Uren e Bosforit...Nuk behet vreshti me urata por do punuar me kazma dhe lopata.

    Përgjigju
  • Lokja.: 29/04/2018 03:23

    Ti nenkupton si DUSHI QE I bere TAHIRIT ?? DUSH NE JALE , NE SURREL APO DUSH NE DURRES TE VANGJEL DAKO ?? KETO LLOJ DUSHESH NENKUPTON TI TAHIRAMETA ???MOS TE TE GJETE REHAT SHPIRTI QE NA I THAVE SHPRESAT ! ZOTI MARRTE HAK !! DHE NE BESOJME SE AI E BEN !! AMEN !!

    Përgjigju
  • 0002: 28/04/2018 22:51

    Sinqerisht ky eshte bere jashte mase i padurueshem , nje deja vu arrogance totalitare me shfaqje thjesht fasada qe tentojne te mbulojne nje kalbesi pertej imagjinates. Kur ky flet une e kam bere rregul qe te marre komplet te kunderten si te vertet ... thene troc e shqip , vodhen sa vodhen , abuzuan sa abuzuan tani qe po afrojne zgjedhjet po ben sikur preukopohet , kur ne fakt gjeneza e ketij fenomeni eshte pikerisht aj. Njerez te stakuar totalisht me realitetin , ne dashuri totale me egon e tyre qe nqs kishin mundesi do instalonin qe neser diktaturen e cila neutralizohet vetem si pasoje e te qenit nje shoqeri pak me kerkuese edhe afer EU-es. Zoti na ruajt sepse e tille eshte puna.

    Përgjigju
  • Denis: 28/04/2018 22:33

    Ik ore Palaço Kryeministër , sepse je bërë i PaBesueshëm dhe je një HAJDUT i NDYRË , njësoj si PLEHRAT e LesheLisë dhe HAJDUTO-KRIMINELËT e PDsë! Jeni një M.t që të gjithë ! E keni vendin në BURG gjithë ju FUNDËRRINAT e pas Viteve 1990 !!!!! Mos ja u pafshim bojën dhe SURRATIN e Pështirë kurrë më, ju HAJDUTËVE të POLITIKËS së DEGJENERUAR , si të MAJTË , të DJATHTË apo të QENDRËS ! Jeni FUNDËRRINA HAJDUTË .

    Përgjigju
  • ERTY: 28/04/2018 20:43

    Po te degjojme sa je bere i pa durushem dhe plotesisht i pa besueshem.Edhe drejtuesit e institucioneve qendrore,ne vazhdim punonjesit e administratave,bejne sikur punojne por vazhdojne qe qytetarit ti marrin shpirtin per cdo halle qe kane.Kryetar fole nje here dhe kerko 10 here, vetem keshtu mund te besh pak ndryshim.Keshtu si punon ti me kujton nje perandore kineze qe ka shkruar:...Njerez te till i mendonte te hipur ne karroce tecilet shkonin tek institucioni dhe pa u futur brenda,pa u njohur me problemet,jepnin direktiva. Keta ai i quante te derguar Perandorak....I tille je dhe ti.Tek ne thuhet:si heq vallen i pari ashtu bejne edhe te tjeret.Libra shkruan ti,libra shkruan edhe Spiropali.......

    Përgjigju
  • GimGjuzi: 28/04/2018 15:20

    Ne rinine e vet i ka pat qejf shume citatet e Maos. Tash i zbaton

    Përgjigju
  • Qytetari dg: 28/04/2018 14:17

    Nese vashdon me hajduta e parazit ne te gjitha nivelet, shiko drejtora e Administrator, jane fryre vetem me vjedhje nga parat e shtetit e qytetareve, e ke te sigurt humbjen... ndrysho shpejt, largoji ne gjithe nivelet, te marin vesh se qyteteret e dine. vetem keshtu mund te kthesh besimin.

    Përgjigju
  • Kacua infermieri: 28/04/2018 14:00

    Filloi aktrimin ky artisti,po si paske len gje Saliun o i shkrete se dhe ai plehra keto bente ,gjasme kritikonte te tijet para zgjedhjeve.. Te gjithe derrat nje turi kane. Dergo listat ne spital dergo, dhe kerkoji infermierve nr e telefonit ,dhe nr e anetareve te familjes qe duhet te votojn per ju muter..mjere Shqiperia ne dore te kujt ka rene..m*t pS..M*t PD..me mut LSI..m*t ster m*ti ju te gjithe bashke.

    Përgjigju
  • Ndue: 28/04/2018 13:22

    O Galip ke harrue hajdutin e ilaceve Beqen

    Përgjigju
  • Faik: 28/04/2018 13:17

    O Mjeran i ZI Kryeministër lëri LLogjet e Kavajës , por në qoftëse e ke seriozisht luftën kundër KORRUPSIONIT shkarko nga puna Ministrin HAJDUT me Çizme Arben HAJDUT Ahmetaj !!! Ke Vullnet të Luftosh KORRUPSIONIN apo JO !?!?? Në qoftëse PO , atëherë përse nuk e bën , por na tregoni Shifrat e MANIPULUARA !!! Dhe mos ju trego njerëzve Telefonat CELULARË O QYQAR Kryeministër , sepse nuk ja u ka blerë as Arben HAJDUT Ahmetaj dhe as ti HALABAK , por ja u kanë blerë njerëzit e tyre që janë në EMIGRACION !!! Juve jeni FUNDËRRINA dhe po na bëni mos të marrim pjesë më në VOTIME KURRË më , sepse jeni që të gjithë njësoj si HAJDUTËT dhe KRIMINELËT e PDsë dhe LSIsë !!! Pakti i 17 Majit me LULIN ishte PAKT kundër ELEKTORATIT SOCIALIST dhe PAKT kundër POPULLIT SHQIPTAR !!!! MALLKUAR MALLKUAR MALLKUAR qofshi që të gjithë juve HAJDUTËT dhe KRIMINELËT e Politikës 28 VJEÇARE !!! RESPEKTE për SPARTAK NGJELËN e madh , që po ju çjerr MASKËN ju HAJDUTËVE të të gjitha PARTIVE Politike HALABAKE !

