Sot dialogu Prishtinë-Beograd
temat për të cilat do të diskutohet

Sot dialogu Prishtinë-Beograd<br />temat për të cilat do të diskutohet<br>
Në Bruksel sot do të vazhdojnë negociatat Beograd-Prishtinë. Delegacioni serb do të udhëhiqet nga shefi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriç. Tema të diskutimit janë; marrëveshja për asociacionin serb, energjetika, ura në Mitrovicë, liria e lëvizjes dhe integrimi i menaxhimit të kalimeve kufitare.

Diskutimet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës do të mbahen në ndërtesën e Shërbimeve Evropiane për Punë të Jashtme. Është parashikuar që negociatat e tilla të vazhdojnë deri më 21 mars, sipas Indeksonline.

Dialogu i mëparshëm ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës në nivel teknik, me ndërmjetësimin e BE, u mbajt në fund të muajit shkurt, pas më shumë se një viti pauzë.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

FNSH dhe policia kontrolle blic në Fushë Krujë (Video)

FNSH dhe policia kontrolle blic në Fushë Krujë (Video)