Nga dita e nesërme pritet që çdo automjetet të cili do kalojë në Rrugën e Kombit të bëjë pagesën nga 5 deri në 10 euro vajtje-ardhje. 

Burime nga Ministria e Transporteve i thanë Report TV se "në bazë të pikës 11 të kontratës me firmën koncesionare pagimi i taksës së rrugës dhe përdorimi i autostradës do të thotë se koncesionari mbledh dhe mban të ardhurat nga taksa e rrugës. Koncesionari përdor një shesh me dy kahe për pagimin e taksës në afërsi të tunelit të Thirrës. 
Të njëjtat burime theksojnë se në bazë të kontratës kompania koncesionare mund të kishte taksimin për këtë Rrugën e Kombit që kur ka hyrë në fuqi kontrata. 

Mësohet se kompania koncesionare duke nisur nga e diela e 25 marsit do të nis testimin e sistemit për vjeljen e taksës së kalimit në këtë rrugë.

Siç shihet nga këto pamje paraditen e të shtunës kompania koncesionare ka nisur vendosjen e sporteleve në hyrje dhe dalje të tunelit të Kalimashit. 

Punimet për vënien në funksion të traut janë në fazën finale për tu testuar të Dielën.

Dhënia me koncesion të tilla rrugëve ku paguhet një taksë e caktuar është një praktikë ndërkombëtare e cila shërben për mbulimin e kostove të koncesionarit për mirëmbajtje dhe kushte më të mira të sigurisë.

Numri i personave që kanë hyrë në Shqipëri nga Kosova gjatë janarit dhe shkurtit është 140.687, me një rritje prej 16.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit kaluar.