Turizmi/ Klosi: 44% më shumë turistë në shtator se vitin e kaluar, na duhet një filozofi e re

TIRANË- Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi, në një Konferencën Kombëtare të Turizmit ka thënë se muaji shtator i këtij viti ka 44% më shumë turistë sesa shtatori i vitit 2017. Ministri Klosi ka thënë se janë marrë një sërë masash për të garantuar se vitin e ardhshëm do të ketë një numër më të lartë turistësh.


Rritja me 34 % në janar, 27% në gusht apo 44% në shtator dëshmon të dyja anët e medaljes, e para që kemi pasur mundësi që të ecim shumë mirë dhe e dyta sesa shumë mundësi të tjera kemi ne që të kemi një sfidë të vërtetë në turizmin shqiptar. Ne arritëm të ndërtonim task forcën në të gjitha qarqet e shqipërisë, të ngrinim listën e madhe të problemeve për të kuptuar poblemet. Ne së bashku me përfaqësuesit e task forcës, me të gjitha institucionet qëndrore që nga forcat e rendit, përfaqësues të ministrisë së Shëndetësisë, të Bujqësisë, Kulturës dhe shumë aktorë të tjerë ja dolëm për të punuar për standardet e turizmit këtë vit në Shqipëri. A ja dolëm? Pa dyshim problematikat janë të mëdha. Sot, nuk jemi për të folur ne si institucione shtetërore, por për të dëgjuar opinionet dhe mendimet që kanë ata që e bëjnë biznesin e turizmit drejtpërdrejt. Jemi për të mbajtur shënime për të korrigjuar problematikat që do të ngrini ju për një rast në sarandë, një në vlorë, një shqetësim në durrës një problematikë në velipojë, shëngjin. Çfarë bëhet në alpe? Në korçë? Në Dibër? Si mundet të ndërtojmë një filozofi për turizmin? Çfarë duhet të bëjmë të gjithë së bashku për të ndërtuar një skemë të re. Janë 365 masa, që ne kemi listuar për të ndërtuar në 4 shtyllat e turizmit detyrat e reja për vitin e ardhshëm.

Blendi Klosi, ministër i Mjedisit dhe Turizmit

Klosi ka folur edhe për pyetjet e bizneseve, operatorëve turistikë dhe qytetarëve lidhur me standartet e turizmit në Shqipëri. Klosi ka thënë se institucionet janë të hapura për të dëgjuar propozimet e qytetarëve.

Çfarë do bëjmë me standardet? Çfarë bëhet me rregullat që kanë të bëjnë me guidat? Çfarë do bëjmë për sa i përket strukturave në të gjithë pjesën e menaxhimti të politikave të turizmit? Çfarë duhet të realizojmë ne për të krijuar një filozofi të re që do të na orjentojë drejt një turizmi me më shumë standarde dhe cilësi në shërbime? Ku e keni ju shqetësimin më të madh? Kjo është pyetja!

Blendi Klosi, ministër i Mjedisit dhe Turizmit

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Thomas Brdaric thotë fjalët e parë pas rikthimit te Vllaznia: Të 'marrim hak' kundër Egnatias, kopjojmë Leverkusenin

Thomas Brdaric thotë fjalët e parë pas rikthimit te Vllaznia: Të 'marrim hak' kundër Egnatias, kopjojmë Leverkusenin