Shembjet për 'Unazën e Madhe', protestë edhe në Shkozë, deputetët e PD përplasen me inspektorin e IKMT-së (Video)

TIRANË- Banorë e Shkozës, sikurse ato të 'Astirit', janë ngritur në protestë për projektin e 'Unazës së Madhe', duke akuzuar se nuk është zbatuar gjurma e vjetër në planifikimin e këtij projekti. Teksa shprehen se ende nuk ka ardhur një ekspert për të vlerësuar banesat që do të bien 'pre' e shembjes, ata theksojnë se kërkojnë dëmshpërblimin që sipas tyre u takon.

‘Ne kërkojmë nga ARRSH që të gjejë një zgjidhje. Tre herë ka ndryshuar ky projekt. Herën e parë nuk na kapte. Nuk jemi kundër rrugës, por duam lekët për banesat. Nuk ka ardhur një ekspert që të vlerësojë banesat. Po na çojnë në vetëgjyqësi.Nuk ka psikolog që shëron këto familje. Nëse do të ishte zbatuar gjurma e vjetër nuk do të ishte prishur asnjë banesë’, u shpreh njëri prej banorëve. 

Edhe në Shkozë është hasur prania e deputetëve demokratikë, e konkretisht ajo e deputetit demokrat Aldo Bumçi e Grida Dumas. Madje, vet kjo forcë politike ka postuar në llogarinë e saj zyrtare në "Facebook" një video ku shfaqet njëri prej banorëve duke thënë se projekti është bërë vetëm për përfitim parash. Ai i bën thirrje më tej kryeministrit Edi Rama që ky i fundit ta vendosë dorën në zemër për banorët e Shkozës dhe t'i bëjë gjërat zyrtare, duke sjellë ekspertët për rivlerësimin e banesave. Jo shumë larg momentit kur ky banor u shpreh për mediat, deputetët demokratë u konfrontuan me inspektorin e IKMT-së, Fatmir Meta. 

VIDEO e publikuar në faqen e PD-së në Facebook

Vet banorët të cilët kanë dalë për të protestuar, kanë pohuar për Report Tv se banesat i kanë të palegalizuara. Ata janë shprehur se ndonëse kanë kërkuar që banesat e tyre të legalizohen, ALUIZNI iu ka thënë se kjo gjë është e pamundur. Më tej, ata kanë rrëfyer se banesat janë ndërtuar në vitet 97-98, fill pas blerjes së truallit me para në dorë nga persona të tjerë. 

IKMT e nisi aksionin për shembjen e banesave në Shkozë më datë 26 nëntor. (Lexo këtu) Por nëse në Shkozë preken 16 objekte, në zonën e  "Astirit" preken  317 banesa. Një pjesë e banorëve të kësaj zone, që i kanë shtëpitë dhe bizneset e palegalizuara, janë ngritur në protestë prej 30 ditësh për të kundërshtuar projektin. Protesta është shtrirë edhe në sheshin "Shqiponja", tek "Unaza e Re", para Bashkisë të Tiranës dhe përpara Kuvendit. Kjo e fundit është cilësuar si protesta më e dhunshme e këtyre banorëve, pasi solli plagosjen e 15 efektivëve dhe 3 qytetarëve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:10
Çfarë ndodhi sot në protestën e banorëve të Shkozës
Ora 12:45
Protesta në Shkozë për 'Unazën e Madhe'/ Inspektori i IKMT i kundërvihet deputetëve demokratë: Kostumet tuaja kushtojnë sa banesat

Protesta e banorëve në Shkozë ka patur mjaft tension midis punonjësve të IKMT-së dhe deputetëve të Partisë Demokratike.

Këta të fundit, sikurse përgjatë 30 ditëve, kanë dalë përkrah banorëve të cilët po kundërshtojnë gjithnjë e më shumë projektin "Unaza e Madhe".

Në një moment, dy deputetët demokratë, Grida Duma dhe Aldo Bumci janë konfrontuar me punonjësit e IKMT-së si dhe me inspektorin e saj, Fatmir Meta. Teksa deputetët paralajmëruan që punonjësit e IKMT-së nuk do të mund të shembin dot banesat, inspektori Fatmir Meta iu kthye duke i kërkuar të bëjnë tjetër kund politikë e jo me "hallexhinjtë", pasi kostumi i tyre kushton sa banesat rreth të cilave po zhvillohet protesta.

Në shtator të këtij viti, inspektori i IKMT-së, Fatmir Meta kërcënoi deputetin demokrat Agron Shehaj për prishjen e 9 bizneseve, lokale dhe hoteleve në Jalë. Asokohe, Partia Demokratike doli në një deklaratë për shtyp dhe deklaroi se emri i Fatmir Metas është dërguar në Prokurori.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sula: 03/12/2018 20:40

    Aman si mund te debatosh me Griden mer zot Duhet tja haje buzen fare

    Përgjigju
  • Altintop: 03/12/2018 18:22

    Po te isha kryeinspektori IKMT-se do lija takim koke me koke me Griden... pa dyshim qe do kishim gjetur zgjidhje...

    Përgjigju
  • Ehhhh: 03/12/2018 17:39

    Ama paska vajt grida, shpetuat ju. Sidomos me tere ato rroba e canta te shtrenjta

    Përgjigju
  • Populli: 03/12/2018 16:55

    I zgjidh Grida te gjitha ,mos u merzisni ju banore,tani e keni zgjidhjen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Intifada e Ilir Metës kundër SPAK

Mero Baze: Intifada e Ilir Metës kundër SPAK