Vendimi i Gjykatës/Bashkëautori i përgjimit të 'Babales', J.Olldashi certifikohet si shpifës

I vetëshpallur si gazetar investigativ, Jetmir Olldashi, certifikuesi i vërtetësisë së deklaratave të “bashkëpunëtorit X” Albert Veliu është një shpifës, tashmë i çertifikuar. Olldashi, autor i investigimit të çuditshëm gazetaresk, që kishte si protagonist ish-trafikantin e njohur si “Babalja”, është dënuar për shpifje ndaj gazetarit Carlo Bollino, me një vendim nga Gjykata e Tiranës, që tashmë ka marrë formë të prerë.

Jetmir Olldashi gazetari në qendër të një audio përgjimi, realizuar me ndihmën e tij dhe "Bashkëpunëtorit X", transmetuar nga PD, është dënuar nga Gjykata e Tiranës me vendim të formës së prerë për shpifje. Gjytarja Fatime Decolli pasi shqyrtoi padinë e gazetarit Calo Bollino në vendim e saj thotë se Olldashi është i detyruar të shlyej paditësin në shumën 300.000 lekë për dëmin jo pasuror të shkaktuar nga publikimi në portalin e tij të një artikulli kunder Carlo Bollino.

Këtë shkrim që mban firmën e Jetmir Olldashit gjykata e gjeti tërësisht shpifës dhe fyres dhe kërkon nga autori po ashtu përgënjeshtrimin e tij. Jetmir Olldashi u paraqit vetën në seancën e parë gjyqësore por duke mos patur asnjë provë mbështetëse për katallogun e shpifjeve që kishte hedhur në fletushkën e tij elektronike nuk u paraqit më në seancat e tjera.

I ashtuquajturi “gazetar investigativ” kishte vjellë mbi fletushkën e tij dixhitale çdo helm të mundshëm dhe çdo fantazi të mundshme kundër gazetarit Bollino, pa u përpjekur as edhe për një çast, nuk po them që të verifikonte, por qoftë edhe të përshkruante një fakt të vërtetë, apo një provë, apo një grimcë të vërtete. 

Nuk ishte hera e parë që investiguesi Olldashi shkruante falsitete të tilla për gazetarin Carlo Bollino. Gjithnjë pa prova e pa dokumenta, duke u frymëzuar nga ajo lloj gazetarie shpifjesh. Kjo është hera e dytë që gazetari Carlo Bollino fiton një proces gjyqësor për shpifje. Para disa javësh është dënuar për shpifje edhe ish-kryeministri Sali Berisha për një shkrim kundër Bollino. Kjo ishte hera e parë kur ish presidenti dhe kryeministri Berisha dënohej nga një gjykatë shqiptare. 



(Vendimi i Gjykatës së Tiranës që dënon për shpifje gazetarin Carlo  Bollino)

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)