Tërmet i fortë në Greqi, lëkundjet ndjehen edhe në Shqipëri e Kosovë

Tërmet i fortë në Greqi, lëkundjet ndjehen edhe në Shqipëri e Kosovë

Foto ilustruese

Një i tërmet i fortë me magnitudë 5.1 ballë ka lëkundur Greqinë mëngjesin e ditës së sotme, ndërsa lëkundjet janë ndjerë edhe në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. Epiqendra e tërmetit ka qenë në Trikala pranë Athinës, 10 km thellësi me orën lokale greke 10:12 minuta, por lëkundjet sizmike janë ndjerë në disa qytete të Shqipërisë, Vlorë, Fier, Korcë, por edhe në Kosovë dhe Maqedoni. 

Nga të dhënat e para, sipas gazetarëve të Report Tv në qytetet ku është ndjerë tërmeti nuk ka dëme materiale apo të lënduar. Në muajt e fundit Shqipëria është goditur nga disa tërmete me epiqendër në Burrel, Gjirin e Lalzit, Vlorë, Elbasan, por që është ndjerë edhe në qytete të tjera, ndërsa janë dëmtuar disa banesa. Tërmeti më i fortë ishte ai i 12 gushtit me epiqendër në Mat me magnitudë mbi 5 ballë, ndërsa u dëmtuan shumë banesa.


Zona ku ra termeti ne Greqi

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës