POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Vettingu 'kryqëzon' Xhezair Zaganjorin, KPK: Shmangu tatimet, gënjeu për pronat

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori i nënshtrohet procesit të Vettingut përpara trupës së komisionerëve Olsi Komici, Roland Ilia dhe Pamela Qirko. Kreu i Gjykatës së Lartë rezulton sipas KPK-së se nuk ka burime të justifikuara pasurie. Ai ka shmangur detyrimet tatimore ndaj shtetit, duke gënjyer për vlerën e pronave të regjistruara në hipotekë me vlerën e tyre reale. Pasuria e kryetarit të Gjykatës së Lartë llogaritet rreth 1 miliard lekë. 

Deklaratat e Zaganjorit për pasuritë janë kontradiktore, pasi vlera e pronës së regjistruar në hipotekë, nuk korrenspondon me atë reale. Sipas KPK, Zaganjori ka në pronësi një apartament 293 metra katrorë në bashkëpronësi, me vlerë 5.8 milionë që ka si burim shitjen e një apartamenti; një dyqan me vlerë 1. 4 milionë lekë nga të ardhurat personale dhe të qirasë; zyrë me sipërfaqe 15 metra katrorë, apartament 81 metra katrorë në lagjen 13, në plazhin e Durrësit, blerë në vitin 2006 për 32 mijë dollarë. 

Pasaktësi konstatohen edhe sa i takon pasurisë së bashkëshortes si dhe shkollimit të djalit në Londër. Xhezair Zaganjori ishte vetë i pranishëm përpara trupës së KPK. Pas seancës dëgjimore, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka caktuar datën 24 korrik për të komunikuar vendimin për kryetarin e Gjykatës së Lartë.

Pasuria e Xhezair Zaganjorit/ Raporti i KPK:
Në deklaratën e Vettingut të dorëzuar në vitin 2017 ka thënë se zotëron apartament 293 m2 në Rrugën “Dedë Gjon Luli” me vlerë 5.8 mln lekë, ka si burim shitjen e një apartamenti. Dyqan me sipërfaqe 70 m2 me vlerë 1.4 mln lekë nga të ardhurat personale dhe të qirasë, bodrum me sipërfaqe 65 m2 me vlerë 800 mijë lekë, zyrë me sipërfaqe 15 m2, prona këto të gjitha në të njëjtën adresë. 
Zotëron gjithashtu apartament me sipërfaqe 81 m2 në zonën e plazhit në Durrësit, lagja nr.13, blerë në vitin 2006 me vlerë 32 mijë dollarë. Ka obligacione me vlerë 6.1 milionë lekë në bankë. 

Llogari në Deutsche Bank në Germani në emër të djalit me mbi 11 mijë euro. Llogari rrjedhëse 382 mijë lekë. Llogari rrjedhëse 104 mijë lekë, depozitë bankare 6 milionë lekë në emër të gruas. Depozite 1400 euro. Depozite bankare 27 mijë e 49 lekë në emër të gruas. Llogari bankare në emër të gruas 799 lekë n emer te gruas.

Lidhur me apartamentin me sipërfaqe 293 m2, hipoteka ka sjellë kontratën se është blerë për 500 mijë lekë. Zaganjori e ka deklaruar 5.2 milionë lekë njëherë dhe më pas 7 mln lekë e me sipërfaqe 200 m2. Për këtë pronë ka të dhëna të pasakta. Zaganjori ka bërë deklarim të pasaktë, fiktiv, ka shmangie të detyrimeve në buxhetin e shtetit. 

I kemi dhënë të drejtën të vërtetojë të kundërtën. Lidhur me sipërfaqen 70 m2 në deklaratën e Vettingut ka thënë se e ka blerë 1.4 milionë lekë, nga të ardhurat persona e të ardhura nga qiraja. Në 2003-shin është deklaruar bibliotekë, ndërsa në 2017 si dyaqn. Por, tek noteri e ka shkruar sikur është blerë me 500 mijë lekë. Konstatohen deklarime kontradiktore dhe të pasakta. Zaganjori s’ka pasur burime as për shtëpinë dhe as për dyqnin. Xhezair Zaganjori pagoi në shtet detyrme sipas kontratës 500 mijë lekë, e jo sipas vlerës reale.   

