Refuzimi i Cakajt, Rama: Meta vendim antikushtetues dhe argumente skandaloze, ndjesë Kosovës për këtë turp

Refuzimi i Cakajt, Rama: Meta vendim antikushtetues dhe argumente skandaloze, ndjesë Kosovës për këtë turp

Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pasi Ilir Meta refuzoi të dekretojë emërimin e Gent Cakajt ministër të Punëve të Jashtme (Lexo këtu). Meta nuk ka dekretuar as shkarkimin e Ditmir Bushatit i cili do vijojë të qëndrojë në detyrë deri në zgjidhjen e ngërçit presidencë-qeveri. Kreu i qeverisë thotë se vendimi i Metës është antikushtetues, ndërsa argumentet sipas tij janë skandaloze dhe turpëruese për institucionin. Kryeministri e mbyll reagimin me fjalët: "Ndjesë Kosovës për këtë turp".  

Refuzimi i Presidentit për dekretimin e Ministrit të ri për Europën e Punët e Jashtme, është jo vetëm antikushtetues, po edhe i turpshëm. Argumentat e dhëna nga zoti President janë të frikshme për nivelin skandaloz dhe turpëruese për institucionin. Ndjesë Kosovës për këtë turp.

Edi Rama, kryeminitër

Rama reagoi sërish për këtë cështje, menjëherë pasi Edita Tahiri, ish-ministre e Jashtme e Kosovës reagoi dhe përshëndeti vendimin e Metës. Rama tha se Tahiri u rreshtua në anën e qyqarëve që quajnë Metën vizionar. (Lexo këtu) Menjëherë reagoi Meta, që tha se për të integriteti i Kosovës është i pari, dhe kryeministri nuk ngurroi ti përgjigjej. Rama tha se Meta e trajtoi Cakajn, sikur të ishte Babalja. (Lexo këtu)  Një reagim lidhur me ngjarjen ka ardhur edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili e konsideroi mosdekretimin e Cakajt si një goditje të merituar ndaj albanofonëve. (LEXO KËTU)

Ditën e sotme, presidenti Ilir Meta Meta refuzoi të dekretojë Gent Cakajn si ministër të Jashtëm. Meta nuk ka dekretuar as shkarkimin e Ditmir Bushatit i cili do vijojë të qëndrojë në detyrë deri në zgjidhjen e ngërçit presidencë-qeveri. (Lexo këtu).

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hinglateri: 10/01/2019 16:42

    TUrpin e ngrene me buke Meta qe kur hengri fletet e bllokut ......

    Përgjigju
  • Emigrant: 10/01/2019 15:46

    Z Kryeminister jo vetem ai qe nuk duhet te vihet ne ate post, por asnje shqiptar qe ka dyshtetesi nuk duhet te marre pjese ne kabinetin qeveritar per konflikt interesi kombetar. As lul basha psh sduhet te marre asnje post qeveritar.

    Përgjigju
  • ERP: 10/01/2019 14:08

    Lere turpin dhe nivelin. Nese ke balls coje ne parlament e miratoje. Populli te ka zgjedhur ty te drejtosh vendin, keshtu qe merr pergjegjesite e tua. Le ta vendose Gjykata Kushtetuese kush e ka shkelur Kushteten me vone, ai apo ti.

    Përgjigju
    • Loran shehu: 10/01/2019 15:17

      Mir ka ber Meta shum mir smund tna perfaqsoj ky kosovari neve ne bot

  • Lodi: 10/01/2019 13:46

    O Edo , te nisi te lexoj ligjet ai zogu, se ti dhe ai do kuptoni kushtetuten dhe do hyni ne nje dimension tjeter pergjegjshmerie

    Përgjigju
  • Papi: 10/01/2019 13:43

    I bej thirrje popullit te kosoves institucioneve te kosoves qe mos te presin me kete individ

    Përgjigju
  • Tirona: 10/01/2019 13:40

    Ca pret nga cuni Janullatosit.SPAKU lale SPAKU do ti vij hakut sa gjynofe do pagujn.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale