Tendenca më e re e gjelbër, kopshte
në shishe mbi tryezën e shtëpisë

Tendenca më e re e gjelbër, kopshte<br />në shishe mbi tryezën e shtëpisë<br>

Nëse ke dështuar në detyrën për t’u kujdesur për lulet dhe bimët e tjera (përfshi kaktusin), mos u dëshpëro. Ekziston një zgjidhje dhe për ata që nuk kanë kohë për t’i kushtuar një kënd gjelbërimi natyror shtëpisë së tyre.

Këtë e shpjegon një një libër i ri të botuar nga “L’Ippocampo” që rrëfen tendencën “green” të momentit dhe që quhet “terrarium”, që janë në fakt peizazhe në miniaturë të rikrijuara nën xham.

Një ekosistem që nuk thahet, tkurret një herë në vit dhe vaditja lypset rrallëherë.

Janë këto sekretet e suksesit të këtyre instalimeve vegjetale, që janë një alternativë e vlefshme ndaj bimëve klasike të apartamentit me dallimin që botërat e vogla natyrore në shishe janë autonomë, ndaj ato rriten edhe nëse ne nuk bëjmë (thuajse) asgjë.

Si është e mundur kjo? Gjatë ditës nëpërmjet fotosintezës bimët prodhojnë oksigjen, ndërsa natën kondensimi bie në dhe duke ruajtur lagështinë e duhur.

Në manualin “Terrarium – Bota vegjetale nën xham” Anna Bauer dhe Noam Levy kanë përgatitur 33 projekte.

Sikur të ishin receta, hap pas hapi, ata ilustrojnë si t’i realizosh vetë: që nga lista e të gjitha varieteteve më të përshtatshme te gama e gjerë e materialeve vegjetale dhe minerale që shërbejnë për t’i pasuruar përbërjet.  

Autorët janë themeluesit e atelier-boutique Green Factory në Paris dhe janë të specializuar në copëza dheu me bimë.

Nisma e tyre lind nga dëshira për të plotësuar nevojën e atyre që jetojnë në qytet për ta ekuilibruar jetën urbane me natyrën.

terrarium

terr1

terr

terr

Disa shembuj bimësh në kavanoz dhe kopertina e librit që i trajton

s.k/Shqiptarja.com

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Studentët e Universitetit Stanford vizitë në Tiranë, takohen me Ramën

Studentët e Universitetit Stanford vizitë në Tiranë, takohen me Ramën