'Të hëngërt mortja’, Bleona tregon si i erdhi policia në hotel: Kontrolluan gjithë dhomën

'Të hëngërt mortja’, Bleona tregon si i erdhi policia në hotel: Kontrolluan gjithë dhomën

Këngëtarja Bleona Qereti

Bleona Qereti është një nga këngëtaret më të përfolura në showbizin shqiptar, pavarsisht se prej kohësh ajo e ka ndërtuar jetën e saj në Amerikë. Këngëtarja herë pas here tregon ndonjë histori shumë interesante, ku nuk mungojnë as të qeshurat.

E ftuar në “Xing me Ermalin”, Qereti tregoi se si gabimisht ishte përballur me policinë në Amerikë.

Kisha 25-vjetorin dhe u nisa me mamin për të festuar në Amerikë dhe konkretisht në Miami, Florida. Dhe në momentin që u futëm në hotel, donim të lajmëronim babin që kemi arritur. I rashë recepsionit dhe i kërkova të më ndihmonte se si të lidhesha me Shqipërinë. Pasi më sqaroi që duhet të shtypja 011, që të dilja në linjën internacionale dhe më pas prefiksin shqiptar unë e mbylla me recepsionin dhe shtypa 911 në vend të 011. Dhe marrë një përgjigje të tillë “911 cila është emergjenca juaj”. Unë e mbylla dhe nuk i sqarova asgjë,”- tha Bleona.

Më tej këngëtarja vijoi: “Pasi u sqarova me babin që ishim mirë, për 15 minuta ra dera. Hapa derën dhe shof tre policë që më thonë:Kemi marrë një telefonatë emergjence!

Pavarësisht se unë u shpjegova që nuk kisha asnjë lloj emergjence, ata nuk largoheshin pa e kontrolluar gjithë dhomën, pasi mendonin se dikush po më kërcënonte. Në fund e kuptuan që ishte thjesht një ngatërresë e dy personave që nuk kishin lidhje me Amerikën,”- përfundoi duke qeshur Bleona.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm