Presidenti i Maqedonisë: Referendumi dështoi, pakti me Greqinë u rrëzua

Presidenti i Maqedonisë: Referendumi dështoi, pakti me Greqinë u rrëzua

George Ivanov 

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, George Ivanov  përmes një deklarate për mediat u shpreh sot se referendumi ka dështuar dhe se Kuvendi duhet ta mbështesë vendimin e qytetarëve. ‘Në referendumin e djeshëm, qytetarët e hodhën poshtë Marrëveshjen e Prespës, duke mos votuar qytetarët qartë u deklaruan kundër vendimeve të shpejta, të imponuara dhe të dëmshme të marra paraprakisht pa konsensus nacional, bojkotimi është zëri i atyre që janë nënvlerësuar dhe nuk janë dëgjuar, porosia e qytetarëve është dërguar deri tek ata që e kanë patjetër ta dëgjojnë.

Realiteti është se referendumi nuk ka pasur sukses, mos u mundoni të ndryshoni këtë realitet. Është koha për përgjegjësi para popullit. Mbështetjen e anëtarësimit për NATO dhe BE e ulët në 36 për qind duke manipuluar qytetarët. Shteti nuk udhëhiqet duke luajtur me nenet dhe Kushtetutën e vendit. Kërkojmë nga OSBE/ODIHR që të marrin masa për dyshime serioze dhe shkelje në procesin e votimit’ deklaroi ai.

Presidenti i Maqedonisë është pozicionuar kundër marrëveshjes me Greqinë për cështjen e emrit. Në referendum votuan rreth 36% e atyre që kishin të drejtë për të votuar e përkthyer në numra në 623 mijë qytetarë. Pjesëmarrja në referendum është konsideruar e ulët, pasi nga 1.8 milionë maqedonas me të drejtë vote, ligjshmëria e referendumit kërkonte rreth 900 mijë vota. Të dielën ky numër votimi nuk u arrit, duke i kaluar përgjegjësinë për vendosjen e emrit të ri, parlamentit, e nëse aty nuk gjendet akordi, atëherë do vendi do të kalojë në zgjedhje të parakohshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës