POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Sondazhet për këngën e Jonida Maliqit në Eurosong 2019, komentuesit: Versioni përfundimtar i 'Ktheju tokës', në shqip

Jonida Maliqi

Kënga “Ktheju tokës” e Jonida Maliqit u zgjodh fituese e sondazheve, që u zhvilluan në faqen e wiwibloggs para se të fitonte çmimin e parë në edicionin e 57 -të Festivalit të Këngës. Ndërsa, vetëm gjatë finales së madhe në festivalin e fundvitit kënga e Maliqit u vlerësua, si kënga më popullore për shqiptarët, duke qenë në krye të tabelës së rezultateve.

Gjatë muajve të ardhshëm kënga do t’u nënshtrohet edhe përgatitjeve të tjera, siç është regjistrimi i saj një studio prestigjioze, megjithatë një gjë është e sigurt nga Jonida Malqi, se kënga do të këndohet në gjuhën shqipe.

E kompozuar dhe e shkruar nga Eriona Rushiti, e orkestruar nga Enis Mullai "Ktheju tokës" përkthehet përafërsisht në "Kthehuni në Tokë" dhe flet për përpjekjet e shqiptarëve drejt emigracionit.

Duke folur për wiwibloggs përpara përfundimit, Jonida e bëri të qartë se është prekur nga tema. Ajo është shprehur se: "Emigracioni për ne ka qenë shumë i vështirë, ndërsa motra ime jeton në Qipro. Ndoshta, në çdo familje shqiptare kemi dikë jashtë vendit tonë. E ndiej dhe e ndjejnë, kjo këngë është emocioni im”.

Kënga e saj është e përshtatshme, duke pasur parasysh ngjarjet e fundit në Evrovizion; në vitin 2018 diaspora shqiptare pati një ndikim të madh në konkursin e këngëve. Përveç Eugent Bushpepës, i cili arriti të mbërrijë në vend të njëmbëdhjetë, dy talente të tjerë të lindur në Shqipëri arritën në 5 pesëshen e parë më të mirë me shënimet e lavdëruara në mënyrë kritike. Ata ishin Ermal Meta, që përfaqësoi Italinë dhe Eleni Foureira, Qipron (të cilët, rastësisht, ishin të dy të lindur në qytetin e Fierit).

Disa nga këngët që janë përkthyer në gjuhën angleze shkruajnë në “wiwibloggs” nuk kanë pasur sukses, siç është “Imazhi yt” nga Anjeza Shahini. As përzierja e gjuhës nuk ka shumë sukses.

Para "Mallit" të Eugentit, në vitin 2013 patën "Identitet", të Bledar Sejkos e ndjekur nga hyrja e tyre më e mirë deri më sot, "Suus", emocionalisht e ngarkuar, që arriti deri në vendin e pestë në Baku.

Pyetjes se në çfarë gjuhe duhet të jetë kënga e Jonidës për të arritur potencialin e saj të plotë për Tel Avivin, në gjuhën shqipe apo në anglisht, komentuesit në “wiwibloggs” u janë përgjigjur me disa versione.

Disa prej komentuesve kërkojnë që gjuha mos të ndryshohet, pasi kuptimi i këngës do të dobësonte mesazhin e saj. Por ka edhe komentues që mendojnë se do të ishte shumë mirë, që kënga të jetë në dy versionet, shqip dhe anglisht, vetëm për të parë më shumë reagimin e publikut. Ndërsa, për versionin përfundimtar komentuesit shprehen që kënga të jetë shqip.

Megjithatë, përpos dëshirës së artistëve për gjuhën, me të cilën prezantohet kënga në Eurovizion, mbetet ende edhe konfirmimi zyrtar i Radio Televizioni Publik Shqiptar.

a.s.
Komento