‘Tha po, shihemi në dasmë’/ Propozimi për martesë në ‘Elbasan Arena’

‘Tha po, shihemi në dasmë’/ Propozimi  për martesë në ‘Elbasan Arena’

Propozimi për martesë në stadiumin ‘Elbasan Arena’

Në Elbasan është zhvilluar ndeshja miqësore mes Shqipërisë dhe Norvegjisë, ndërsa interesimi i tifozëve ka qenë shumë i vogël, ndryshe nga herët tjera, kjo e ndikuar nga kushtet atmosferike, por edhe fakti që vijon bojkoti i tifozëve kuqezinj.

Megjithatë ndeshjen e ka shfrytëzuar njëri nga tifozët kuqezinj të ekipit kombëtar për një propozim për martesë. Në fillim të ndeshjes ai kishte vendosur disa pankarta “A je gati? Mendohu mirë?" Dhe përgjigja e vajzës ka qenë pozitive “Tha Po” Shihemi në dasmë” shkruhej në to.

Pankartat ishin vendosur nga njëri prej tifozëve kuqezinj i ndihmuar nga disa të tjerë, pasi grupimi vijon që të bojkotojë ndeshjet e kombëtares për shkak të përplasjeve me FSHF-në dhe Dukën që nga ndeshja e edicionit të kaluar me Izraelin.




Propozimi për martesë në stadiumin ‘Elbasan Arena’

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Kristen Stewart është gati të ketë një fëmijë më të fejuarën e saj

Kristen Stewart është gati të ketë një fëmijë më të fejuarën e saj