Siguria ushqimore, zv.ministri i Bujqësisë Kote: Shqiptarët nuk po helmohen

Shqiptarët nuk po helmohen nga ushqimet e pakontrolluara. Garancinë e ka dhënë zëvendësministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Dhimitër Kote sot në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV ku u diskutua pikërisht për alarmin e shkaktuar nga prania e substancave të dëmshme tek prodhimet bujqësore.

Shqiptarët e them me kopetencë, nuk po helmohen. unë jam një konsumator si ata bashkë dhe nëse do ndodhte një gjë e tillë nuk do rrija më në këtë punë. Unë nuk mund të vras veten, nuk mund të vras askënd. Kuptohet raste të veccanta e sporadike ka si në ccdo sektor, por është në objekt dhe në vëmendje të ministrisë dhe ministrit dhe gjithë punës tonë që realisht të jemi të ndërgjegjshëm që produktet tona të jenë sa më konkurente dhe sa më të sakta për shqiptarët.

Dhimitër Kote, Zv.ministër i Bujqësisë

I pyetur ndërkaq nëse Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare (ISUV) ka laboratoret apo kapacitetet e duhura për të kryer të gjitha analizat e nevojshme për të gjurmuar substancat e dëmshme si nitratet dhe nitritet, zëvendësministri Kote deklaroi se laboratoret në vend janë të certifikuar ndërkombëtarisht për të kryer 16 analiza të njohura ndërkombëtarisht.

ISUV është një nga laboratorët ku ne i kemi përqëndruar të tëra dhe bëhen pjesa më e madhe e analizave që bëhen në vendin tonë. Është një laborator bashkëkohor, ka qenë dhe vazhdon Trupa e komunitetit Europian ti ccertifikojë. Ne kishim 8 analiza të akredituara. Ne i bëjmë të gjitha analizat, janë të gjitha brenda proceduarve që ne bëjmë, por që të jesh I akredituar nga trupa e Komunitetit Europian duhet të kesh disa kushte. Ne kishim 8 analiza deri në 2016-ën , tani kemi 16 analiza që I kemi të akredituara dhe të njohura. Këtu kryhen të gjitha analizat, por të akredituara dhe që ti njohin ndërkombëtarët janë 16 analiza dhe 51 matrica. Laboratori ynë është I gatshëm të bëjë analizat e ccdo lloji produkti, mbetjeje të nitriteve, pesticideve dhe të kafshëve komplet.

Dhimitër Kote, Zv.ministër i Bujqësisë

I vënë përballë reagimit të qytetarëve, që ndjehen të frikësuar dhe të pasigurt për ushqimet që konsumojnë, u shpreh se është shumë pozitive që shqiptarët po ndërgjegjësohen.

Unë këtë zhurmë e quaj si një gjë positive dhe jo si një skandal. Kjo është pjesë e punës dhe e luftës sepse shqiptarët kanë filluar dhe kanë kuptuAar që duhet të hanë me mendje dhe jo me stomak. Ky është një tregues shumë I mirë edhe I rritjes së prodhimit bujqësor. Sa për shalqinin, duhet ta kuptojnë të gjithë qytetarët që sot në botë nuk ka shalqi direkt , do me thënë nuk merret fara, mbillet dhe prodhohet shalqini që hanim dikur. Në gjithë botën, sot shalqini shartohet me kungull. Është një bakter, një sëmundje që quhet fusariozë, e cila nëse mbillet shalqini 3 vjet rresht me veten e tij, në tokë qëndron dhe dimëron kjo sëmundje që është si puna e trompozës që bllokon qarkullimin e lëngjeve tek bima. Kështu që sicc themi që dardha shartohet me gorricë apo ftua, mandarina shartohet te nërënxa, edhe shalqini shartohet dhe kemi një shije tjetër nga shalqini I dikurshëm. Sot ushqimet prodhohen në serë , që ndryshon nga shija e produkteve që prodhohen në tokë megjithëse I afrohet origjinalitetit të tyre. Bujqësia në të gjithë botën sot është e industrializuar. Dua të them që shalqini dhe produkte të tjera janë të kontrolluara, janë brenda standarteve.

Dhimitër Kote, Zv.ministër i Bujqësisë

Bashkë me zëvendësministrin e Bukqësisë  Kote në studion e emisionit "Rreze Dielli" ishte edhe Agronomi Zef Gjeta i cili u shpreh gjatë bisedës se konsumatorët duhet të dallojnë mungesën e shijes me të dëmtuarën.  Sipas agronomit, pesticidi nuk ka lidhje me shijen.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • I pa besushmi: 14/09/2018 15:31

    Turp te kini mor I korruptuare;vetem kushtet higjeno sanitare te tregut fruta perimeve flasin te kunderten mor I KORRUPTUARE! Qysh lejon ky zv.minister tregetine e fruta perimeve ne kushte mesjetare ku minjte e kanaleve lozinbi arkat e fruta perimeve?????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Dritëhijet e amnistisë! Vonesa prej magjistratëve dhe mungesa e listës zyrtare nga burgjet, ILD nis verifikimet

Dritëhijet e amnistisë! Vonesa prej magjistratëve dhe mungesa e listës zyrtare nga burgjet, ILD nis verifikimet