POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Të gatuajmë me Zonjën Vjollca/ Role e shpejtë me djath e proshutë dhe Supë me kungull e kos

Receta e parë: Role e shpejtë me djath dhe proshutë

Përbërësit:

1 petë sfoliatë

175 gr krem djathi

200 gr proshutë e pjekur

60 gr djath pice

1 të verdhë veze

2 lugë gjelle susam

Si fillim ndezim furrën në temperaturën 200 gradë Celsius. Hapim petën dhe e vendosim mbi një picetë . E lyejmë komplet sipërfaqen me krem djathi.

Presim proshutën në fije (shirita të hollë) dhe e shpërndajmë atë në të gjithë sipërfaqen mbi djathin e shkrirë.

Grijmë hollë përsëri pak djath pice mbi proshutë. Me ndihmën e picetës e rrotullojmë petën duke formuar një role.

E presim rolenë në 6 ose 8 pjesë dhe i vendosim në një tavë ku kemi shtruar letër pjekje.

Lyejmë pjesët sipër me të verdhë veze dhe i spërkatim me pak susam. Vendosim tavën në furrë në temperaturën 200 gradë për 25 minuta.

Receta e dytë : Supë me kungull dhe kos

Përbërësit

400 gr kungull i njomë

1 lugë e gjysëm miell

400 gr kos

400 ml lëng perimesh ose pule

2 lugë gjelle fara kungulli

2 lugë gjelle kopër

40 gr gjalp

Vaj për skuqje

Kripë dhe piper i zi

Përgatitja

Lajmë dhe thajmë kungullin dhe e pastrojmë atë nga farat , më pas e presim në shkopinj të hollë ( në fije )

Në një tigan ngrohim vajin dhe skuqim lehtë kungujt e prerë në shkopinj. I skuqim ato duke mos i dhënë ngjyrë.

I nxjerrim nga tigani dhe i vendosim në një letër kuzhine për të larguar yndyrën e tepërt.

Në një tenxhere të thellë  shkrijmë gjalpin dhe shtojmë në të 1 lugë e gjysëm miell . E lëmë  miellin deri sa flluskon dhe fillon zbardhet. Shtojmë në të kosin dhe e trazojmë me tel vezësh. Shtojmë lëngun e perimeve , ose të pulës ose ujë duke e trazuar vazhdimisht. E rregullojmë supën me kripë e piper të zi.

Shtojmë kungujt e skuqur dhe i lëmë të marrin një valë sëbashku. Shtojmë 2 lugë gjelle kopër të grirë ose borzilok. E servirimduke shtuar në fund 1 lugë çaji fara kungulli të pjekura.

Ju bëftë mirë !

a.ko./b.ha.
Komento