Protesta tek Unaza e Re, banorët 'zaptojnë' rrugën: Nëse s’ka përgjigje, nesër bllokim pa afat

Protesta tek Unaza e Re, banorët 'zaptojnë' rrugën: Nëse s’ka përgjigje, nesër bllokim pa afat

Foto ilustruese

TIRANË- Banorët e Unazës së Re kanë rinisur protestën pasditen e kësaj të shtune, duke hyrë kështu në ditën e 14-të të saj. Banorët e zonës së Astirit, kundërshtojnë ndërtimin e Unazës së Madhe dhe prishjen e banesave, pasi sipas tyre, vendimi për shembjen e banesave i ka zënë të papërgatitur.

Në protestën që është zhvilluar sot tek Unaza e Re kanë marrë pjesë sërish deputetët e Partisë Demokratike, të cilët janë rreshtuar në krah të banorëve. Ndërkohë që është ndërprerë edhe ndricimi publik në këtë zonë.

Banorët e Astirit kanë bllokuar rrugën tek Unaza e Re dhe kanë paralajmëruar se nëse nuk do të ketë një përgjigjie, atëherë ditën e nesërme do të bllokojnë rrugën pa afat.

"Nesër bllokojmë rrugën pa afat, nëse nuk ka një përgjigjie nga Bashkia."-janë shprehur banorët.

Policia ndodhet në zonën ku po protestohet dhe po ndërhyn për të lehtësuar lëvizjen, por shumë makina janë kthyer pas.Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj reagoi sërish pasditen e sotme për këtë projekt dhe tha se ata që protestojnë kundër Unazës së Madhe, lëvizin me makina të shtrenjta dhe se bashkia tashmë e ka ofruar zgjidhjen që është bonusi i qirasë për një afat prej 3 vitesh. (Lexo këtu).

Sot ishte dita e 14 e protestës së banorëve. Më datë 15 nëntor, ata protestuan përpara Bashkisë së Tiranës, duke hedhur molotov, tymuese dhe duke tentuar të futen me forcë brenda bashkisë. Nga protesta mbetën të lënduar 7 policë bashkiakë. Banorët e "Unazës së Re" po mbështeten që nga dita e parë e protestës nga e tërë Partia Demokratike. Kjo e fundit e ka cilësuar projektin e "Unazës së Madhe" një mashtrim, që nuk ka aspak transparencë ligjore.

Për projektin e "Unazës së Madhe" parashikohet që të prishen 317 objekte, 163 prej të cilëve janë në proces legalizimi dhe do të skualifikohen dhe 123 janë me vërtetime pronësie. Mes banesave që janë prekur nga plani dhe pritet që të prishen është edhe ajo e Nexhmije Hoxhës,bashkëshortes së ish-udhëheqësit komunist, Enver Hoxha. 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Franca dhe Gjermania arrijnë marrëveshje për “tanket e së ardhmes”

Franca dhe Gjermania arrijnë marrëveshje për “tanket e së ardhmes”