    Përgjigju
  • Tironsi: 28/04/2018 12:57

    O Rame i mbarove punet e tua, dhe shum shpejt do kete zgjedhje parakoshme

    Përgjigju
  • Laci: 28/04/2018 12:54

    Kjo esht loje per te humbur vemendjen se negociatat nuk do hapen, se po hapen negociatat do dalin shum gjera, lidhjet e qeveris me krimin

    Përgjigju
  • Galipi: 28/04/2018 12:48

    PER TU LARGUAR SI NJEREZ TE NEVERITSHEM PER POPULLIN JANE. : 1) HAJDUTI I PENCIONISTEVE AHMETAJ. 2). MASHTRUESI I POPULLIT GJIKNURI 3) MEGAFONET E CJERE PA KUPTIM TAULANT BALLA DHE SPIROPALI 4 ). KUKLLA PA KUPTIM KLOSI 5) NOMEKLATURAT E DIKTATURES XHAFAJ DHE RRUCI 6). DHE SI GJITHONE EMBELSIJA E FUNDIT BURGOSJA E MENJEHERESHME E TAHIRIT N Q S. RAMA BEN KETO NDRYSHIME VOTA. IME ESHTE PER PS NE TE KUNDERT VOTA IME DO SHKOJE KOT

    Përgjigju
  • redi: 28/04/2018 11:58

    Fjala e Rames qe permbahet tek opozita eshte nje sunjal i keq per PS . PS sot drejtohet nga nje grup njerezish ,qe bashke me tumonierin ,per bejne boshtin e Rilindjes dhe po veprojne me manovra ekonomike pa rentabilitet sic jane PPP qe vec rrisin borxhin . Eshte e vertete se opozita eshte inekzistente ,por opozita me e madhe eshte elektorati socialist, qe vec shifrave per rritje spetakolare nga Ahmetaj nuk sheh realisht as punesim dhe per rrjedhoj permiresim ,te nivelit te jeteses dhe menyra e keqee qeverisjes .Sicialdemokratet nuk e percmojne pronen publike por e kthejne ne efektive me mir menaxhim , kurse Timonieri bashke me mesuesin e anglishtes Ahmetaj dhe Gjiknurin si dhe Beqajn e dhane me koncension cdo rruge cdo miniere dge cdo ent publik dhe nuk marrin as minimumin e te arfhurave per shtetin , plus korrupsioni ne tatime dhe dogana dhe ne fund i sulen popullit me taksa . Ky nuk eshte modeli ekonomik socialist por super i djathte dhe neoliberal qe shton pabarazitedhe e krhen shqiptarin ne skllav ne venfin e tij . Kjo qeveri nuk drejton por kontrollon PPP prandaj nuk ka lidhje me sicialistet . Timonieti duhet te largohet nga PS se mjaft e shfrytezoi dhe te dale ne votime me Rilinfjen e tij , dhe te jete i sigurte se dhe vet nuk do jete ne parlamentin e ardhshem . Nik qeveriset vendi me n miq qe nik kane haberin e drejtimit ( nuk them per te gjithe ministrat ) por Ahmetaj dhe Gjiknuri duhet te largohen per pa aftesi

    Përgjigju
  • Kafsha: 28/04/2018 11:34

    Oooou? Si kështu thojini shkarravitsit..? Ai sikur tha që do iki kur do ai dhe jo kur njerëzit duan që ai të iki!

    Përgjigju
  • Drejtësi: 28/04/2018 10:29

    Ky është një hap mjaft konçiz ku qartazi tregon ç'do të thotë një parti me vizion elektoral dhe ç'do të thotë ti japësh mundësin popullit të njohi mirë forcën e tij që ka!

    Përgjigju
  • Shefqeti: 27/04/2018 21:06

    PARTIA SOCIALISTE E TAKSAVE TE RITUR ME KRIMINALITET TE LARTE ESHTE E DESTINUAR TE HUMBASE ZGJEDHJET

    Përgjigju
    • UUUUUUUUUUUUUUUU: 28/04/2018 11:44

      Po Kush do vije ? Populli s'ka anje alternativ dy jane Rama- Basha ndac voto ndac jo i rregullojn me kompjuter pjesmarrjen ne zgjedhje , Sot asamble PS neser PD SOT E NESER ESHTE PATRIARKU RUS NE TIRANE e lejne ne heshtje se i terheqin veshin pastaj ata te BE

  • Fati: 27/04/2018 15:58

    Bashkeqeverisja e qeverise eshte flluske sapuni populli ka kohe qe kerkon burgosjen e SAJMIR TAHIRIT por EDI RAMA po e mbron

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Investigimi: A u vra gazetarja e BBC nga “Legija” famëkeq serb?

Investigimi: A u vra gazetarja e BBC nga “Legija” famëkeq serb?