Kërkesa surprizë e prokurorëve për Markun: Na riktheni armët për vetëmbrojtje

Harta e re territoriale e vendit dhe mospërshtatja e legjislacioneve ka sjellë problemet e para, të cilat kanë prekur organin e Prokurorisë. Report Tv ka siguruar ekskluzivisht një raport të Prokurorisë së Sarandës, e cila shprehet se me ndarjen e re territoriale janë krijuar shumë probleme në hetimin e ngjarjeve kriminale në zonën e Himarës.

Sipas këtij raporti, kjo Prokurori ka tagër pjesorë me kompetencën territoriale mbi Bashkinë Himarë, çka pamundëson hetimet. Por nga ana tjetër, prokurorët në raportin e tyre shprehen se kanë bërë maksimumin për të mos krijuar konfuzion dhe apelojnë që kjo situatë të zgjidhet.
 


(Pjesë nga raporti i Prokurorëve)

Ndryshimi i hartës territoriale, ku tashmë Njësia Administrative e Lukovës është pjesë e Bashkisë Himarë dhe mospërshtatja e legjislacionit të ri ka krijuar konfuzion për kompetencën tokësore, pasi tashmë pjesë të “ish-Rrethit të Sarandës” (struktura “Rreth” praktikisht nuk ekziston më) janë brenda kësaj njësie administrative, madje dhe zona shumë pranë të qytetit të Sarandës, me orientim administrativ në Bashkinë Himarë.

Më tej, në raportin e tyre prokurorët apelojnë për zgjidhje: “Në këto rrethana është vepruar mbi bazën e praktikës shumëvjeçare, deri më tani janë evituar problemet, për shkak të zotimit tonë profesional, por kjo situatë mbetet për t’u zgjidhur në interes të punës dhe komunitetit”.

Por ky nuk është i vetmi shqetësim i këtij organi, pasi sipas raportit ekskluziv të siguruar nga Report Tv ky organ kërkon që prokurorët të ripajisen me armë dhe për këtë duhen marrë masa, pasi kjo do shërbejë për sigurinë e prokurorëve.


(Një pjesë e raportit, ku prokurorët kërkojnë ripajisjen me armë)

Ndërsa me ligjin e ri për armët, zyrtarëve publikë përfshi deputetë, gjyqtarë, prokurorë, kryebashkiakë e një pjesë tjetër të administratës civile ju hoq e drejta e armëmbajtjes.

Raporti i plotë e prokurorëve të Sarandës / klikoni që të hapet raporti

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sarandjoti: 15/04/2018 21:44

    Ceshte ai ilir hoxha,ai duhet pare per te zevendesuar Arta Markun me ato rezultate

    Përgjigju
  • gjeo-analisti-zvicer.ff: 15/04/2018 19:50

    si e kadandisi e mallkuara ps shqiperin iliro-evropiane. eshte per vajtime ti shihesh horrat pa identitet ne krye te shtetit. jo ore,edhe ne avganistan nuk eshte me situat dramatike me drejtesin. gati si ne siri.

    Përgjigju
  • Juristi-Bruxel.: 15/04/2018 16:42

    Kure te kapet shteti per fyti si nga ps,bashar al asadi,ish sllobodan millosheviçi,gadafi e sadam hyseini,gjygjetaret jesin te pa mbrojtur,dhe nirmale qe prikuroret kerkojn arme per vetm mbrojtje. tani te gjithe kane kuptuar i madh e dhe i vogel,se ps-n e krijojë rusia nepermes UDB serbe si kundershtar i demokracis dhe civilizimit shqiptar,çka e dokumenton vrapimi i edi rames pas pordhve te erdoganit. Vota ne OKB anti amerikes. bisedat sekrete bashutti kostazias per detin. Hapja e shkollave serbe dhe turke ne shqiperi. dhe rezultati ps pjella ruso-turke.

    Përgjigju
    • bledi: 15/04/2018 18:12

      ti shoku salist.... boke protest nga bruxel ik blej vez edhe miell shko ne tr puth b...en e sales ose lules

  • redi: 15/04/2018 15:17

    Kerkesa e prokuroreve dhe gjykatesve per oaishen me arme , me duket e arestesgme per vet rrezikun qe oermban ushtrimi i kesaj detyre , duke ditur natyren agresive te krimit shqiptar i shoqeruar ne shume raste dhe ne hakmarrje . Zonja Marku duhet tia jerkoj Parlamentit ndryshimin e ligjit per personat publik

    Përgjigju
  • bledi: 15/04/2018 14:21

    keni te drejt ..... ne cofte se nuk kaloni vetingun i vertetoni dikujt qe keni per padrejtesi edhe do ju vras.... ose ju ka thone SALI BERISHA TRADHETARI i Kombit shqiptar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës