Vettingu/ KPK konfirmon në detyrë prokuroren e Apelit të Tiranës Fatjona Memçaj

TIRANE- Fatjona Memçaj është prokurorja e parë që kalon vettingun. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit deklaroi sot se prokurorja e Apelit në Tiranë, Fatjona Memçaj kaloi procesin e vettingut duke e konfirmuar atë në detyrë. Hetimi ndaj prokurores ishte në tre shtylla kryesore si pasuria, figura morale dhe aftësia profesionale duke i kaluar me sukses.

Prokurorja deklaroi një apartament 96 m2 më vlerë 27 mijë dollarë, automjet dhe motor Vespa dhe llogaritë bankare. Sipas drejtorisë së informacionit të klasifikuar, prokurorja nuk ka asnjë problem.


Prokurorja Fatjona Memçaj sot gjatë seancës në KPK

Deri tani Komisioni ka përjashtuar gjyqtarin e Kushtetueses Fatos Lulo, gjyqtarin e Gjykatës së Apelit në Durrës, Besim Trezhnjeva dhe prokuroren e Apelit Shkodër Besa Nikëhasani, ndërsa ende nuk është dhënë vendimi për Altina Xhoxhaj. E vetmja që ka kaluar Vettingun deri tani është gjyqtarja e Kushtetueses Vitore Tushaj, ndërsa nga prokurorët Fatjona Memçaj.


Prokurorja Fatjona Memçaj sot pas seancës në KPK

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 03/05/2018 16:10

    Apartamentin e ka deklaruar qe me 2003-shin me ate vlere, por nuk thote kur e ka blere. Mund ta kete blere edhe me heret dhe ben vaki te kete patur ate vlere blerjeje. Figura te kulluara 100% nuk gjen gjekundi mo trim, por midis atyre qe e kane bere balte dhe ketyre qe mund ta kene ngjyer pak gishtin per inerci, ikin te paret dhe te dytet vene mend. Perndryshe boshatiset komplet pallati i drejtesise.

    Përgjigju
  • Trebeshina: 03/05/2018 15:09

    kjo e paska kaluar, por me thoni nje shqiptar qe beson qe nje apartament 96 metra katror (ne tirane) ka vleren 27000$, keshtu qe kesaj pune i thone u mbars mushka e polli nje derr.

    Përgjigju
    • fatjona: 03/05/2018 16:00

      po, po, burrin e ka emeruar ne prokurorine e pergjithshme para pak kohesh vete ne apel, llalla ja beri se kshu donte fatjona i lumte vetingut ... figure e paster morale

    • juristi: 03/05/2018 15:56

      kjo zonja qe kaloi vetingun eshte emeruar prokurore apeli duke mos plotesuar kushtet ligjore per tu emeruar si e tille sepse mjaftonte deshira e saj dhe llalla e permbushi. figure e paster morale bravo vetingu, bravo

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Investigimi: A u vra gazetarja e BBC nga “Legija” famëkeq serb?

Investigimi: A u vra gazetarja e BBC nga “Legija” famëkeq serb?