PSG nuk njeh rivalë në Francë, fiton Superkupën për herë të gjashtë radhazi

PSG nuk njeh rivalë në Francë, fiton Superkupën për herë të gjashtë radhazi

PSG fiton Superkupën e Francës

Kampionët e Francës, që fituan katër trofe në futbollin francez gjatë sezonit të kaluar, e nisin në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën këtë sezon, edhe pse nuk patën në radhët e tyre “yje” si Neymar apo Mbappe, të cilën sapo janë kthyer nga pushimet e zgjatura, për shkak të impenjimit në Botërorin 2018.

Braziliani Neymar luajti vetëm 15 minuta e fundit, kur ndeshja ishte zgjidhur. Ekuilibri ndaj Monaco zgjati derisa u mbush gjysmë ore lojë, kur Angel Di Maria shënoi golin e parë për PSG, me një goditje dënimi fantastike. Shtatë minuta më vonë, mesfushori 20-vjeçar Christopher Nkunku, i çoi shifrat në 2-0.

Në minutën e 67-të, PSG blindoi fitoren me golin e tretë të shënuar nga një tjetër futbollist i talentuar Timothy Ëeah, djali i ish-fituesit të “Topit të Artë”, George Weah.

Vlen për t’u përmendur edhe fakti se Gianluigi Buffon e ruajti rrjetën të paprekur në ndeshjen e tij të parë zyrtare me PSG, teksa ai që hapi serinë e golave, 30-vjeçari Di Maria, kompletoi edhe “pokerin parizien” në këtë fitore 4-0.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm