POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Udhëtonte në tren me armë, arrestohet 19 vjeçari shqiptar në Itali

Armët e sekuestruara të 19 vjeçarit shqiptar

ITALI- Një 19 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia hekurudhore pasi ju gjet një armë zjarri dhe sende të forta.

Sipas mediave italiane, shqiptari i cili udhëtonte në trenin nga Arezzo për në Firenze u pikas nga një polic pasi vuri re një objekt të ngjashëm me një pistoletë gjysëm automatike. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së Enjtes, rreth orës 7:30. 

Polici menjëherë njoftoi përforcime dhe menjëherë pasi treni ndaloi në stacionin Santa Maria Novella në Firence, policia hekurudhore kontrolloi 19 vjeçarin duke i gjetur të fshehura në trup një pistoletë, thikë 18 cm të gjatë dhe shkop hekuri 54 centimetër.

a.k.
Komento