Precedentët/ Nga Ismail Qemali, Enver Hoxha te Edi Rama, rastet kur Shqipëria ka pasur kryeministrin edhe ministër të Jashtëm

Precedentët/ Nga Ismail Qemali, Enver Hoxha te Edi Rama, rastet kur Shqipëria ka pasur kryeministrin edhe ministër të Jashtëm

Kryeministria

Kryeministri edhe ministër i jashtëm? Një model “grek“ emergjent për Shqipërinë? Në fakt në traditën tonë shtetërore ka pasur edhe raste të tjera kur kryeministri ka ushtruar edhe postin e Ministrit të jashtëm. Edi Rama, si përgjigje për ngërçin e krijuar mes maxhorancës dhe presidencës, i propozoi Metës emrin e vet për ministër të Jashtëm (Lexo këtu). Historia njeh të paktën 8 raste kur Shqipëria ka pasur kryeministrin edhe ministër të Jashtëm. Edi Rama bëhet i nënti. Nga Ismail Qemali, Turhan Përmeti, Iliaz Vrioni, Pandeli Evangjeli (dy herë), Ibrahim Biçakçiu, Enver Hoxha dhe prej ditës së sotme, Edi Rama, pas refuzimit të Gent Cakajt nga presidenti Ilir Meta. Tabela e hartuar nga Instituti i Studimeve Politike (ISP) paraqet rastet në 107 vjet, por në tërësi, kanë qenë kabinete në situata të jashtëzakonshme (1912, 1914, 1921, 1944) apo për periudha shumë të shkurtra kohore.

Përjashtim bën periudha 1946-1953 kur kryeministri mbante të gjitha postet e rëndësishme në parti, shtet dhe në qeveri, - një tipar i partive shtet. Në rastet e tjera jetëgjatësia e këtij eksperimenti ka qenë me disa muaj. I tillë mund e duhet të jetë edhe tani. 

Shqipëria e sotme nuk është në asnjë prej krizave politike të viteve të eksperimentimeve politike dhe as në situatë të jashtëzakonshme. Ne kemi parlament, kemi qeveri, kemi president, kemi parti, kemi opozitë, por pavarësisht institucioneve kushtetuese e legjitime ne vijojmë të kemi konflikte të personalizuara, të cilat zëvendësojnë institucionet dhe kështu, krijojnë kosto, të cilën e paguajnë vetë institucionet, shteti dhe shoqëria./ISP/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qoqja: 14/01/2019 23:39

    Kto pune i ben Presidenti i kapur nga opozita .

    Përgjigju
  • OPINION: 14/01/2019 17:51

    SHUME E BUKUR IDEJA E KETIJ SHKRIMI

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Arne Slot e konfirmon: Dua të jem trajner i Liverpoolit, klubet po negociojnë

Arne Slot e konfirmon: Dua të jem trajner i Liverpoolit, klubet po negociojnë