Tmerrohen spektatorët, ariu i murrmë sulmon kujdestarin gjatë shfaqjes në cirk/VIDEO

Tmerrohen spektatorët, ariu i murrmë sulmon kujdestarin gjatë shfaqjes në cirk/VIDEO

Shfaqja në cirk në Rusi

Një cirk i mbushur me qindra mysafirë shumica prej tyre fëmijë, po ndiqnin nga afër shfaqjen me ariun e murmë, kur papritmas kafsha e egër sulmoi kujdestarin e tij.

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në Rusi, ndërsa të pranishmit të pushtuar nga frika filluan të bërtasin kur ariu iu vërsul kujdestarit gjatë shfaqjes në një fshat në rajonin Volgograd.

Edhe pse kolegët u munduan ta rrahin ariun duke shpresuar se do ta lëshojë burrin e gjorë, ariu dukej i vendosur që ta lëndojë. Megjithatë, pas disa sekonda ai u dorëzua kur pandërprerë e godisnin në kokë me shkopinj.

Për fat të mirë kujdestari i ariut që e sulmoi, raportohet se i ka shpëtuar më të keqes me vetëm disa gërvishtje të lehta. Megjithatë, duhet të shërbej si leksion për herët tjera që të mos i zë edhe aq shumë besë ariut.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 19/06/2018 09:58

    Ta kishte shqyer atë dhe dy të tjerët që e rrihnin kafshë e gjorë që më në fund të kuptohet se shfaqet me kafshë duhet të ndalohen me ligj. Imagjinoni sa i torturojnë që ato të bëjnë gjëra kundër vullnetit të tyre. Njeri bajga u krijua të mos jetë bajgë por të përkujdeset për kafshët dhe jo ti dhunojë prandaj, edhe njehere, ti kishte shqyer që të tre!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Me kokainë me vete, arrestohet 26-vjeçari në Shëngjin! Momenti kur policia e shtrin në tokë dhe i vë prangat

Me kokainë me vete, arrestohet 26-vjeçari në Shëngjin! Momenti kur policia e shtrin në tokë dhe i vë prangat