Sulm me thikë në një kopësht në Kinë, të paktën 14 fëmijë të plagosur

Sulm me thikë në një kopësht në Kinë, të paktën 14 fëmijë të plagosur

Foto nga momenti i sulmit me thikë në kopshtin në Kinë

Një sulm me thikë ka ndodhur paraditen e sotme në një kopësht në Kinë ku të paktën 14 fëmijë rezultojnë të kenë mbetur të plagosur. “CNN”, shkruan se një 39-vjeçare me një thikë kuzhine ka sulmuar fëmijët e kopshtit në provincën Chongqing.

Sipas të njëjtave burime, roja e kopshtit bashkë me pjestarë të tjerë të stafit kanë neutralizuar 39 vjeçaren  e cila me veprimin e saj ka shokuar të gjithë zonën. Gruaja i sulmoi fëmijët në momentin që po ktheheshin nga ora e edukimit fizik, pasi kopshti i fëmijëve ku ka ndodhur ngjarja nuk ka një oborr të jashtëm për zhvillimin e orës përkatëse dhe mësimi zhvillohej në një park aty pranë.

Kalimtarë të rastit dhe banorë te zonës janë munduar ta ndalojnë agresoren, madje edhe duke e dhunuar fizikisht 39-vjeçaren.

Banorët shprehen se janë të shqetësuar për sigurinë në kopshte, pasi ky është një rast i përsëritur. Kujtojmë që në muajin prill të këtij viti një 28-vjeçar sulmoi një shkollë të mesme në provincën e Shaanxi duke lënë të vdekur 9 stundentë. 28-vjecari u dënua me vdekje nga autoritetet vendase pas krimit të kryer.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Kremlini: Nuk kërcënojmë Europën, por duhet të biem dakord se si do të jetojmë

Kremlini: Nuk kërcënojmë Europën, por duhet të biem dakord se si do të jetojmë