U pagua për të rrahur shënjestrën në Kamëz, arrestohet 32 vjeçari

U pagua për të rrahur shënjestrën në Kamëz, arrestohet 32 vjeçari

Drejtoria e Policisë së Tiranës

Tiranë - Është zbardhur ngjarja e ndodhur më datë 25 tetor, në kryeqytet ku një një 32 vjecar përplasi qëllimisht me mjetin e tij një tjetër makinë, ndërsa më pas u konfliktua me shoferin duke përdorur armë zjarri. Policia bën të ditur se ka arrestuar  32 vjeçarin Elis Ademi, i cili tre ditë ma parë duke drejtuar mjetin tip “Ford” përplasi me dashje mjetin tip “Volksvagen” i cili drejtohej nga shtetasi I. Xh., dhe më pas u konfliktua fizikisht duke e dhunuar atë .

Në njoftimin e saj policia informon se është autori i identifikuar Elis Ademi është arretuar  dhe ndërsa mësohet se është shpallur në kërkim  bashkëpunëtori shtetasit S. C., i  identifikuar si porositës i dhunimit fizik të I. Xh si dhe F. M.

Në vijim të veprimeve hetimore policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale  armën e zjarrit të cilën autori Elis Ademi  pas ngjarjes e kishte hedhur në Qerek, në zonën e Fushë Krujës.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Vrasja e mbetur në tentativë”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Scholz: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren si të mirëqena

Scholz: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren si të mirëqena