Qyteti Studenti Nr.2, inaugurohen godinat e rikonstruktuara, Gjiknuri: Së shpejti, nis faza e dytë

Qyteti Studenti Nr.2, inaugurohen godinat e rikonstruktuara, Gjiknuri: Së shpejti, nis faza e dytë

Inaugurimi i godinave në Qyteti Studenti nr.2

Studentët që banojnë në ambientet e Qytetit Studenti nr.2 do të përfitojnë tashmë nga dy konviktet e rinovuara rishtazi sipas parimit të efiçencës së energjisë ndërkohë që dy konviktet e tjera do të përfundojnë brenda vitit 2018.

Në ceremoninë e inaugurimit mori pjesë Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri, ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë Susanne Schutz, anëtari i bordit menaxherial të KfW Roland Siller dhe nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Andi Seferi.

Rikonstruksioni u krye në kuadër të financimit nga banka gjermane KfW me një shumë prej 6.8 milion euro. Projekti ka si qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës së rreth 1000 studentëve që jetojnë në këto konvikte nëpërmjet rinovimit të godinave përmes një sistemi të përmirësuar ngrohjeje dhe izolimi si edhe rinovimit nga e para të strukturës së brendshme të godinave duke siguruar kështu kushte më të rehatshme për studentët.

Jam i bindur se ne shumë shpejt do të vazhdojmë dhe me fazën e dytë të këtij programi kaq të rëndësishëm për eficiencën në energji që është ndërhyrja në Qytetin Studenti numër 1. Është një ndërhyrje më e madhe e cila shkon gati 10 milionë euro, pra krahas 6 milion eurove të investuara këtu, gjë që do të përbëjë stokun më të madh të investimit në fushën e eficiencës së energjisë. Realisht është një model shumë i mirë. Qeveria shqiptare i ka dedikuar një vëmendje të veçantë eficiencës së energjisë duke e konsideruar atë një burim shumë të rëndësishëm energjie sepse vetëkursimi përbën burim.

Ministri Damian Gjiknuri

Më tej, ai vlerësoi nivelin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Gjermanisë mbi të gjitha në sektorin elektroenergjetik.

Ne me Gjermaninë, me KfW-në, kemi projekte jashtëzakonisht të rëndësishme në fushën e energjetikës, pse jo edhe në fushën tjetër të infrastrukturës në ujësjellës-kanalizime. Kam kënaqësi që ti konsideroj partnerët më seriozë që ka pasur sektori elektroenergjetik dhe sektori infrastrukturës në këto fusha.

Ministri Damian Gjiknuri

Ambasadorja e Gjermanisë vlerësoi bashkëpunimin dhe produktin e arritur në këtë projekt.

Në 30 vite të bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, që ne e festojmë këtë vit, ky projekt është një model i përmbushjes së objektivave. Pra po përmirësojmë kushtet e jetesës për njerëzit, të promovojmë punësimin dhe të mbështesim Shqipërinë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian duke përmbushur dhe angazhimet ndërkombëtare.

Ambasadorja gjermane, Schutz

Përfaqësuesi i bankës KfW u shpreh gjithashtu i kënaqur për rëndësinë që kanë investimet në eficencën e energjisë dhe ajo çka po bëhet në Shqipëri.

Është një investim në të ardhmen e Shqipërisë, për brezin e ri. Jam i kënaqur që ne si KfW po japim kontributin tonë në efiçencën e energjisë. Efiçenca është në zemër të asaj çka KfW po bën në Gjermani dhe jashtë saj. Më vjen mirë që këtu po ndërtojmë një projekt pilot që mund të përdoret edhe për konvikte të tjera studentësh apo ndërtesa publike duke treguar se si mund të reduktojmë konsumin e energjisë me 50 apo 60%. Kjo është ambicioze dhe efiçenca e energjisë ka një avantazh të madh.

Roland Siller

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Andi Seferi në cilësinë e përfaqësuesit e të institucionit përfitues nga ky investim, e cilësoi atë një hapësirë europiane.

Do të doja ti uroja shumë suksese stafit dhe studentëve pikërisht në këtë pjesë Europe. I referohem pjesë Europe sepse si nga pikëpamja e ndërtimit, por edhe nga pikëpamja e funksionalitetit dhe shërbimeve të tjera aty shikoj një pikë ‘mobike’, ambientet që janë supermoderne dhe procesi i mësimdhënies i cili ka shënuar hapa përpara bën që këto student të integrohen sa më mirë në rrugën e ardhshmërisë.

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranë, Andi Seferi

Duke marrë parasysh rëndësinë që masat për eficencën e energjisë kanë për ulje e kostove dhe përmirësimin e kushteve të jetesës, qeveria gjermane, përmes KfW ka angazhuar rreth 16.5 milion euro në favor të të tilla masave në ndërtesat publike, nga të cilat 6.8 milion euro janë dhënë për konviktet e Qytetit Studenti Nr.2 ndërkohë që 9.6 milion Euro të tjera janë dhënë për rehabilitimin mbi bazën e parimit të eficencës së energjisë në konviktet e Qytetit Studenti Nr.1.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

7 orë diskutime të tensionuara Kosovë-Serbi në Bruksel! Lajçak paraqet propozim kompromisi për çështjen e dinarit! Bislimi: Përafron palët

7 orë diskutime të tensionuara Kosovë-Serbi në Bruksel! Lajçak paraqet propozim kompromisi për çështjen e dinarit! Bislimi: Përafron palët