POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Vettingu i politikanëve, Basha citon Borselinon: Të flakim politikanët e lidhur me mafien (Asnjë fjalë për familjarët)

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha

Vettingu i politikanëve është tema e ditës e opozitës dhe kryetarit të PD, Lulzim Basha i cili insiston për të kaluar në filtra ministra e deputetë, për pasuritë dhe lidhjet me krimin. Por, ndryshe nga Vettingu në sistemin e drejtësisë, kryedemokrati Basha nuk pranon që "sitës" t'i nënshtrohen edhe familjarët e politikanëve, edhe pse kryeministri Edi Rama u tregua i hapur për një gjë të tillë. 

Përmes një postimi sot në Facebook, Basha ka shpjeguar edhe njëherë tjetër se pse duhet Vetting në politikë. Për ta ilustruar këtë, Basha ka postuar një citim të Prokurorit të antimafias italiane, Paulo Borselino, i vrarë nga mafia në 1992 në Palermo. 

Ekziston një keqkuptim bazë sipas të cilit politikani që shoqërohet me mafiozë, nëse nuk dënohet nga gjykata, është i ndershëm!  JO! Gjykata mund të bëjë vetëm vlerësime të natyrës gjyqësore. Është detyrë e institucioneve që TË FLAKIN politikanët e afërt me Mafian, për të qenë të ndershme dhe për t’u shfaqur si të tilla. 

Citati i Paolo Borsellino, i zgjedhur nga kreu i PD, Basha

Postimi i Bashës në Facebook  

l.q.
Komento

Komente

  • Highlanderi: 09/09/2018 18:26

    A ka person te lidhur me MAFIEN me teper se ty o karavello?

    Përgjigju