Raporti i GRECO-s, Balla: Shqipëria ka shënuar progres në luftën kundër korrupsionit

Raporti i GRECO-s, Balla: Shqipëria ka shënuar progres në luftën kundër korrupsionit

Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla

Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla ka reaguar sot lidhur mbi Raportin e GRECO-s, ku thuhet se reforma në drejtësi ka shënuar proges dhe ky është një hap pozitiv për Shqipërinë. Gjatë deklaratës për medien, Balla ka theksuar se Shqipëria ka shënuar progres në luftën e saj kundër korrupsionit dhe se reforma në Drejtësi dhe vetting-u i gjyqtarëve e prokurorëve po jep rezultate çdo ditë.


Reforma në Drejtësi dhe vetting-u i gjyqtarëve dhe prokurorëve po jep rezultate çdo ditë.

Dje, Grupi i Shteteve kundër Korrupsionit (GRECO), mekanizëm i Këshillit të Europës që monitoron respektimin e standardeve të luftës kundër korrupsionit, botoi Raportin e Raundit të Katërt të Vlerësimit të Shqipërisë lidhur me progresin e bërë në parandalimin e korrupsionit në radhët e anëtarëve të Parlamentit, gjyqtarëve dhe prokurorëve. 

Në raport vërehet qartë se Shqipëria ka shënuar progres në luftën e saj kundër korrupsionit.

Në raportin e GRECO-s vlerësohet më së shumti progresi i Reformës në Drejtësi dhe hapat e ndërmarra për parandalimin e korrupsionit në rradhët e gjyqtarëve dhe prokurorëve. 

GRECO vlerëson si mjaft të rëndësishme pavarësinë e sistemit të drejtësisë ku tashmë roli i Presidentit të Republikës është kufizuar në emërimin formal të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë me propozimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor. 

Zhvillim tjetër pozitiv, citohet të jetë edhe funksionimi i administratës gjyqësore, që sipas raportit nuk duhet të jetë më përgjegjësi e Ministrisë së Drejtësisë, por e Këshillit të Lartë Gjyqësor. 

Hap pozitiv citohet se do të jetë edhe krijimi i Inspektorit të Lartë të Drejtësisë si autoritet përgjegjës për fillimin e procedimeve disiplinore kundër të gjithë gjyqtarëve. Kjo pavarësi e sistemit gjyqësor do të sjellë një sistem më të drejtë dhe më funksional, ku pavarësia dhe transparenca do të bëjnë që drejtësia të jetë një proces i sigurtë ndaj kapjes dhe korrupsionit.

Gjithashtu në raport vlerësohet puna e Kuvendit të Shqipërisë në miratimin e Kodit të Etikës për anëtarët e Parlamentit, miratuar në muajin Prill 2018.

Këto janë disa nga pikat kryesore ku Shqipëria ka bërë progres me hapat e ndërmarra deri më tani në sajë të reformave dhe politikave të ndjekura.

Ndërkohë që prioritetet tona mbeten çështjet ende të paplotësuara tërësisht, për përmbushjen e të cilave kemi vullnetin e plotë, por që kërkojnë bashkëpunim politik nga ana e opozitës, arësye që ka sjellë vonesa.

Në Raportin e GRECO-s vlerësohet pjesërisht puna e arritur në disa aspekte si dhe theksohet nevoja që KLGJ dhe KLP të jenë sa më shpejt funksionale. Kjo do të ndodhë sapo kandidatët për këto dy institucione themelore të drejtësisë së re të kalojnë në filtrin e Vetting-ut.

Gjithashtu GRECO thekson nevojën e miratimit të udhëzimeve praktike për zbatimin e Kodit të Sjelljes si dhe nevojën për të ndjekur zbatimin e rregullave të këtij kodi për deputetët.

Bazuar në progresin e bërë, vlerësimet dhe pritshmëritë, ne do të vazhdojmë përpjekjet tona për të përmbushur në kohë rekomandimet e GRECO-s.

Deklarata e plotë e Taulant Ballës

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dhalla: 13/07/2018 16:04

    BALLA GENJEN SI SPARTAK NGJELA.JANE KUSHERINJ KETA NE MENDIME ?? VETEM TERMETI MUND TE BEJE MBREKULLIRA NE LUFTEN KUNDER TE KORRUPTUAREVE .PO I LUTEMI ZOTIT.AMEN!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Me kokainë me vete, arrestohet 26-vjeçari në Shëngjin! Momenti kur policia e shtrin në tokë dhe i vë prangat

Me kokainë me vete, arrestohet 26-vjeçari në Shëngjin! Momenti kur policia e shtrin në tokë dhe i vë prangat