Lidhur me bodrumin me sipërfaqe 65 m2 në të njëjtën adresë, Zaganjori në Vetting thotë bodrum me sipërfaqe 65 m2 blerë me 800 mijë lekë. Kjo e deklaruar dhe në 2003 si bodrum 70 m2 + zyrë me sipërfaqe 20 m2 blerë me vlerë 1.5 mln lekë. Por në hipotekë ka çuar kontratat me vlerë 500 mijë lekë. KPK vëren se ka të dhëna të pasakta dhe shmangie detyrimesh. 

Lidhur me të ardhurat e krijuara para detyres rezulton se të ardhurat nga blerja e pasurive janë 3.4 mln lekë gjendje për të paguar apartamentin 1.8 mln lekë dhe 1.5 mln lekë të ardhura personale si dhe 16 mijë $ të ardhura nga qiraja e biblotekës. Sipas KPK, gjyqtari nuk provon burime të ligjshme nga subjekti. 
 


(Xhezair Zaganjori përpara KPK)

Të ardhurat para fillimit të detyrës
Në lidhje me të ardhurat para fillimit të detyrës rezumton se blerja e pasurive dhe disponimi i llogarive janë si më poshtë: 

3.4 lekë gjendje për blerje apartamenti, 1. 5 milionë lekë të ardhura personale, depozitë 1.2 mln, gjendje cash 300 mijë lekë. Gjatë fazës së hetimit nuk është provuar me dokumente për këto të ardhura para vitit 2003. 

Qiratë nga 1999-2001, në deklaratën filestare dhe të Vettingut Zaganjori ka deklaruar përfitime nga të ardhurat e qirasë. Por në vitin 2003 nuk ka saktësuar pasuritë, pasi në 1999-2001 rezulton vetëm një kontratë pasurie. Xhezair Zaganjori nuk ka pasur ndonjë pasuri që të mund ta jepte me qera para vitit 2001, pavarësisht se thotë që ka të ardhura nga qiratë. 

Pasuria e dhënë me qira është dhënë nga zonja me inicialet M.H dhe se Zaganjori s’ka pasur pasuri që ta jepte me qira. Nuk jepen shpjegime as për deklarimin për investim te një shoqëri ndërtimi. I është kërkuar subjektit për të paraqitur shpjegime.  

Shkollimi i djalit në Londër
Për shkollimin e djalit në Londër, Xhezair Zaganjori ka deklaruar për periudhën 2008-2013. Në këto deklarime shpenzimet e shkollës s’përkojnë me atë çka deklaruar gjyqtari. Shkolla dhe kontrata e qirasë për djalin nuko përputhen. Për një vit ka diferenca prej 2 mln lekë te reja, ose 12 mijë paund. Diferenca mes asaj që ka deklaruar dhe shpenzimeve reale në Londër, është 12 mijë paund. Për shkollimin e djalit në Londër, Zaganjori ka deklaruar vetëm pagesën e shkollës gjatë periudhës 2008-2013. 

Pasaktësi në deklarimin për të ardhurat e gruas
Konstatohen pasaktësi edhe sa i takon të ardhurave të gruas. 94 mijë marka gjermane nuk i ka deklaruar në vitin 2003 dhe asnjë vit tjetër. Zaganjori s’ka paraqitur dokumente që vërtetojnë të kundërtën. Për periudhën 2011-2014, të ardhurat, shpenzimet + likuiditet, nuk justifikojnë pasurinë. 

