Vrasja në Dibër/ Dy vëllezërit goditën me thikë të riun, njëri në pranga, tjetri në kërkim (Emrat)

Policia e Shtetit ka arrestuar 3 persona, të përfshirë në vrasjen e të riut 36-vjeçar në Arras të Dibrës. Policia njofton se janë arrestuar babë e bir, pronar të lokalit ku ndodhi ngjarja pasi akuzohen për moskallëzim krimi, si edhe njëri nga autorët e ngjarjes. Autori kryesor i ngjarjes, Aleksandër Balla, është shpallur në kërkim, ndërsa i vëllai, Vangjel Balla, 20 vjeç është arrestuar. Të dy vëllezërit kanë vrarë me thikë 36-vjeçarin I.Z brenda lokalit në Arras.

Janë arrestuar edhe Sami Lusha e Blerim Lusha, babë e bir, pasi vrasja ka ndodhur në lokalin e tyre. Burime për Report Tv, bëjnë me dije se 23-vjeçari Aleksandër Balla, autor i ngjarjes, është ende i lirë. I riu që humbi jetën rrugës për në spital, një 36-vjeçar i identifikuar si I.Z, dyshohet se u përlesh me autorët të cilët më pas e goditën me thikë. Nuk dihen ende të dhëna mbi identitetin e të riut të vrarë, apo shkaqet e konfliktit që i mori jetën.

Njoftimi i plotë

Policia arreston njërin nga autorët e dyshuar të vrasjes.

Gjithashtu arrestohen babë e bir, pronarë të lokalit ku ndodhi ngjarja për mos kallzim krimi

Shpallet në kërkim autori kryesor i ngjarjes .

Sekuestrohen nga grupi hetimor një sërë provash që çuan në zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes.

Nga specialistët për hetimin e Krimeve u arrestuan në flagrancë shtetasit :

Vangjel Balla, 20 vjeç, banues në fshatin Muhur.

Sami Lusha, 56 vjeç, banues në fshatin Arras, 

Blerim Lusha, 25 vjeç, banues në fshatin Arras.

Nga veprimet hetimore të kryera nga grupi i posaçëm i hetimit, i ngritur për zbardhjen e vrasjes së ndodhur në orët e mbrëmjes të datës 30.09.2018, dyshohet se shtetasi Aleksandër Balla (i shpallur në kërkim), gjatë një konflikti për motive të dobëta në lokalin e shtetasit Sami Lusha në fshatin Arras në bashkëpunim me vëllain e tij Vangjel Balla( i arrstuar) kanë vrarë me thikë shtetasin I.Z, 36 vjeç, banues në fshatin Sinë, njësia Administrative Arras.

Nga veprimet e kryera dyshohet se shtetasi Sami Lusha dhe djali i tij Blerim Lusha , në bashkëpunim me njëri tjetrin nuk kanë kallzuar për rrethanat e krimit.

Materialet hetimore do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Dibër për Vangjel e Aleksandër Ballën për veprën penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 78 dhe 25 Kodit Penal, dhe për shtetasit Sami dhe Blerim Lusha për veprën penale “Moskallzim krimi’, kryer në bashkëpunim , parashikuar nga nenet 300 dhe 25 të Kodit Penal.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:07
Foto-Ja makina me të cilën u largua autori i vrasjes në Dibër, thika me të cilën vranë të riun

Shqiptarja.com ka siguruar foto të makinës së njërit prej autorëve të vrasjes së 36-vjeçarit, mbrëmjen  e djeshme në një lokal në Arrës të Dibrës. Në foto është një mjet i bardhë, tip Furgon, me të cilin Aleksandër Balla u largua nga vendi i ngjarjes.

Brenda makinës, në njërën nga “xhepat” e dyerve anësore, është gjetur edhe thika me të cilën dyshohet se është kryer vrasja e të riut.Aleksandër Balla është ende në kërkim, ndërkohë që për vrasjen janë arrestuar 3 persona, vëllai i Ballës, Vangjeli, i cili akuzohet për vrasje në bashkëpunim dhe 2 pronarët e lokalit ku ndodhi vrasja. Pasi u largua nga vendngjarja, Balla e la makinën dhe më pas është larguar drejt malit.

Thika me të cilën u krye vrasja
/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 01/10/2018 10:42

    Neandërtalë

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë