"Dita e Falenderimeve“, Obama
ceremoni në Shtëpinë e Bardhë

"Dita e Falenderimeve“, Obama <br />ceremoni në Shtëpinë e Bardhë
"Dita e Falenderimeve“ është ndër festat më popullore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është bërë zakon të festohet të enjten e katërt të muajit nëntor, pra sot. Pjata kryesore padyshim që është gjeli i detit.

Në Shtëpinë e Bardhë u zhvillua ceremonia e faljes presidenciale ku Presidenti Barack Obama fali një çift gjela deti – Cobbler dhe Gobbler – duke bërë edhe disa batuta rreth rizgjedhjes së tij si president.

Gjatë ceremonisë, në Rose Garden Obama, i shoqëruar nga dy vajzat Sasha dhe Malia, mbajti një fjalim plot shaka dhe të qeshura.

“Jeta të jep një shans të dytë. Populli amerikan ka zgjedhur! Dhe këta zogj janë duke ecur përpara", tha Obama pjesëmarrësve duke qeshur.

Për herë të parë, Shtëpia e Bardhë ka sponsorizuar një garë online në faqen e Facebook-ut ku publiku amerikan vendosi se cili nga gjelat e detit do të fitonte titullin si Gjeli Kombëtar i Falenderimeve. Por presidenti Obama e fali fituesin Cobler si dhe rivalin e tij Gobler.

Tradita e ceremonisë së përvitshme të "faljes së gjelit të detit" te Shtëpia e Bardhë qëndron në origjinë tek një prej djemve të Abraham Lincoln-it ku gjeli i tij ndër më të adhuruarit kur ishte duke përfunduar në furrë, fatmirësisht shpëtoi nga thika.

Të dy gjelat Cobbler dhe Gobbler do të dërgohen për të jetuar në një fermë në Mount Vernon Estate Virxhinia, vendlinjda e George Washingtonit

Kjo ditë ka mbetur në traditën e amerikanëve si një ditë feste dhe lutjesh e falënderimesh për të mirat që ata përfitojnë gjatë vitit.

(lç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Edlir Tetova dhe Ivan Gvozdenovic, dy heronjtë e Superligës

Edlir Tetova dhe Ivan Gvozdenovic, dy heronjtë e Superligës