Federica Mogherini, shefja për politikë të Jashtme në Bashkimin Europian, ka mbërritur në Tiranë pasditen e kësaj të marte. 

Kryediplomatja europiane do darkojë me kryeministrin Edi Rama, ndërsa takimet zyrtare do t'i nisë ditën e nesërme. Kështu, të mërkurën në orën 11:00 ajo do të zhvillojë takimin zyrtar me Ramën rreth orës 11:00 me të cilin do ketë edhe një konferencë për shtyp. 

Mogherini do ketë takime edhe me Presidentin e Republikës, Ilir Meta si dhe kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha. Gjatë takimit me Bashën pritet të jetë e pranishme edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi. 

Vizita e Mogherinit vjen pak orë pas publikimit të progres-raportit të Komisionit Europian ku rekomandohet çelja e negociatave me Shqipërinë. 

Axhenda e Shefes së BE për Politikën e Jashtme: 

E mërkurë, më 18 prill 

Ora 09:30 - Takim me Presidentin Ilir Meta

Ora 10:15 - Takim me Kryeministrin Edi Rama (Përfaqësuesja e Lartë /Zëvendës Presidentja Mogherini do të mbajë një konferencë të përbashkët për shtyp me Kryeministrin Rama (11:15-11:45) në Kryeministri).

Ora 12:00 - Takim me përfaqësuesit e opozitës (në Delegacionin e BE-së).