Xhezair Zaganjori: E vërteta e kontratave fiktive
Pak ditë më parë ju dëgova shpjegimet e mia në 40 faqe. Gjysma e pyetjeve lidhen me pasurinë apartament, bodrum, bibliotekë, dyqan dhe zyrë. Ky është një keqkuptim sepse merret në konsideratë një kontratë e vitit 2001 e cila është një kontratë e cila formalizon me titull pronësie e cila ekziston prej 4 ose 5 vite. Bëhet fjalë për një ndërtesë të ndërtuar nga familjarët e gruas, nga familja Marikaj. Historia fillon në 1994 kur atyre iu kthye toka dhe e gjithë familja me gjyshin gjhallë 90 vjeç, morën leje ndërtimi. Katet e banimit familjarët i ndanë me short. Pasi doli leja me 5 kate, 3 kate banim dhe dy kate shërbime. 

Gjatë kësaj kohe ne ishim në Gjermani, u morëm vesh me telefon dhe çuam kontributin tonë. Në 1997 kur mbaroi objekti, i shitën apartamentet ku banon familjet dhe erdhën tek apartamenti që u ndërtua pasi morën pronën. 

I kemi vënë emrin bibliotekë pasi asokohe është marrë “British Council” me qira për bibliotekë. Në 2001 ne kemi lidhur kontratat me energjinë elektrike. Pas shortit ne na ra kati i tretë. Kontratat e dritave janë në emrin tim, por i ka lidhur Majlinda, se ajo e administronte. Për drita, ujë, telefon, kam nisur t’i paguaj nga viti 1997. Mund të pritej edhe vdekja e gjyshit e të kalohej me dhurim, por e bëmë në 2001 formalisht kontratën me atë çmim. Kontratat janë formale, por jo antiligjore. Deklarimi njëherë 7.4 lekë dhe njëherë 5.8 mln lekë, është diferenca e shumës së investuar për arredim, mobilim.

Kosto e ndërtimit, mqs ishte toka jonë, ishte 200 $. Në vitin 2001 u lidh kontrata mes gjyshit 90-vjeç dhe gruas time. Ka qenë edhe për atë apartament dhe për zyrë, por ishte për të formualizuar pronën. Të ardhurat para detyrës, ka kaluar kohë e gjatë dhe sot ka probleme për të pasur dokumente. Gjithsesi kam gjetur disa dokumente.  Titull doktor e kam marrë shpejt. Në vitin 1987 kam shitur shtëpinë në Shkodër. Në 1988 kam qenë në institutin “Maks Planck” dhe kam fituar rreth 8 mijë euro. Në 1991 kam përfituar rreth 9 mijë marka po në këtë institut. S’kam ku të marr dokumente sot nëpër zyra avokatie pasi ka dhe nga ata që kanë ndërryar jetë. Në 1992-1997 kam qenë ambasador. Ju i keni kërku tani këto, por në 2003-shin s’e dija se duheshin këto. 

Më kërkuat të gjitha faturat. Instituti me tha ne s’mund të komunikojmë me KPK se na e ndalon ligji. Shkova vetë atje dhe e solla letrën nga Instituti. Aty vërtetohet nga Instituti “Maks Planck” nga janar ‘98 deri në gusht ‘99. Ata u habitën se kjo s’u kishte ndodhur kurre. Se ata kur kalon 10 vite i grisin. E kam shitur shtëpinë 91 m2 afër Gardës për 31 mijë e 500 dollarë dhe pagova kushërirat e gruas, si pjesë e kontributit për ndërtimin e pallatit. Me qiratë unë s’jam marrë kurrë, por jam pjesë. Qiramarrësit tanë kanë paguar edhe tatimet. I kemi thënë bëj zbritje e bëj pagesën e tatimit. 

Xhezair Zaganjori: Dua rikonfirmim në detyrë
Më rikonfirmoni në detyrë. Për Vettingun s'kam komente sot, pasi s'është vendi. Reformën e kam mbështetur pasi mendoj se ka vend për përmirësim për interesat e vendit dhe qytetarëve. Kam 40 vite punë, kam kaluar dhjetëra e mijëra studentë e vendime dhe ndërgjegjen e kam të pastër e dal parakujtdo pasi s'kam përfituar asnjë cent nga dikush si pedagog, gjyqtar kushtetues, i Lartë apo jurist. 

