S’dinë të ndalen! Anila Basha vjedh intervistën ekskluzive të Zylfije Haklajt për Shqiptarja.com

S’dinë të ndalen! Anila Basha vjedh intervistën ekskluzive të Zylfije Haklajt për Shqiptarja.com

Gazeta Shqiptarja.com dhe vjedhja në portalin e Anila Bashës

S'është lajm i ri që portalet shqiptare ekzistojnë, mbijetojnë dhe zvarriten vetëm në  bazë të parimit “Vidh, publiko, kliko”.

Pa kokëçarje mbi rregullat që duhet të funksionojë bota e medias, tani s’flitet më për plagjiaturë por për vjedhje. Kulmin e ka arritur sot gazetarja Anila Basha në portalin e saj.

Në një kohë kur Shqiptarja.com në web, ende s’e ka publikuar intervistën, portali i Anila Bashës e ka hedhur intervistën ekskluzive të gazetës Shqiptarja.com/print, pak orë pas botimit, online.

Bëhet fjalë për intervistën e Zylfije Haklajt, motrës së 4 vëllezërve Haklaj, e cila tregon pas 16 vitesh çfarë ndodhi në Tropojë, si edhe përplasjen me Berishën.

Intervista është zbardhur “hajdutçe”, duke shkëputur citime dhe duke ripërpunuar punën e gazetarëve të Shqiptarja.com.

Pas vjedhjes nga Anila Basha, kanë filluar vjedhjet nga portalet e tjera online, si Tema apo Pamfleti të cilat e kanë marrë lajmin copy-paste, ndërkohë Shqiptarja.com se ka hedhur akoma intervistën e plotë.

Shqiptarja.com vidhet përditë nga portalet shqiptare, që marrin “gati” lajmet e konsumit ditor, por sot vidhet një intervistë ekskluzive krijuar, shkruar e botuar nga gazeta Shqiptarja.com.

Ta quash “pirateri” online, nuk mjafton. As “citimi” nuk mjafton! Nga sot, Shqiptarja.com çdo rast si ky do ta ndjekë në rrugë ligjore, në pamundësi për të gjetur gjuhën e përbashkët në një treg mediatik pa rregulla.  

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Olsi: 30/07/2021 10:15

    Koka henkshi, po une do kisha qef te ma merrte njehere ne goje Alba

    Përgjigju
  • demo: 19/07/2018 03:11

    Kjo Anila eshte e paturp.Jo gjyq,po edhe nje dajak e ka hak.Si vete vjedh pa pike turpi punen e te tjereve?

    Përgjigju
  • Eheh: 18/07/2018 18:45

    Cfare pret nga dava ......

    Përgjigju
  • Landi: 18/07/2018 13:26

    Hidhini ne gjyq merrni milionat

    Përgjigju
  • tir: 18/07/2018 11:24

    Turp per Anilen e per te gjithe Anilat qe bejne te tilla pislleqe! Vetem padia ne gjykate u ben nder ketyre hajduteve. Jane njelloj si vjedhesit e dyqaneve apo skifterat e Bes Kallakut.Kam mbetur pa fjale kur mora kete lajm dhe pee Anila Bashen apo gazeten Tema. Kaq poshte kane rene keto gazetare?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Sulmet e Metës ndaj SPAK, Lapardhaja: Diçka ka ndjerë! Nëse është çmendur aq më keq për të

Sulmet e Metës ndaj SPAK, Lapardhaja: Diçka ka ndjerë! Nëse është çmendur aq më keq për të