Skandali me pronat, si u arrestua në lokalin e tij ish-deputeti i PS-së, Arben Ndoka me vëllanë

Skandali me pronat, si u arrestua në lokalin e tij ish-deputeti i PS-së, Arben Ndoka me vëllanë

Arben Ndoka

Lezhë- Pas arrestimit të Arben Çukos për korrupsion në Burgje, në prangat e policisë ka rënë edhe ish-deputeti i Partisë Socialiste, Arben Ndoka.

Burime për Report Tv dhe Shqiptarja.com bëjnë me dije se Ndoka është arrestuar në lokalin e tij në qendër të Lezhës. Lokali ka qënë i mbyllur për shkak të disa rikonstruksioneve që po kryheshin. Lokali ndodhej në qendër të qytetit, pranë obeliskut.

Për arrestimin e tij në qytetin e Lezhës kanë mbërritur dy furgona të forcave RENEA. Së bashku me ish-deputetin, është prangosur pasditen e sotme Xhevahir Ndoka, vëllai i ish-deputetit dhe disa persona të tjerë emrat e të cilëve ende nuk dihen.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Arsenali 'shuplakë' Chelseat, e shkërmoq 5-0 në Londër! 'Topçinjtë' në krye të Premier League

GOLAT/ Arsenali 'shuplakë' Chelseat, e shkërmoq 5-0 në Londër! 'Topçinjtë' në krye të Premier League