20 vjeçarja që u masakrua në Torino, ishte martuar me ‘100 vjeçarin’ italian për dokumente/AUDIO

Vdekja tragjike e 20-vjeçares shqiptare, Anxhela Meçani nga Fieri, e cila u dhunua dhe më pas u hodh nga një automjet pranë Torinos në Itali, vijon të shoqërohet nga mistere të shumta si për motivet, autorët ashtu edhe aktivitetin e të resë në Itali.

20 vjeçarja ndërroi jetë në spital pak orë pas dhunës barbare që ishte ushtruar ndaj saj, si rezultat i plagëve të marra nga goditjet si dhe prej hedhjes nga makina. Ndërkohë, familjarët e 20-vjeçares thonë se Anxhela iku në Itali me një të ri nga Fieri. 

Report Tv ka mundur të sigurojë ekskluzivisht një bisedë telefonike që është bërë mes tezes së 20-vjeçares dhe djalit që familja e saj pretendojnë se e ka shoqëruar gjatë udhëtimit në drejtim të Italisë. 

Tezja e Angela Meçanit i kërkon llogari djalit që të japë sqarime për rrethanat e fatit tragjik të të resë, si personi i vetëm që mund ta dijë të vërtetën e asaj se çfarë ka ndodhur. Ndërkohë, po gjatë kësaj bisede kuptohet se Angela ishte martuar në Itali me një të moshuar (nga biseda thuhet 100-vjeç), për efekt dokumentesh. I riu që ka shoqëruar 20-vjeçaren mohon të ketë dijeni se çfarë ka ndodhur me vajzën. 

Djali: Dëgjo, kërcënime s’ka pasur as ajo as unë. Se imagjinoj dhe se kuptoj dot se kush ka qenë..

Tezja: Nuk e imagjinon dot ti ehhh.

Djali: Jo se imagjinoj dot. Se do ti thoja policisë dhe do shkoja ta kapja atë njeri, le të vdisja dhe unë.

Tezja: Stë ka bërë ankesë për asnjë lloj gjëje. Kjo ishte ‘bam bam’?

Djali: Jo s’më ka bërë asnjë ankesë. Biles këtë gjera që të thashë ty, ia kam thënë edhe policisë.

Tezja: Është logjike që do mbash këtë linjë dhe s’do thuash një gjë tjetër tek unë.

Djali: Kjo është e vërtetë. Skam ça mbaj të fshehtë. Unë skam ndenjur…tani ti më thotë këto gjëra. Po më fut mua të mendoj keq.
Tezja: Kush unë po të fus?!

Djali: Jo tani më bën keq edhe mua.

Tezja: Dëgjo për shpirt të dy fëmijëve, ndoshta të ka llafosur, unë Anxhelën e kam si fëmijën time. Mua s’më vete mendja tek asnjë tjetër gjallë në botë. Vetëm t’i je ai që e njeh dhe tek ty do drejtohem. Do gjykohesh vetëm ti…nuk e di. Zoti…

Djali: Më dëgjon…unë të thash. Unë se di…jam shumë keq. Thash të më vrisnin mua sesa atë. Është një gjë që unë se prisja kurrë këtë.

Tezja: Anxhela punonte?

Tezja: Anxhela ka dalë në rrugë? Ka punuar si prostitutë?

Djali: Jo.

Tezja: Anxhela ka dalë natën ka punuar si prostitutë? Ma thuaj nuk më trazon kjo gjë?

Djali: Nuk është e vërtetë. Shkruhen budallallëqe ne internet dhe gazeta.

Tezja: Këto i shkruajnë gazetarët italianë…

Djali: E di sepse i kam lexuar vet ato.

Tezja: Ashtu de…Çupa bëri celebrim me ty apo me italianin që ishte 100 vjeç?

Djali: Bëri celebrim me italian për dokumente..

Tezja: Jo me ty?

Djali: Jo jo me mua…pse stë tha ty?

Tezja: Se di ça të tha ty, mua më tha se kishte bërë celebrim...

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Santa Quaranta: 15/06/2018 14:14

    Te me ndjeje familja por ai shiriti ne qafe.......

    Përgjigju
    • Ana: 15/06/2018 20:41

      Sdo te thote gje ai shiriti ne qafe Ngushellime familjes

  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Historia tragjike e disidentit: Sipas Nexhmije Hoxhës, shkak për burgosjen e Qani Çollakut u bë Mehmet Shehu, i cili në një letër dërguar Enverit i shkruante se…

Historia tragjike e disidentit: Sipas Nexhmije Hoxhës, shkak për burgosjen e Qani Çollakut u bë Mehmet Shehu, i cili në një letër dërguar Enverit i shkruante se…