Kush është gjyqtari Xhezair Zaganjori
Në vitet 1992-1997, Zaganjori ka qenë ambasador në Gjermani. Ndërsa në vitet 1998-1999 ka qenë bashkëpunëtor shkencor pranë Institutit Max-Planck, për të Drejtën Ndërkombëtare dhe të Drejtën Kushtetuese në Heidelberg të Gjermanisë.

Në vitin 2003, Zaganjori është zgjedhur anëtar i Gjykatës Kushtetuese, detyrë të cilën e ka mbajtur për një dekadë. Në mars të vitit 2013 ai zgjidhet anëtar i Gjykatës së Lartë dhe një muaj më pas emërohet kryetar i kësaj gjykate. Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.

l.q./al.sp.
Komento

Komente

  • ALFONS: 20/07/2018 22:34

    ketij hajduti po i them kaq ti siguron miliarda lek nga puna jote nga gruaja nga djali po per qindra pesoioniste qe jetojne me 20 MIJE LEK NE MUAJ E KE PYTUR BYTHEN NONJE HERE APO SECILI PER VETE ZOTI PER TE GJITHE HARAM TI KESH KRYTARI I DREJTESISE ETJA PER PARA TE BEN QE TE TJERET TE DUKEN MIZA TE ROFSHIN MILIARDAT POR DO KALBESH NE BURG PRISNIN DREJTESI NGA JU HADUTE TE PA NGOPUR JAZEK JU QOFTE

    Përgjigju
  • Aaaa: 20/07/2018 22:16

    Ky ishte hajduti me i ndershem ne gjithe hajdutet dbe kriminelet e drejtesis..turp i madh burre palaco 1 milard leke ti turi m** e del e thua skam mar asnje cent..po vfar ke ngren buke ti or m***???

    Përgjigju
  • Luli: 20/07/2018 20:40

    Plaseni brenda qenin dhe sekuestroni te gjitha pasurite e vjedhura

    Përgjigju
  • Drejtesia: 20/07/2018 18:16

    Po Nini Duka e e gjykates Sarandes.Gjithe pasurine marramendese e ka vene vetem dhe me rrongen e saj.

    Përgjigju
  • altin tani: 20/07/2018 18:03

    jam dakort me kete vetingun deri ne nje fare pike. meqe e zbulojne qe ka pasuri qe nuk korrispondon me rrogat dhe i pushojne nga puna:pse nuk ja sekuestrojne pasurine qe e ka pa justifikim?????????????????? o veting o beje o mos e bej se keshtu ata ferkojne duart se ajo qe kane deklaruar eshte as gjysma e parave qe kane neper bankat e parajsave fikale e do jetojne 5 breza pa punuar.

    Përgjigju
  • Drejtësia: 20/07/2018 15:17

    Per ty ne fakt duhej bere vlerësim edhe për shpirtin e zi, përveç 3 kritereve..Ishalla merr atë që meriton....

    Përgjigju
  • Taipi: 20/07/2018 13:58

    Gjykatat dhe prokurorite jane repartet operacionale SS-ISIS te kubese tone politike. Keta kokemishet e majmur si zaganjori me kompani kane shkaterruar, groposur, vrare mijra jete shqiptaresh dhe familje shqiptaresh nga '90 e deri tani. Barbaria e ketyre rracave do bente xheloz edhe vet Enverin. Te pameshirshem, kriminel gjakftohte te paimagjinueshem. O Zot pastrojini, nese doni qe Shqiperia te vazhdoj te ekzistoj! Sipas llogarive te mija, jane diku tek 70% e totalit te ketyre shushunjave, te KRIMINALIZUAR, jo thjesht te korruptuar. Pastrojeni kete llum te tmerrshem! Zoti ju bekofte!

    Përgjigju
    • Turi: 20/07/2018 15:23

      Taip, ske nevoj Tihipësh. Ke folor fiks fare. E vërtet kan prishur sa e sa jet njerzish. Kjo është pak që po ju ndodh. Kur vërtetohen që kan vjedhur, a duhen plasur ne burg?...